Sondazhi i SHBA për ekonominë, Lu: Jam i zhgënjyer

June 1, 2016 14:36

Sondazhi i SHBA për ekonominë, Lu: Jam i zhgënjyer

Gati 90% e treguesve të matur në indeksin e Dhomës Amerikanë kanë shënuar përkeqësim. Problemet kryesore mbeten niveli i përgjithëm i taksave, monopoli dhe konkurrenca e pandershme dhe burokracia e qeverisë. Përkeqësohen ndjeshëm marrëdhëniet me autoritetet tatimore e doganore…

Treguesi i Indeksit të Besimit të Dhomës Amerikane (ABI) për vitin 2015 ka shënuar një rënie të ndjeshme me 4.83 pikë përqindjeje, duke zbritur nga 42.77 në 37.94 pikë.

Kjo është hera e parë që ky indeks shënon rënie, që nga 2012-a, që është viti i parë kur u mat ky indeks.

Për 2016-n pritet një përmirësim i lehtë në 40.61, por që mbetet gjithsesi nën nivelin e vitit 2014, kur ky tregues ka regjistruar nivelin më të lartë.

Indeksi mat elementët e rëndësishëm të tilla si politikat e qeverisë, nivelin e taksave, korrupsionin, informalitetin, zbatimin e ligjit dhe gjithashtu elementë lidhur me performancën e bizneseve dhe ekonomisë shqiptare.

Më shumë se 65% e anëtarëve të Dhomës Amerikane e kanë perceptuar klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme, ose shumë të pafavorshme, 5.2% e kanë konsideruar klimën si pozitive dhe 29.1% si neutral.

Tre shqetësimet kryesore të raportuar nga të anketuarit për vitin 2015 ishin “niveli i përgjithshëm i taksave të zbatuara” (26.89), “monopoli dhe konkurrenca e pandershme” (27.8), “burokracia e qeverisë” (28.17).

Perceptimi për nivelin e përgjithshëm të taksave të zbatuara është ulur gjatë vitit 2015.

Rreth 70% e të anketuarve e konsiderojnë nivelin e përgjithshëm të taksave të zbatuara si të pafavorshëm ose shumë të pafavorshëm për bizneset, 26.5% e perceptojnë si neutral, ndërsa 3.8% si të favorshëm ose shumë të favorshëm.

Ky është treguesi që ka shënuar dhe rënien më të madhe, nga 34.13 pikë në 2014-n në 26.89 në 2015-n.

Anëtarët e Dhomës Amerikane kanë perceptuar një përkeqësim të trendit të ekonomisë në 2015-n (31.44), krahasuar me 2014 (40.14).

Ata presin që rritja ekonomike të ndryshojë sërish trend në 2016-n.

Nga 27 tregues që mat indeksi, vetëm 3 rezultojnë në përmirësim “rregulli dhe siguria në vend”, “niveli i ekonomisë informale” dhe ndryshimi total në punësim.

Në indeksin e vitit 2014, niveli i ekonomisë informale kishte qenë shqetësimi kryesor, ndërsa në indeksin e këtij viti, ai është problemi i katërt më i madh.

 

Përkeqësohen ndjeshëm marrëdhëniet me tatimet e doganat

Marrëdhëniet me autoritetet doganore kanë pasur pikësimin më të lartë në indeksin e vitit 2014.

Por në atë të 2015-n, ky tregues ka shënuar rënien më të fortë, duke zbritur nga 64.9 në 53.79.

E njëjta tendencë është dhe për marrëdhëniet e biznesit me autoritetet tatimore, që kanë rënë nga 58.89 në 49.81.

Këto janë dhe dy treguesit që kanë shënuar rënien më të madhe në indeksin e vitit 2015.

Rënie kanë shënuar edhe tregues që më parë kishin pikët më të larta, si furnizimi me energji (që gjithsesi mbetet shqetësimi më i ulët i bizneseve), infrastruktura, marrëdhëniet me qeverinë lokale, me gjykatën, me ministritë etj.

