Sondazhi IPR: 56.9% gjykim pozitiv dhe shumë pozitiv për Qeverinë

January 30, 2014 22:50

Sondazhi IPR: 56.9% gjykim pozitiv dhe shumë pozitiv për Qeverinë

Televizioni Ora News me kompanine e sondazheve ne Itali IPR Marketing është rikthyer mbrëmjen e së enjtes per te matur mendimin e publikut mbi punen e qeverise se Kryeministrit Edi Rama ne 4 muajt e pare. Sondazhi është zhvilluar gjatë datave 22 dhe 23 Janar ku janë pyetur 2000 persona me një marzh gabimi prej 3.2% – thanë organizatorët.

Edi Rama është personazhi që shqiptarët i besojnë më shumë me 48,1% përgjigje pozitive. Më pas vijnë Kryetari i parlamentit, Ilir Meta me 44,9%,  Presidenti i Republikës me 37,8%.  Lulzim Basha duket se e ka mundur më në fund ish kreun e PD, Sali Berishën, të paktën përsa i përket besimit të shqiptarëve. Basha ka marrë përgjigje pozitive nga 33,4% ndërsa Berisha 31,3%.

Një nga pyetjet ishte:  Cili është gjykimi i shqiptarëve për punën e qeverisë Rama deri në këto muaj?  Kanë gjykim shumë pozitiv 11,7% e shqiptarëve. Mendim pozitiv,  45,2%. Negativ kanë qenë 23,1% e qytetarëve ndërsa shumë negativ janë 12,2%. Pa përgjigje kanë qenë 7,8% e qytetarëve. Në vija të përgjithshmë duke bashkuar mendimin pozitiv dhe negativ del se 56,9% kanë mendim pozitiv dhe 35,3% kanë mendim negativ . Nga ana tjetër për 47,6% të shqiptarëv puna e kryeministrit është nën pritshmërinë e tyre.  Për 15,8% është mbi pritshmëritë e tyre dhe 28% të tjerë mendojnë se është  si pritshmëria e tyre.

50,7% kanë mendim pozitiv për luftën kundër krimit ndërsa 45% kanë mendim negativ. Qytetarët gjatë sondazhit janë pyetur se si jetohet sot në Shqipëri dhe 54,4% i janë përgjigjur që jetohet më keq dhe 35,4% kanë thënë që jetohet më mirë.  10,2% e tjerë kanë qenë të pavendosur.

 

 

January 30, 2014 22:50
Komento

11 Komente

  1. plaku January 31, 03:06

    Heee, hee edhe ne kohen time thanim qe ishim te kenaqur… shume te kenaqur biles… 99,99% votonim per te paret e vendit…. dhe si perfundim, kur ju rrezuam bustet e i nxorem nga shtepite mesuam se ata na kishin pallur tere jeten me genjeshtra…. genjeshta qe ishin shume e shume here me pak te demshme se te ketyre qelbesirave te sotme…..!! Prandaj more djale, besoni sa te mundeni ne keto genjeshtrat e sotme, se sa te kenaqur jemi me Rame-Mete-Mustaqe minje – e miss buzqeshes – te vicidolit e tregon gjendja ekonomike, sociale, juridike dhe politike e hele-mocalit me te madh te bote qe e ka emrin albanistan! Pttuuuhhhh jazek ne qofte: kemi nje klase politike bastarde, nje psedo-elite intelektuale me krimba plehu, dhe jemi nje popull merhum!!

    Reply to this comment
  2. BESIANA GUSHI January 31, 08:14

    Do votoja 100% per ministren Klajda Gjosha edhe pse eshte e LSI-se se pinjollit te postiçareve te Tepelenes.
    Edhe per Veliajn nuk do kisha sdenjuar ti jepja nje vote te larte, nese nuk do shohim ne te ardhmen zgjedhjet e tij personale aq te diskutueshme per disa figura jo shqiptare.
    Edhe Mrikes do I jepja nje vote te mire…
    dhe se fundmi ne se Minister I Brendeshem do ishte Artan Didi pa asnje medyshje do i jepja nje shkelqyeshem ne vend te zeros me bisht per Tahir agen..

    Reply to this comment
  3. Mark.uk January 31, 08:41

    Sontazh I gatuar ne guzhinen sociaiste,lerni prrallat e mos ju shpifni IPR.

    Reply to this comment
  4. Aristoteles January 31, 09:12

    Mua me befason sondazhi dhe rezultati i tij. Kur Ilir Meta esht personi i dyt me i besuari ateher nuk shkon diqka mir. Apo harruat skandalin Ilir Meta dhe Ylli Pango?

    Reply to this comment
  5. CERBER January 31, 09:15

    Me qene i vertete sondazhi del qe shumica e shqiptareve qenkan lajthitur qe votokan Sajmir Kerricin, me te pa aftin. Prandaj nuk besoj sondazhin se te besoj marrine kolektive tonen.

