Sonja Biserko: Provokimet me Shqipërinë e madhe i shkojnë përshtat Serbisë

November 7, 2014 12:38

Sonja Biserko: Provokimet me Shqipërinë e madhe i shkojnë përshtat Serbisë

Kryetarja e Komitetit serb të Helsinkit, Sonja Biserko, thotë se ndeshja Serbi- Shqipëri e luajtur më 14 tetor në Beograd nxorri në pah marrëdhëniet e dy vendeve.

Duke folur për “Shqipërinë e Madhe”, ajo ka thënë se ky është një provokim i serbëve.

Ndeshja e fundit në Beograd nxorri në dritë gjëndjen e marrëdhënieve të dy vendeve dhe ishte një shenjë e mirë nga të fillohet.  Ndeshja nxiti shumë propagandë nga të dy palët por ishte shumë informative për pikën se ku janë marrëdhëniet.

Do doja të komentoja ndikimin e vetë incidentit.

Në Beograd ishte nxitja për t’i karakterizuar shqiptarët me steorotipin e armikut dhe me shumë deklarata armiqësore nga elitat politike. Dhe provokimet me Shqipërinë e madhe ishte diçka që i shkon përshtat Serbisë sepse Serbia gjithmonë kishte shpresuar se Shqipëria do të bënte hapa për të ndarë Kosovën dhe kjo nuk ndodhi dhe mendoj se përfundimisht i është vënë pikë ndarjes në rajon.

Serbisë i duhet të njohë realitetin në Kosovë dhe të pranojë atë si shtet i pavarur.

Kjo është pika përfundimtare që do të ishte relevante për marrëdhëniet e të ardhmes mes serbëve e shqiptarëve në Kosovë por edhe midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Marrëdhëniet janë shumë komplekse e shumë të vështira. Kanë nevojë të përmirësohen kërkon mature të madhe dhe mençuri nga elitat e dy vendeve”, tha ajo për Ora News.

November 7, 2014 12:38
Komento

5 Komente

  1. Pëllumb zaimi November 7, 14:55

    Një zë realist sërb? Tamam “provokim i sërbëve”? Siç kanë provokuar gjithmonë!?

    Reply to this comment
  2. Dorela November 7, 15:33

    Jeton ne Helsinki ndaj nuk i ka syte e errur…

    Reply to this comment
  3. [email protected] November 7, 20:16

    Bravo, kesaj heroine, qe lufton me Arkanet e serbise, ne rradhe te pare,per te treguar objektivitetin e saj si njeri,dhe na ndihmon sa nuk e emagjinon dot askush nderkombetarisht.

    Reply to this comment
  4. niki November 7, 21:39

    Serbia mbahet nen presion,prej nje pakiceje kriminale ,ashtu siç mbahej nje popull i tere, nga regjimi Berishes.

    Reply to this comment
  5. mirel November 8, 16:56

    Ndoshta kjo eshte ajo qe admirojme nga inteligjenca e nje populli, kurajon qytetare.
    Shqiperia ka nevoje per ambasadore te tille.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*