Sondazhi: Maqedonasit duan Serbinë, Bullgarinë e Turqinë, por jo Kosovën, Shqipërinë e Greqinë

February 8, 2018 19:38

Sondazhi: Maqedonasit duan Serbinë, Bullgarinë e Turqinë, por jo Kosovën, Shqipërinë e Greqinë

 

Ata kanë ndarë një opinion më pozitiv në botë për Gjermaninë dhe Holandën, por nuk pëlqejnë as SHBA-të dhe as Rusinë.

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë kanë një opinion të tillë, pas një studimi të kryer nga  Institutit për Kërkime Politike në Shkup  (IPIS).

32.8 janë kanë pasur një opinion tepër negativ për Shqipërinë dhe pjesërisht janë shprehur negativisht për vendin tonë 19 për qind e të pyeturve në Maqedoni.

Bazuar në këtë vrojtim, siç raportohet sot nga MIA, 42.3 për qind kanë shprehur një opinion tepër pozitiv për Serbinë dhe vetëm 28.7 mendim të pjesshëm pozitiv.

25.8 për qind kishin një mendim tepër pozitiv për Bullgarinë dhe 30. 7 pjesërisht pozitiv.

33.3 për qind janë përgjigjur shumë negativisht për opinionin e tyre ndaj Kosovës ndërsa  22.4 për qind kanë ndarë një opinion pjesërisht negativ.

28.7 për qind janë përgjigjur për një opinion tepër negativ ndaj Greqisë dhe 24.7 për qind opinion disi negativ.

Përsa u përket vendeve të tjera në botë, maqedonasit kishin një opinion më tepër pozitiv për vende si Gjermania e Holanda dhe më tepër negativ për SHBA-të e Rusinë.

Ata pozitivisht janë përgjigjur për Turqinë.

Më shumë nga ata që janë pyetur, (54.5%) e shohin Greqinë, SHBA-të dhe Kosovën, si kërcënimet më të mëdha të Maqedonisë.

1.114 qytetarë morën pjesë në këtë studim, që u krye nga data 16 deri më 21 dhjetor, përmes telefonit.

a.s/dita

February 8, 2018 19:38
Komento

2 Komente

  1. MH February 8, 21:47

    Vetemm me shtet si Maqedonia bahen keto survejime mbasi nacionaliteti i tyre asht i perzier ma shume me te tjeret se sa ma autoktonet qe jane nji perqindje e konsiderushme Shqiptare.Te cilet nuk kane kurrfare genit as me greket,as me shikjet dhe as me turq.Te cilet i supozojne turq vetem nga besimi islam.

    Reply to this comment
  2. ELIOT February 9, 11:57

    ESHTE NORMALE …. NE MAQENDONI KA 30 % SERBE … 20 % BULLGARE DHE PJESA TJETER JEVGJ …PO KA 40% SHQIPTARE ..POR SONDAZHII ESHTE BERE NE LAGJE KU KA SERBE BULLGARE MA HA MENDJA … PO TE SHKONI NE LAGJET SHQIPTARE DO E GJENI TE KUNDERTEN ….. MERCI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*