Soreca, takim me kreun e KED: Keni mbështetjen e plotë të BE

February 11, 2019 17:26

Soreca, takim me kreun e KED: Keni mbështetjen e plotë të BE

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.

Në një postim në twitter, Soreca thotë se Bashkimi Europian mbështet plotësisht punën e rëndësishme të Këshillit.

Sot takova Ardian #Dvorani, Kryetar i Këshillit të Emërimit të Drejtësisë. #BE mbështet plotësisht punën e rëndësishme të Këshillit. Mbështetja teknike dhe administrative është e nevojshme për Këshillin që të kryejë detyrat e tij të rëndësishme”, shkruan Soreca.

“Tani që fillon vlerësimi dhe renditja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, – vijon më tej Ambasadori, – është e rëndësishme që zbatimi i rregullave të brendshme të bëhet në një mënyrë që ruan pavarësinë e anëtarëve të Këshillit”.

o.j/dita

February 11, 2019 17:26
Komento

2 Komente

  1. Krist February 11, 18:12

    Sa i gezuar,dukesh more zoti Luigji!?Ta kemi zili,kete buzeqeshje,duket sikur te del nga shpirti! Por a ka rendesi ky gezimi juaj-per shqiptaret,-,qe sikurse edhe ishet amerikani Donald Lu dhe floke kuqja kroate,i shkonte buza vesh-me-vesh,bile aq te gezuar ishin,sa perqafoheshin edhe ne lozhen e Parlamentit shqiptar,se i dukej vehtja si ne skene.Pra gjithkund dhe gjithmone,per ju qe vini te punoni ketu, Shqiperia,ju duket si nje teaater i madh (shikoje edhe Dvoranin,si perpiqet te tregohet i qeshur,por buzet,i mban te mbyllura,sikur don te thote:teatri vazhdon,nuk keni pare gje akoma ),ku ju te BE keni ardhur,per te vene nen zap popullin,e jo qeverine qe s’po le gje pa bere,ne kurriz te ketij populli.Te pakten mos e fyeni,me keto buzeqeshjet tuaja vesh-me vesh.

    Reply to this comment
  2. Kocodhima February 12, 02:07

    Soreca ti dhe standarti i Vlahutin, dilni ne foto me kete qe kishte “harruar” te deklaronte gati 100 mije dollare, dhe per vetingashet e Rames nuk ishte problem, as per OMN nistet e tu.
    Te q..sha reformen e dvoranisteve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*