Vëzhgimi bëhet eskluzivisht me anëtarët e Dhomës Amerikane, të cilëve u kërkohet opinion lidhur me ambientin e biznesit në Shqipëri gjatë vitit të kaluar (2015) dhe pritshmëritë për vitin aktual (2016).

Ai u zhvillua online gjatë muajit shkurt 2016. Nga 137 anëtarë dhanë përgjigje 128 prej tyre.

 

Donald Lu: Jam i zhgënjyer…

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, z.Donald Lu ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rënien me gati 5 pikë përqindjeje të Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane (ABI), të publikuar ditën e sotme.

Në fjalën përshëndetëse, botuar në fillim të Indeksit të Biznesit 2015-2015, z.Lu shprehet: “Unë mbeta i zhgënjyer kur vura re rënien e ndjeshme të ABI në 2015-n, nga 42.77 në 37.94”.  Ai vijon më tej, duke inkurajuar qeverinë dhe gjithashtu edhe liderët e tjerë të biznesit që ta përdorin këtë raport, si një mjet të fuqishëm për t’u përqendruar dhe për t’i dhënë prioritet reformave për klimën e biznesit në Shqipëri.

Në letrën e tij ambasadori shprehet se gjithsesi raporti nuk është tërësisht një lajm i keq.

“Unë jam i inkuarajuar që anëtarët e Dhomës Amerikane janë optimistë për vitin 2016, me pritshmëritë që ABI do të ringrihet në 40.61. Unë besoj se miratimi me sukses dhe zbatimi i reformës së sistemit gjyqësor, një angazhim për të pasur një regjim rregullator të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm dhe lufta e fortë kundër informalitetit dhe korrupsionit do të bëjnë që ABI të ketë një rritje edhe më të madhe sesa parashikohet në raportin e vitit të ardhshëm”.

Sipas z.ambasador, ABI jep një përmbledhje të shkëlqyer të pritshmërive të komunitetit shqiptar dhe të huaj të biznesit.

Ai shton se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbështesë Dhomën Amerikane dhe ABI dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me anëtarët në promovimin e interesave të komunitetit të biznesit të SHBA-ve në Shqipëri.

Pak ditë më parë, edhe zëvendësambasadori amerikan, David Muniz, në një takim të organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj shprehu shqetësimin për përkeqësimin e klimës për të bërë biznes në Shqipëri.

Ai tha se “investitorët që kanë dashur të investojnë në Shqipëri janë frikësuar dhe kanë ikur”.

“Procedurat gjyqësore janë të thjeshta, detyrimet e borxheve janë një problem. Kompanitë amerikane kanë bllokuar planet për investime për shkak të zvarritjeve gjyqësore. Drejtësia nuk po bëhet. S’bëjnë investime, sepse nuk kanë siguri, ka edhe investitorë me përvoja të këqija. Edhe pronat janë probleme, me mbivendosjen e titujve të pronësisë”, ka deklaruar Muniz./Monitor

 

 

 

June 1, 2016 14:36
Komento

17 Komente

  1. tregetari June 1, 15:03

    Keta trgues jane ne % strukturore te problemeve.Me eleminimin e disave rriten te tjerat se shuma eshte %. Dhomat e tregetise e kane ne maje te gjuhes ankesat.

    Reply to this comment
  2. naku June 1, 15:12

    Nuk mendoje se ne surprizojne dote me keta amerikanet sepse kudo jane te lidhur ne interesat e tyre dhe kudo te deshtuar. Lu te shkoje te konsultohet me Berishen e Bashen dhe te relaksohet.