    Reply to this comment
  6. p January 31, 13:37

    Jane pyetur 2000,apo 12000,njerez? Se te pyesish 12 mije me dy mije ka shume te ngjare te jene mare per sondazh vetem ata qe kane lavderuar qeverine,se propabiliteti nuk jep keto rezultate.Kjo firme e pa varuar,beri sondazh edhe per 23 Qershorin dhe gjeti……?
    Vetem ministria e arsimit,po te jene pyetur keta njerez e çon rezultatin ne minus,mbasi zhgenjmi ne gjithe arsimin e shqiperise me njerezit qe ka vendosur,ministrja me te famshmin konkurim ka bere qe te krijoje humor ne te gjithe shqiperine dhe ne te gjitha rrethet.Nuk ka tallje me te madhe se keto komedi-tragjedite e ministrise me konkurset,sa dhe kur del fitues me 30-40-dhe 50 pike me lart se te tjeret,pune fillon ai qe eshte caktuar,ai qe nuk di asnje gje per aresimin.Ky eshte injorimi,dhe ulja drastike e besimit ne kete qeveri.Keto probleme nuk duan ti shohin gazetaret e tredhur,dhe te pa siguruar,qe shkruajne,kur i vjen urdheri.

    Reply to this comment
  7. Gramoz January 31, 16:21

    EDI RAMA ESHTE NJE KRYEMINISTER ME MENDJE TE HAPUR DHE KA NJE ENDER QE SHQIPERINE DO TA RILINDE NE EKONOMI,NE KULTURE,NE SIGURI ,POR KAM NJE SHQETESIM SESA DO TA NDJEKIN MINISTRAT E TIJ ,POR ME PUNEN E TIJ DO TE VERE MINISTRAT TE ECIN ME HAPIN E KOHES ,KRYEMINISTRI RAMA KA 84 VOTA DHE DUHET TE BEJE BRENDA KETIJ REFORMAT ,SI REFORMA TERITORIALE .REFORMA NE ARSIM,REFORMA E PENSIONEVE ,REFORMA NE SHENDETSI,REFORMA NE SHISH DHE NGRITJA E BYROSE FEDERALE TE HETIMEVE.NE EKONOMI DUHET REFORMA DHE MENDJE E ZGJUAR PER TE VENE NE LEVIZJE EKONOMINE NE BUJQESI DUHET TE NGRIHEN FERMA PREJ 70 HA DERI 150 HA TOKE DUKE BERE HOP CILESOR NGA 500 MILION EURO INPORT PRODUKTE BUJQESORE DHE BLEGTORALE KJO SHUME TE ZEROHET.TE NGRIHET INDUSTRIA USHQIMORE ,TE FILLOJE PUNA ME MINERALET ..EDI RAMA DO TE BEJE HISTORI PER KOMBIN DHE DUHET TA NDIHMOJE EDHE ILIR META SEPSE PO BEN NJE SABOTUESE KUNDERSHTARI I TIJ SALI BERISHA..

    Reply to this comment
  8. Mark uk January 31, 22:18

    Me siguri Gramoz Ruci jeni,se ndryshe nuk ka mundesi te flisni brrockulla.

    Reply to this comment
  9. danilo February 1, 06:33

    Sondazh me te punsuarit e Rilindjes!

    Reply to this comment
  10. ELIOT June 4, 12:44

    HA HA HA ME DUKET SI NE KOHEN E ENVERIT ..QE GENJENIN … KUR POPULLI SKA PUNE … KUR SKA HAPUR ASNJE VEND PUNE DHE KURR SPO E LUFTON KORRUPSIONIN … SI MUND TE JETE..56 % SONDAZHI .. KUR SHQIPERI SKA BE ASNJE HAP PERPARA ….CUDITEM JA FUSIN KOT OSE KANE PYETUR SOCIAL KOMUNISTAT …. SA ESHTE KROISENCA …. KRYQEZIMI I …. JETES … I MIREQENJA E POPULLIT …QE LLOGARTITE T ME HARXHIMIN BLERJEN E POPULLIT NE USHQIME NE VESHMBATHJE NE PUSHIME ..QEFE ….KUR TE VLERESONI KETE GJE …ATEHERE DUKET SA JANE BERE PËRMIRESIME NGA JETA E SHQIPTAREVE …KUR TE HAPI 300 MIJE VENDE PUNE …KUR TE FUSI NE BURGJE TE KORRUPTUARIT ….ATEHERE…. BENI NJE SONDAZH ..SE KY ME DUKET SIKUR TALLENI ME QYTETART E VARFER……OSE I KA PAGUAR RAMA META TAHIRI …….POR REALITETI ESHTE NDRYSHE …….JE SUIS SUR

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*