Sopranoja: Më rrahën dhe rraha. Pashë burra që për të shpëtuar veten godisnin gra e fëmijë

January 3, 2015 18:13

Sopranoja: Më rrahën dhe rraha. Pashë burra që për të shpëtuar veten godisnin gra e fëmijë

Zjarr, dallgë, ngricë dhjetori. Por mbi të gjitha panik.

Ky i fundit e ka shndërruar tragetin Norman Atlantic në një far west në mes të Adriatikut, ku më te fortit shtypnin më të dobëtit dhe tentonin secili për hesapin e vet të kapte një vend shpëtimi, vecanërisht litarin e helikopterit.

Në tragetin Norman Atlantic ka qenë duke udhëtuar edhe sopranoja e njohur greke Dhimitra Theodhosiu, aktualisht në Spitalin e Leces.

 “Ishte një tmerr, kam parë skena të frikshme  – ka treguar ajo për gazetën italiane La Repubblica –  Ata që na erdhën në ndihmë na bënë thirrje që tu jepnim precedencë grave dhe fëmijëve, por pashë burra që godisnin gra dhe fëmijë, i shtynin dhe i rrihnin për të mbërritur vetë tek mjetet e shpëtimit.  Edhe mua më rrahën, por u kundërpërgjigja. U pushtova nga një zemërim i madh i thashë vetes, ose tani ose kurrë dhe arrita me forcë te helikopteri…”

Sopranoja e mbijetuar nga Norman Atlantic

Sopranoja e mbijetuar nga Norman Atlantic

Sopranoja thotë në intervistën e saj që ishin “arabë” – (pashë turq, pakistanezë e irakenë që u vendosën në rresht dhe godisnin gratë dhe fëmijët për ti hapur rrugën vetes drejt urës nga ku kapeshe për në helikopter – ka deklaruar ajo) – por mënjanë shtetësitë, në traget kanë ndodhur nga të gjitha për të siguruar një vend në mjetet e shpëtimit.

Në situata si këto – shpjegojnë ekspertët – qeniet njerëzore nxjerrin në sipërfaqe natyrën e tyre të vërtetë.

Përballë vdekjes, përpara një perspektive të humbjes së jetës, janë pak ata që munden të mbajnë një sens etik dhe natyrë humane. Shumica mendon vetëm të shpëtojë. Me cdo kusht.

Situatën në Norman Atlantic e ka rënduar vonesa e ndihmës.

Sopranoja arriti të hipte në një helikopter pas  vetëm pas 18 orësh luftë me flakët dhe të ftohtin.

Kishte njerëz pas meje me shumë më pak fat. Iu desh të prisnin mbi 30 orë ose nuk ia dolën dot. E humb sensin e kohës, gjithcka të duket një përjetësi  – tregon ajo. / DITA

 

 

January 3, 2015 18:13
Komento

13 Komente

  1. opozitar i sfilitur January 3, 18:49

    e tmerrshme 🙁
    dhe te mendosh qe nderkohe qe ndodhte kjo Rama dhe Renzi benin selfie ne Tirane dhe flisnin per Europen nderkohe qe keta hanin njeri tjetrin 18 ore pa ndihme ne det dhjetori

    Reply to this comment
  2. ziku January 3, 18:50

    njerezit jane kafshe thelle thelle. Kot bejme si te civilizuar
    Hiqu parate dhe sigurine e jeteses dhe te shikosh cfare ndodh.
    nuk pyet me askush per humanizem

    Reply to this comment
  3. mig tr January 3, 18:51

    keta turqit jane burra legena
    ne ka me race te ulet se burrat e ketyre nuk behet
    te godasesh nje femije qe te shpetosh veten???
    ptutt!
    si i shef ne sy femijet e tu pas kesaj???

    Reply to this comment
    • hass January 3, 18:53

      ca lidhje kane turqit ketu???!!!!

      Reply to this comment
      • mig tr January 3, 18:53

        Turq jane pra ata qe godisnin grate dhe femijet, lexon ti apo lexon vetem komentet poshte sic bejne shumica e vulhumburve te uebit

        Reply to this comment
        • hass January 3, 18:54

          jo une lexoj.
          po ty e nderuar zonje mund edhe te te veje disi mendja qe kjo sopranoja eshte greke dhe dihet cfare racistash jane greket

          Reply to this comment
          • red January 3, 18:57

            sa per te bere nje sqarim mbi kete turq-grek-shqiptar…
            buk ka pyll pa derra por eshte gabim sh i madh te shash nje popull te tere per hir te disave.

          • zaman January 3, 19:00

            Ne turqi ka nje racizem ne rritje ndaj shqiptareve
            shikoni sjellejn e tyre police doganiere ndaj shtetasve me pasaporta shqiptare ne aeroporte e pika doganore.
            e gjitha rrjedhim i nje politike tev Erdoganit kunder shqiptareve ne administrate qe konsiderohen si mbeshtetes te Gylenit
            Shqiptaret e hershem arnaute kane qene krah Ataturkut ne laicizimin e Turqise dhe Erdogani eshte duke kthyer mbrapsht shume procese, ne rrugen prej diktatori qe ka zgjedhur.
            Vellezerit turq po nbxjerrin anen e tyre me te keqe.
            Une nuk habitem me rrefimin e e ksaj zonjes per menyren si jane sjelle ne traget sepse i njoh dhe e di qe e bejne

  4. ahmet January 3, 18:51

    e frikshme.
    mjere keta

    Reply to this comment
  5. gazi milano January 3, 18:52

    after pilaf been trim te gjithe
    por aty eshte puna te ruash qetesine dhe njerzillekun
    me sa duket pushtat mbeten pushta e burrat burra.
    perfytyroni cfare kane hequr ata qe mbyten italianet ne Otranto ne 97

    Reply to this comment
  6. conja January 3, 19:07

    po kojo fare “zonje” soprane ça la pas ,qe nga çasti qe u ngjit ne helikopter meqe paska zgjatur edhe 18 ore tjera golgota? kjo a shtyu ndonje femijë ?apo skishte me femije pas saj, po ndonje grua tjeter si ajo ,me e re ,apo pas 18 oreve kishin hypur te gjitha grate , ndryshimi ne mes saj dhe atyre qe ajo i quan turq, arab … qendron sipas vet asaj vetem 18h oret e para , pastaj edhe ajo eshte bere si ata !

    Reply to this comment
    • Dardan January 3, 21:50

      Po pergjigjen ta ka dhene vete mor mik, a nuk tha ajo ne interviste: Dhe i thashe vehtes, o tani o kurre, dhe arrita me force tek helikopteri. Kjo femer duket qe eshte nje rraciste e qelbur deri izotopth! Po ja qe flet per te tjeret sepse eshte sopranoooo,

      Reply to this comment
  7. CANI January 4, 08:37

    D.mth,zonja ne fjale me gjithe veshtiresite qe po kalonte arriti te percaktonte nenshtetesine e personave me karakter negativ.Bravo ajo eshte nje dedektive dhe jo nje soprano

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*