Sopranoja Ermonela Jaho propozohet si Ambasadore e Vullnetit të Mirë në UNESCO

June 8, 2018 18:02

Sopranoja Ermonela Jaho propozohet si Ambasadore e Vullnetit të Mirë në UNESCO

 

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro prezantoi zyrtarisht kandidaturën e sopranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, si Ambasadore e Vullnetit të Mirë në UNESCO, dhe gatishmërinë e saj, për të vënë emrin, zërin dhe famën e saj në shërbim të kauzave dhe projekteve të UNESCO-s.

Gjatë qëndrimit në Paris, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë dhe Kulturën, UNESCO dhe u prit në takim nga Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.

Kumbaro theksoi se do të ishte në nderin e Organizatës që të angazhojë një grua dhe një artiste të këtij niveli për të punuar e ndikuar që kultura të mbetet urë komunikimi mes të rinjve në mbarë botën dhe të luajë rolin që i takon në paqen dhe emancipimin e shoqërive në botë.

a.s/dita

June 8, 2018 18:02
Komento

2 Komente

  1. S'ka mundesi .eshte i zene ai vende . June 8, 19:43

    atje shteti rrumpalles
    i ka rezervu venin si ambasadore goces tjeter te islael kakares shkrimtarit me te merzitshem te te gjitha kohrave ne shqiperi uo kukumjacke !

    Manuela meriton me shume .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*