Sondazhi: Trump përkeqëson imazhin e Amerikës në botë

October 2, 2018 09:47

Sondazhi: Trump përkeqëson imazhin e Amerikës në botë

Imazhi i Shteteve të Bashkuara është përkeqësuar më tej midis aleatëve të saj tradicionalë, pas një viti në të cilin presidenti Donald Trump ngriti një sërë sulmesh verbale ndaj vendeve si Kanadaja dhe Gjermania.

Sondazhi që përfshiu 25 shtete, i realizuar nga Qendra Kërkimore e Pew, gjithashtu tregoi se të anketuarit nga e gjithë bota kanë më pak besim në aftësinë e Trump për të udhëhequr, se sa në atë të Vladimir Putin të Rusisë dhe Xi Jinping të Kinës.

Që nga marrja e detyrës në janar 2017, Trump ka nxjerrë Shtetet e Bashkuara jashtë marrëveshjeve ndërkombëtare, si marrëveshja e klimës së Parisit dhe marrëveshja bërthamore e Iranit, duke u shtrirë dorën e bashkëpunimit udhëheqësve autoritarë si Putin dhe Kim Jong Un, dhe duke kritikuar fqinjët e tij dhe aleatët e NATO-s.

Në qershor, pas një samiti të G7 në Kanada, Trump refuzoi të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me aleatët e Amerikës, duke tallur pritësin e tij, kryeministrin kanadez Justin Trudeau, si “shumë të pandershëm dhe të dobët”. Ai ka sulmuar vazhdimisht Gjermaninë për suficitin e saj tregtar, shpenzimet e ulëta të mbrojtjes dhe mbështetjen te gazi rus.

Javën e kaluar, kur mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Trump “ngriu buzëqeshjen” nga udhëheqësit botërorë, kur pretendoi se kishte arritur më shumë gjatë dy viteve të tij në Shtëpinë e Bardhë, sesa pothuajse çdo administratë tjetër amerikane në histori.

Studimi tregoi se imazhi i Amerikës, i cili mori një goditje të madhe në vitin 2017, viti i parë i Trump në detyrë, vazhdoi të përkeqësohet në shumë vende në 2018-ën, veçanërisht në Evropë.

Vetëm 30 për qind e gjermanëve kanë një pikëpamje të favorshme ndaj Shteteve të Bashkuara, pesë pikë më poshtë nga viti i kaluar dhe rezultati më i ulët në të gjithë anketën, pas Rusisë, me 26 për qind.

Vetëm 38 për qind e francezëve dhe 39 për qind e kanadezëve thanë se kishin një pikëpamje pozitive të Shteteve të Bashkuara, të dyja me rënie nga viti i kaluar.

l.h/ dita

October 2, 2018 09:47
Komento

3 Komente

  1. Amerikani October 2, 10:02

    I njejti perfundim duhet te jete dhe me shqiptaret besoj duke u nisur nga qendrimet e paqarta te adminostrates Trump ne lodhje ne çeshtjen e Kosoves e Ballkanit ne pergjithesi.
    Thelbi i problemit eshte qe Europa dhe vendet aleate te SHBA , duan ta shohin Ameriken si leder boteror dhe jo thjesht ” te madhe” siç mendon Trump.

    Reply to this comment
  2. Sozja October 2, 10:47

    Per skelleverit dhe popujt e vegjel cdo gje mbetet e njejte.

    Reply to this comment
  3. fteri October 2, 12:49

    …….Me Trumpin imazhi i Amerikës ka rënë përtokë,kjo është e vërteta .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*