Sondazhi: Trump dhe Obama, më të admiruarit e 2019-ës

December 31, 2019 19:55

Sondazhi: Trump dhe Obama, më të admiruarit e 2019-ës

Donald Trump dhe Barack Obama kanë profile të kundërta si politikanë, por këtë vit që lamë pas ata i ka bërë bashkë admirimi që amerikanët kanë për ta.

Në sondazhin e shoqërisë, Trump e Obama janë shpallur burrat më të admiruar për vitin 2019 nga amerikanët në gjithë botën.

Sondazhi tregon se secili prej tyre adhurohet nga një përqindje e njëjtë e amerikanëve, nga 18%.

Trump e ka më të madhe përqindjen e mbështetjes mes republikanëve të tij, 45%, ndërsa Obama mbështetet nga 41% e demokratëve.

Ndërsa gruaja më e admiruar për këtë vit është ish-zonja e parë, Michelle Obama me 10%, viti i dytë radhazi, por me një rënie të mbështetjes me 5%.

Megjithatë, thuajse çdo president gjatë dekadave të fundit ka qenë të paktën 1 herë në krye të kësaj liste, mes të cilëve edhe George W. Bush dhe Bill Clinton.

Por kjo është hera e parë që listën e kryesojnë dy presidentë njëherësh.

j.l./ dita

December 31, 2019 19:55
Komento

1 Koment

  1. A.W. January 1, 12:02

    D. Trump me i vleresuari per amerikanet qe e shohin ekonomine si suksesin e presidences tij. B. Obama me i admiruari i rraces vet me ngjyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim