Sondazhi: PS fiton zgjedhjet me 43%, PD me 36%, LSI 12%

May 31, 2017 22:30

Sondazhi: PS fiton zgjedhjet me 43%, PD me 36%, LSI 12%

Nëse qytetarët shqiptarë do të votonin sot për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me 43% të votave.

Rezultatet e sondazhit të parë për votën kombëtare i realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing rendisin forcë të dytë Partinë Demokratike me 36%, pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 12% dhe LIBRA me 2.3%

Sondazhi është realizuar në datat 29 dhe 30 maj. Janë pyetur 2002 persona.

Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marzhi i gabimit është +/- 2.5%.

Antonio Noto, tha për Tonight Ilva Tare tha se rezultatet e sondazhit janë një fotografi e 31 majit, fillimit të fushatës dhe që kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim.

PS fiton Tiranën, pas saj PD dhe LSI

Nëse qytetarët e Tiranës do të votonin sot, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet në këtë qark që ka 34 mandate deputetësh.

Nga 1000 persona të anketuar, 41% kanë votuar për PS. Marzhi i gabimit të sondazhit është +/-2.5%. Po sipas sondazhit, Partia Demokratike renditet e dyta me 33%, Lëvizja Socialiste për Integrim e treta me 14.0%.

Elektorat ka krijuar edhe partia e re e Blushit, LIBRA, me 6%, ndërsa Sfida e Gjergji Bojaxhiut ka marrë 1.5%.

Sipas kësaj ndarjeje, rezulton se PS merr 15 mandate në Tiranë, PD 12, LSI 5 dhe LIBRA 2 mandate. Sondazhi është zhvilluar më datën 29-30 maj.

May 31, 2017 22:30
Komento

18 Komente

  1. ??? May 31, 22:41

    Ja fusin kot! Vetem Erion Veliaj pa Edin merr mbi 60% te votave ne Tirane.

    Reply to this comment
  2. enter"" May 31, 22:54

    Nuk e kuptoj pse lodheni me sondazhe. Shqiptaret nga 1994 ka qene kunder PD

    (Ky koment nuk besoj se do censurohet, apo jo?)

    Reply to this comment
  3. Adih June 1, 00:42

    Kesaj here qytetaret shqiptare do votojne per interesat e tyre per Sfida , Libra e parti te tjera ,ku nuk jane perlyer me vrasjet , vjedhjet ,shitjet e teritoreve grekeve e tj ,Ku mbi te gjitha , nuk bejne pjese me PPSH e Katovices te pardesyve te bardha . .Ndryshe do behet me keq sec eshte .Kjo eshte edhe deshire e perendimit …
    Shantazh i rreme ,dhe mos e ofendoni me tej popullin.

    Reply to this comment
    • korçari June 1, 10:43

      Adih mos te ka vene ndokush zedhenes te shqiptareve apo ke akoma sindromen e çadres se Lulit i cili i rrethuar nga 100 vete besonte se fliste ne emer te shqiptareve ,te kemi besim tek shqiptaret se do te votojne per progresin mireqenien,sigurine ,shtet ligjor pra kush parti eshte e afte te realizoje keto synime duhet te votohet .

      Reply to this comment
  4. Beni June 1, 01:15

    Filluan manipulimet! Sondazhe te porositura qe kane per qellim manipulimin e elektoratit.

    Reply to this comment
    • . June 1, 15:13

      e drejte kjo
      sondazhet influencojne thjesht prej besimit te supozuar ( etiketimi i shifrave si sondazh)

      Reply to this comment
  5. kodra pas bregut June 1, 03:58

    Natyrisht qe jane sondazhe diversioniste duke sene se ky Tv eshte i Like Floririt .
    Besoj se PS e arrin e vetme shifren e arte 71 deputete dhe keshtu qe PD dhe Lesh e Lija ngelen ne opozite .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 1, 10:42

      kodra pas malit
      panvarsisht se nuk e mbështes dëshirën tënde,prap të them se je njëlloj si unë!!ne PSistët kemi mundësinë të kemi deri në 141 deputet!!(kjo puna e njëshit më tepër është e thjeshtë.veti tona,shqiptare,duhet të shtojmë një mbi atë që na kanë thënë më parë!!këtë arsyetim,që do të të shkruaj,ma bëri një shok)
      pra ne mund ti fitojmë gjithë vëndet në parlamet!!kuptohet duke bërë një koalicion të madh si thoshte flake…, nuk më kujtohet emri i plot,pra me PD,LSI,librarinë e blushit dhe farmacinë e doshit e ndonjë tjetër që pret koqe andej nga gjirokastra!!
      kështu për të mirën e popullit dhe për të mirën e xhepave tanë ne nuk duhet të kemi opozitë!!jo se e pjerdh kush opozitën,por thjeshtë për të mos na dalë laktrat në shesh!!duke qënë se të gjithë ne parlamenkarët mund të rrjepim popullin e mënçur shqiptar,nuk do të kemi mundësinë të kritikojmë njëri tjetrin!!do të fillojmë jo vetëm ta mbrojmë por dhe lavdërojmë njëri tjetrin!!kështu që populli i mënçur shqiptar do të rrijë rehat nëpër kafetë e birraritë e shtetit të lumtur shqiptar!!
      bile që ti bllokojmë dhe mundësinë që të na sabotojë votimet,me vota të bardha,ne nuk do të bëjmë votime!!do të kursehen miliona euro,lek janë miliarda,të cilat mund ti përvetsojmë ne parlamenkarët për të mirën e popullit shqiptar!!kështu që populli duke mos u marrë më me politikë do të punojë më shumë për të shtuar pasurinë!tonë!!
      o lal mos u mërzit!!nuk di moshën tënde,por po të jesh mbi 55 do ta dish se si funksiononte një herë e një kohë në socializëm!!dilnin disa fjalë që pëshpëriteshin rrugëve,dukeshin si mashtrime si budallallëqe të parealizueshme,si thashetheme koti,dhe më pas kur e shihje se ishin të vërteta,se dikush ishte,gati,gati profet që kishte “parashikuar”një gjë të tillë!këto thashetheme ishin parapregatitja,testimi,për ndryshime të mëdha!!në atë kohë pasohshin me një “fshesë skuadre pushkatimi”!sot me koalicione të mëdha PD-ps!!
      sa të rosh do mësosh!!
      unë për vete kam mësuar votën e bardhë!!një sharje sipër dhe ta përvetsojë kush të dojë votën time!!

