Sonte finalja e Kupës së Italisë, Milani sfidon Juventusin

May 9, 2018 10:39

Sonte finalja e Kupës së Italisë, Milani sfidon Juventusin

 

Sonte në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00 në “Olimpico” luhet finalja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit dhe do të dorëzohet trofeu i parë sezonal. Juventusi do të kërkojë këtë trofe për herë të katërt radhazi një rekord me vetë ndërsa Milani do të luftojë për t’i dhënë trofeun e parë pronarëve të rinj.

Sa i përket formacioneve kuqezinjtë pritet të luajnë me G. Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Locatelli, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu.

Ndërkaq trajneri Gennaro Gattuso e cilëson si një finale Botërori: “Ndiej një presion të madh pasi ndiej tifozët dhe lojtarët në shpatullat e mia. Për ne vlen si një finale e Kupës së Botës prandaj duhet të luajmë si skuadër dhe të jemi kurajozë.”

Tek bardhezinjtë që titullin e kanë në xhep duan të bëjnë sërish dopietë titujsh edhe për këtë sezon. Chiellini mungon për shkak dëmtimi ndërsa Dybala pritet ta nisë nga stoli dhe formacioni i mundshëm është Buffon; Cuadrado, Barzagli, Benatia, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Mandzukic; Higuain.

Trajneri Max Allegri kërkon përqendrim vetëm tek finalja e sotme: Nuk jemi të qetë për titullin deri sa matematika të flasë. Ndaj Milanit duhet të luajmë një ndeshje me entuziazëm pasi është një skuadër e vështirë për t’u përballur.

Ndërkaq Buffon sqaron se Juventusi ndaj Milanit kurrë nuk ka qenë favoritë.

l.h/ dita

May 9, 2018 10:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*