    Reply to this comment
  3. LORA June 1, 16:06

    Kur e thote Lu-ja me dhomen e tij te tregetise ,per mua,do te thote se eshte lajm i mire per ekonomine dhe prosperimi e jetes se shqiptareve ne token e tyre.Lu-se po i leme kete alibi te re te tij qe shkon fjolle me piruetat e tij per reformimin e drejtesise,,,,,,sidomos me ato trokitjet e tij te shpeshta ne SHQUP.
    Tung.

    Reply to this comment
  4. adeci June 1, 16:45

    Po te ishin ne Amerike keto biznese a do te shisnin pordhe keshtu?

    Reply to this comment
  5. Monika Kryezeza June 1, 17:05

    BOMBE APO PORDHE!?
    Duhet te jete PORDHE se ndryshe LU LUSHKA NUK KA 2 VJET QE MER AVDES ME SALINE PO DO MEREJ ME EKONOMINE E POPULLIT ‘HEROIK’ E ‘DASHAMIRES’ sKipetar qe i lepine me gjuhe rrotat e tromobilit sekretarit Bejker! ‘E duam sKiperine si Maqedonine me shtet!

    Reply to this comment
  6. spata June 1, 17:14

    Nuk dim kujte ti besojme .Para disa ditesh kishte tjeter vlersim sot hidhen poshte nga Z.Lu.Edi .Kujdes me vijen e kuqe !!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  7. Besimi ne fitore June 1, 17:36

    Me kete vleresim , kuptohet se z. Lu eshte falanga me besnike e Podestes . Le te pergjoi shifra te tjera dhe kurre mos e njofte gropen ekonomike – politike – antishqiptare , qe krijoi djali I Podestes , Berisha dhe trashegimtari I tij ilegjitim , Basha .
    Z Lu ! po ngarkon negativisht karieren tende te brishte diplomatike !
    Besimi ne fitore

    Reply to this comment
  8. LUL 21-NJISHI June 1, 18:04

    kurre sa te jete sali maloku dhe vrasesi lul bashar al asadi s ke me ken i lumtur more donald prroni

    Reply to this comment
  9. vasili June 1, 18:28

    Ky bufon,ne oborrin e kulles se Saliut dhe shqupit te dylberit te Saliut, vazhdon te rrenoje ne menyre drasstike respektin dhe dashurine qe kane pasur dikur shqiptaret per USA,duke e kthyer se paku ne nje neveri per kete qenie dhe per ata qe jane mbi te.
    Kur ka per tu permendur kjo qenie,qe ky vend,ka neveri per kullen vicidolase dhe neokolonializmin e tij.

    Reply to this comment
  10. info analitike June 1, 18:32

    Shoke imperialistet amerikane po perpiqen te sabotojne arritjet e partise sone te lavdishme. Perpara per te care bllokaden imperialisto-revizioniste se ju e hani barin bashke me parimet. Le t’i tregojme armikut te brendshem e te jashtem fuqine e diktatures rilindjote.

    Reply to this comment
  11. info analitike June 1, 18:33

    Shoke imperialistet amerikane po perpiqen te sabotojne arritjet e partise sone te lavdishme. Perpara per te care bllokaden imperialisto-revizioniste se ju e hani barin bashke me parimet. Le t’i tregojme armikut te brendshem e te jashtem fuqine e diktatures rilindjote ashtu sic beri shoku Shukri.

    Reply to this comment
    • shefqet.Peci June 1, 21:52

      O budalla! As per ta share Hoxhen nuk dini.Keto citate i kemi degjuar dhe i degjojme edhe sot nga Saliu yte i vetshpallur antikomuniste .
      Vrije pak me shume mendjen te mesosh te vertetat e atyre citateve o debil.Hoxha ishte i lidhur me amerikanet .Per ti hedhur hi syve popullit, sic bene Saliu sot, leshonte nga keto brockulla .Cmendon ti se i hanim keto kur e dinin sesa na mbante by… tu kunderviheshim superfuqive !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!.Keto bene dhe Saliu sot te mashtroje debilat qe jane shtuar si shume .
      Amerika ka vendin e saje tek populli shqiptare.Vlerson demokracine e sja por jo cdo perfaqsues amerikan qe jep mendimin e tij per politiken e ekonomin shqiptare .Bota ka organizama te specializuara qe bejne vlersimet per ekonomine .
      Vere llogjiken e jo bajgat qe leshon Saliu yte . Ka 25 vjet qe vetem shkaterron te arthmen e popullit e ti i ngre levdata nje antishqiptari.
      Shko tek Fariu se nuk po i shitet gazeta e ndihmo te ckulesh topet e komunizmit shqiptare.

