Soreca prezanton sot progres-raportin me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë

May 30, 2019 10:05

Soreca prezanton sot progres-raportin me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë

Ditën e sotme ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigji Soreca do prezantojë  progres-raportin e Komisionit Europian me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë.

Prezantimi i tij do të bëhet në sallën e seancave plenare.

Komisioni Europian rekomandoi pa kushte hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Mogherini u shpreh se “Shqipëria është gati, negociatat të çelen sa më shpejtë! Rekomandimi ynë bazohet në çështje teknike, jo në kriza politike”.

Ndërsa Hahn tha se “Reformat duhen shpërblyer nga BE”.

Kreu i PPE, Kukan shigjetoi opozitën “Të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit”.

e.t./dita

May 30, 2019 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*