Soreca: Bashkëpunimi me Europol, një hap drejt BE-së

July 11, 2019 11:30

Soreca: Bashkëpunimi me Europol, një hap drejt BE-së

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca e quajti bashkëpunimin me Europol një hap drejt BE dhe hapjes së negociatave.

“Numri i operacioneve dhe koordinimi i Shqipërisë me Europol janë rritur.

Ato kanë sjellë rezultate në rritjen e goditjes së grupeve kriminale. Policia e Shtetit shqiptar është e aftë për t’u angazhuar në shumë operacione policore me partnerët europian.

Ky operacion ndihmon edhe në angazhimin e Shqipërisë në fushën e sigurisë por edhe në procesin e hapjes së negociatave me BE.

Unë jam shumë krenar që po e shoh një gjë të tillë në Shqipëri dhe jam më shumë i bindur se puna e Europol do jetë shumë e mirë në bashkëpunimin me policinë shqiptare. Ne do të ndihmojmë Shqipërinë për të pasur më shumë rezultat.

Edhe mbështetja në aspektin teknologjik është mjaft e rëndësishme për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin dhe sigurinë në vend. Rezultatet kanë qenë pozitive në ruajtjen e kufijve dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm.

E gjitha kjo tregon se BE është duke aplikuar strategjinë e vet në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Soreca.

j.l./ dita

July 11, 2019 11:30
Komento

3 Komente

  1. Urraaaaaaaaaaaaaa . OSBE -jaaaaaaaaa Aplauz July 11, 12:24

    Tregetoj Karamele te helmume per ata qe s’i tremben vdekjes .

    ( MIR GLAUBEN DU BRINGST UNS KEIN GLÜCK ! ) 🙁

    Reply to this comment
  2. Format July 11, 13:15

    Ky duhet te formatoje veten me kete trapllek qe thote. Ai vetem do te thote SE eshte duke ngordhur per NE. Interpoli te hetoj Klosin ngerdhyesh qe dika shume por nuk fleet hapur. Riciklim pislleqesh. Me I lumtur del gazetari per diten e punes.

    Reply to this comment
  3. Salamandra July 11, 14:20

    Sa largepames Luiģhi ?! Duhet shperblyer para se ti mbaroj mandati

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*