SONDAZHI: Shqiptarët, të parët në botë për “dashurinë” ndaj SHBA-së

January 18, 2018 21:02

SONDAZHI: Shqiptarët, të parët në botë për “dashurinë” ndaj SHBA-së

Raporti i fundit i organizatës Gallup mbi opinionin e botës ndaj Shteteve të Bashkuara tregon se ndonëse miratimi i politikave amerikane nga opinioni botëror është në një nivel të ulët shumëvjeçar, Shqipëria dhe Kosova mbeten në krye, megjithëse në rënie në krahasim me vitet e kaluara.

 

Rreth 75 për qind e Kosovës dhe 72 për qind e shqiptarëve shprehën opinion pozitiv ndaj performancës në punë të udhëheqësisë së Shteteve të Bashkuara në vitin 2017, me një rënie prej 7 pikësh në Kosovë dhe 4 pikës në Shqipëri në krahasim me vitin 2016. Lajmi bëhet i ditur nga një raport i organizatës së vrojtimeve të opinionit publik, Gallup.

“SHBA-të morën miratimin e shumicës në vetëm tre vende në Europë më 2017 – Kosova, e cila udhëheq rajonin (dhe botën) në shkallën e miratimit të udhëheqësisë amerikane (75%); Shqipëria, e cila renditet e dyta në rang botëror (72%); dhe Polonia (56%),” shkruhet në raport.

“Nuk është e pazakontë të shohësh kosovarët dhe shqiptarët në majë të listës së miratuesve; këto dy popullsi zakonisht i japin udhëheqësisë amerikane vlerësim të lartë. Më 2017 gjithsesi për herë të parë miratim pati edhe mes shumicës së popullsisë polake,” vijon raporti.

Gjithsesi, pavarësisht rekordit botëror, besimi i kosovarëve në udhëheqësinë amerikane ra me 7 pikë më 2017 në krahasim me një vit më parë ndërsa besimi i shqiptarëve të Shqipërisë ra me 4 pikë.

Në vendet e tjera të botës, më pak se gjysma e popullsisë kanë mendim pozitiv dhe normat e miratimit kanë rënë ndjeshëm në krahasim me vitin 2016, pra para se Donald Trump të zgjidhej president.

Në Mbretërinë e Bashkuar vetëm 33% e popullsisë e vlerëson punën e udhëheqësisë amerikane me rënie 26% në krahasim me një vit më parë. Në Islandë shënohet rekordi negativ me 8% me 25 pikë të humbura brenda një viti. Në Rusi opinioni vlerëson Amerikën vetëm në pasën 8%, gjithsesi me 6% rritje. Rënia më e fortë e shkallës së besimit shënohet në Belgjikë me 44 pikë përqindjeje brenda një viti.
SHBA gëzoi opinion negativ në shtetet e kontinentit amerikan, në Europë dhe në Azi, por një shumicë e thjeshtë e afrikanëve shprehën miratimin e tyre.

“Miratimi i udhëheqësive amerikane dhe kineze ishte në nivele të përafërta mes publikut afrikan më 2017,” shkruhet në raport; mesatarisht 51% ishte miratimi për udhëheqësinë amerikane dhe 50% për atë kineze. Gjithsesi, për një pjesë të konsiderueshme të vendeve të Afrikës, besimi te udhëheqësia amerikane pësoi rënie më 2017.

Gallup thotë se ka intervistuar rreth 1 mijë vetë ballë për ballë ose përmes telefonit për secilin prej 134 vendeve të përfshira në vrojtim me një marzh gabimi që varion nga 2 në 5% në varësi të kampionit të përzgjedhur në secilin vend. Në rastin e Shqipërisë, marzhi i gabimit llogaritet në 4% ndërsa në Kosovë, 3.6%.

Gjergj Erebara

 

January 18, 2018 21:02
Komento

8 Komente

  1. enter"" January 18, 21:18

    Dashuri idiote

    Reply to this comment
  2. demo January 18, 21:26

    Dashuria shperblehet me vote.Kurva dashuron nje tjeter dhe shker..me nje tjeter.

    Reply to this comment
  3. edi January 18, 23:00

    Mbi kte sondazh mundet te ket opinione nga me te ndryshmet ,referuar ngjarjeve te viteve te fundit ne politikat e ambasadoreve te shba-ve vs Shqiperise ,megjithate un do deklaroja se sigurishte e dua Ameriken ,sepse ajo s’eshte nji dy tre apo nji grup i caktuar politikanesh ,qe shpesh her shemtojn figuren e shba-ve ne mbare Boten ,por ai vend i mundesive te pakufishme per te gjithe ,eshte vendi ku rrespektohen e mbrohet me ligje e drejta per te jetuar ,per pune ,shkollim etj pa ndonji dallim ngjyre lekure ,prejardhje etj .Pra i vetmi vend ne Bote ku cdo i huaj mundet te rrespektohet e kerkoje fatin e tij ,ndryshe nga rest e ksaj Bote .
    Nqs ne ,si shqiptare do jemi her pas here Kritike me politikat e ndryshme te perfaqsueseve dipolmatike te saj ne Shqipepri ,kjo eshte dicka mendoj un Normale ne nji Bote Demokratike .Dihet tashme qe asnji ambasadore apo politikan eshte imun ndaj Miljonave te dhuruara ,pra korrupsionit etj ,kritika per politikat e ndryshme te amerikes i gjen kudo edhe ne amerike ,pra kjo s’duhet te kuptohet apo interpretohet nga qenie jo reale ,si kundershtare te saj ose se urrejne ate .Jo. Shqiptaret e duan ameriken per shume arsye njerezore te tjera edhe pse shpesh her tregohen kritike . Eshte e ndaluar te kritikosh nji qendrim te gabuar ? un do thoshja jo.

    Reply to this comment
  4. Ylli January 19, 02:57

    Dashuri mirenjohje .Por kur ta kane vene emrin “Sovjetik” apo “Ludmilla” mezi pret ndonje rast si ky ,qe te justifikosh idiotizmin e emrit.

    Reply to this comment
  5. Ventura January 19, 05:58

    Vend i bekuar ..

    Reply to this comment
  6. hamerik January 19, 08:42

    Ne e duam ameriken por amerika nuk na do ne.
    amerika e ka me te futme.
    kudo qe shkon amerikani ka vetem nafte qe e con ne amerike dhe le pas shkaterrim dhe vellavrasje.
    shikoni si e beri irakun ne emer gjasme te demokracis se e donte shume popullin irakian duke ja hequr sadamin,hipokrizi e gjalle……

    Reply to this comment
  7. Toger Lukashi January 19, 17:24

    Edhe nqs “dashuria” ka disa pike renie mendoj se vjen per shkak te pasigurise qe perciell presidenti Trump.

    Klintonet do i kishim dashur me shume! 🙂

    Dashuria per Ameriken nder shqiptare eshte me se e natyrshme. Historikish qysh ne shekullin e XVII dhe deri ne pavaresine e Kosoves mbeshtetja amerikane ka qene derteminante per shqiptaret edhe kur kjo mbeshtetje vjen per shkak te perthuthjes se interesave.

    Tek D.Lu besojme me shume se tek politikanet tane.

    AMERIKE TE DUAM SHUME!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*