      Reply to this comment
      • kodra pas bregut June 1, 22:38

        “”Anticensure ”
        Per moshen ule me gishtat e nje dore dhe je ne rregull ate numer qe ke vendosur , megjithese kjo nuk ka rendesi .
        Une nuk jam fallxhor dhe nuk e di se cfare ka vendosur Mehmeti me “”Koken e tij””(( Rruga e Elbasanit qe jo me kot e quajti Lulin { Yll ne Ngjitje} ) por flas nga ajo se si jane rreshtuar skuadrat ne fushen e lojes dhe se si po luajne ne 15-20 minutat e para qe nga idete , programet dhe numrin e tifozeve te tyre .
        Deri me tash PS me rezulton fituese mu per faktin se eshte “””Me e Mira e te Keqijave ” ose “” e Keqja me e Vogel “” pavarsisht se nuk jam idhtar i ndonje partie .Kjo nuk me pengon te them se Rruga e Elbasanit qe e detyroi Ramen ti jape si De jure si De Facto mbi 70 % te Qeverrise PD-se sic dhe u konfigurua , ta quaje te Mireqene kete Qeverri dhe do ta lere keshtu .
        Kurre nuk ka qene kaq poshte statura e PD-se , se paku nga ato qe shikojme ne terren nga numri i idhtareve te grumbulluar neper mitingje , as ne ditet e saj me te keqija pas 1997 .
        Edi Rama do fitoje bindshem ne nje situate normale ( nuk di se cfare eshte vendosur Under the Table ) sepse edhte i pakenaqur dhe me vehten dhe kete ta thote nje person qe e njoh shume mire dhe nga afer !

        Reply to this comment
  6. kris 1 June 1, 04:23

    Jam i bindur se Ps nuk i kalon 38%.Motua e rames ishte sakrifikojme pushtet per te bere shtet.Sakrifikoj Ps per te kenaqur egon e vet

    Reply to this comment
  7. fteri June 1, 06:40

    PD-ja e S.Berishës ëshë mallkim për shqiptarët . Shqiptarët nuk duhet të harrojnë ,se pesha e krimeve të sajë mbi shqiprinë është kaq e rëndë sa nuk ka force që ta normalizoi kurr në histori .Mund të manovroi me kolicione LSI-në ose duke blerë deputet transvesit që bredhin kujë mël kujë ,por krimet që ka bë kjo forcë politike për shkatrrimin e shqiprisë në 27 vjet kurr nuk shuhen,nuk tjetërsohen dhe nuk zhduken .

    Reply to this comment
    • kris 1 June 1, 12:24

      Po per deputetet e LSI brenda listes se ps cmendim ke?
      Ka tradhetuar deputeti me cante Meten apo Rama shet votat e socialisteve?

      Reply to this comment
  8. demo June 1, 09:03

    PD bie ne 25%,Libra mer 5%,LSI shkon ne 15%.Do te kete nje zgjim te Gjinushit me 2%,Camet i kane te sigurta 5%,PS shkon ne 45% jo me shume.Edi Rama do ta pesoje si Gruevski.Do te mblidhen gjithe qyleret bashke,do marrin qeverine.Mundesi me kosto me te ulet eshte te afrohet me Gjinushin dhe me Camet.

    Reply to this comment
  9. Mersin June 1, 11:08

    PD e keni nen 30%. Sondazhe te pavlere, sepse e para jane anketuar shume pak qytetare, e dyta jam i bindur qe jane sondazhe te porositur, sadoqe perpiqen te hiqen te pavarur. Dicka e tille ende eshte e pamundur ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  10. . June 1, 15:16

    Pd nen 10%, PS mbi 50%, Lsi ndoshta 20%

    Reply to this comment
  11. Crusader June 1, 15:29

    Rama keto zgjedje merr te gjatin, sepse ate meriton. Do kete surpriza. PS nuk ekziston me si Parti pas pinellos zhgarravitese te psikopatit Ramon.

    Reply to this comment
  12. Abdi cami June 1, 19:49

    Kujtese ; Sondazhet “Prestigjoze” nxorren fituese Hillary Clinton shume pike para Donald Trump.
    Pra mos u ngazelleni shume se hurin ne bythe do marre Rama si dikur ne emigracion…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*