Sondazhi, të dhëna befasuese për Aleancën Kuqezi, PD dhe Kaç Myftarajn

May 15, 2016 23:13

Sondazhi, të dhëna befasuese për Aleancën Kuqezi, PD dhe Kaç Myftarajn

 

Edhe pse duken larg, zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në prag. Gojët e Liga mësuan se personazhet dhe kapacitetet e reja politike që kanë dalë në sipërfaqe, kanë grishur median online brekegrisuri.org të organizojë një sondazh, pikërisht me pyetjen pikante se cila nga këto tri magnete të fuqishme të votave të shqiptarëve do të dalë më mirë në zgjedhjet e vitit 2017: Nik Spahiu, Kastriot Myftaraj apo PD.

Me një mosbesim të dukshëm që në formulim për selinë blu, pyetja ishte formuluar: “Cila nga forcat opozitare mendoni se do t’ia dalë më mirë në zgjedhjet e vitit tjetër, nëse ato do të mbaheshin këtë vit dhe jo vitin e kaluar; Nik gjigandi, Kaçi i paparë apo derëzinjtë e PD-së?”

Grupi i punës së sondazhit, ose breksit, siç vetëquhen me krenari anëtarët e tij, bëri publike dje gjetjet e këtij pyetësori. Sipas kreut të grupit, Edison Poturja, nga 27 votues online, 145 votuan për Aleancën Kuqezi të Nikut, 161 për Kaç Myftarajn dhe 120 për PD.

“Vëmë re se Kaç Myftaraj është në vend të parë”, theksoi Poturja, “por ai nuk e formon dot vetë qeverinë e ardhshme. Kjo edhe për arsyen e thjeshtë se sado që është figurë poliedrike, nuk e bën dot punën e 80 mijë punonjësve të administratës publike”.

Sipas Potures, gjasat janë që Kaçi të formojë një aleancë të lëngshme dmth. fluide me Nikun, i cili mund t’i ofrojë burime të pashtershme njerëzore në mesin e dashnoreve të shokëve dhe shoqeve të dashnorëve.

“Por ekziston dhe një mundësi, që PD në çastin e fundit të zbulojë një skandal gjigand. Fjala vjen, që Niku ka një vrimë në brekë. Rrjedhimisht, kushtetuta e ndalon formimin e një qeverie me vrimë dhe kështu shkojmë tek një qeveri me bazë të gjerë nga sipër, ku Myftaraj është kryeministër dhe Lul Basha ministër i Punëve Botore”, tha Poturja.

“Gjithsesi, të gjithë mundësitë janë të shpuara. Domethënë, të grisura. Më falni, të hapura”, shtoi ai.

May 15, 2016 23:13
Komento

3 Komente

  1. gjermani i fundit May 16, 08:46

    Kastrat Myftaraj tha tek porogrami i Arjan Qaniut se edhe komuniteti arixhi e ka nje “shukrie”. Kryetarja e arixhinjve te Uznoves(uzina e veseve), le ta quajme Bedrana, ka emeruar drejtor komunaleje Aguridh Brekgrisurin qe komandon nderrmarjen me te madhe te bashkise me 6 fshesare, 2 karrociere, 3 roje nate dhe nje bande ahengu me dy valltare. Mesohet se burri i nente i Bedranes, Bedriu nuk eshte xheloz per Aguridhin duke qene ne fakt babai i ketij te fundit nga martesa e dyte.

    Reply to this comment
  2. Arif May 16, 14:11

    Satire e kendshme, tip antipaste ne restorantin e seriozeve…

    Reply to this comment
  3. miri May 16, 15:42

    27 votues nê sondazh ?!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*