      Reply to this comment
  12. Arben June 1, 21:17

    PRODHIMI I AMERIKES 15 TRILION

    BUXHETI I SHTETIT 2 TRILION = 15%

    PRODHIMI I SHQIPERISE 11 MILIARD

    BUXHETI I SHTETIT 4 MILIARD = 30%.

    ESHTE PER TE ARDHUR KEQ ME KOMENTUES FATKEQ.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    DHE KUJDES SE MOS E NDERRONI DOREN NE ZGJEDHJE, VAZHDONI HANI BAR, POR PARTIEN MOS E TRADHETONI.

    Reply to this comment
  13. Lili June 1, 21:56

    Nuk duhet vetem te jeni i zhgenjyer,po duhet edhe te Erioni pergjegjesine tuaj ne ‘mutsihanen’ qe keni krijuar ne Shqiperiduke mbeshtetuar kriminelet e antishqiptaret!
    Faj kryesor bile eshte tek ju ambasadoret amerikane ne Shqiperi,qe keni ‘perzgedhur’ e mbeshtetur njerezet ma te korruptuar e ma te demshem per kombin shqiptar.
    Edhe ju lutem mos shkoni asnje Pike antiamerikanizme ketu,po vetem nje fakt qe te gjithe e dîme!

    Reply to this comment
  14. Darius June 2, 00:45

    Po cfare tha Lu apo Dh.Amerikane qe nuk ekziston???
    A blejne sot Shqiptaret mallra GJERMANE FALSO,mallra qe nuk dihen se na cfare bodrumesh prodhohen ne albanistan?
    A blejne Shqiptaret mallra ku te njejtin mall,ne Maqedoni,Serbi,Bullgari e gjen disa here me te lire e me te mire?
    A blejne Bijte e Shqipeve Naften me shtrenjte se ne Gjermani?
    A ben Hetimi Tatimor,Sikur ka nen hyqem gjithe bisneset e vogla,polici e mbushur komplet me idiote?
    Sipas BANKES QENDRORE te Cyrykstan,36 kompani a kane 76% te borxheve te keqia?
    Kush jane keto Kompani…VIP(very ignorance person)?
    Syleshe Shqiptare,a po jetoni me 7 shkalle nen minimumim jetik,sepse po blini shtrenjte,rroga te uleta,mallra falco,KANCEROGJENE….o trima.
    Normalisht nuk e dini se e keni mendjen te saliu dhe edvini ca tha e ai e tha.

    Reply to this comment
  15. demo June 2, 06:12

    Nuk drejtohet shteti me brizeida dhe me barsaleta.
    Drejtimi i qeverise Rama u pa qe ne fillim.Ai zgjodhi nje ekip per teater kukullash,jo per te bere shtet duke mbledhur anonime nga rruga.Megallomania dhe paaftesia e bene qe te lere jashte qeverisjes kontributoret reale te PS,Arta Dade,Ben Blushi,Pandeli Majko,Erion Brace,Arben Ahmetaj.Ne vend qe diten e pare te qeverisjes te ngreje padine ne prokurori Berishes per vrasje te kater fishte,e ricikloi Berishen si pale ne vendimmarrje.

    Reply to this comment
  16. info analitike June 2, 06:30

    O Shefqet e degjove nipcen mo: perpara per te korrur fitore te tbera publicitare! Ka marre shume nga mendte e tua.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*