Soreca thërret në takim partitë e vogla të koalicionit opozitar

April 24, 2019 15:51

Soreca thërret në takim partitë e vogla të koalicionit opozitar

Mes krizës politike që ka përfshirë vendin tonë, Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca do takohet me partitë e vogla opozitare, të cilat nuk u regjistruan në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Takimi do zhvillohet të enjten në orën 16:00, pranë zyrave të delegacionit të BE në Tiranë. Në takim me ambasadorin do marrin pjesë krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK dhe PR.

Këto parti u bënë pjesë e koalicionit opozitar të mërkurën (23 prill), dita kur KQZ mbylli afatin për regjistrimin e partive, që do të jenë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

14 parti të opozitës firmosën marrëveshjen ku angazhohen për mos pjesëmarrje në proces.

Përfaqësia e PD  nënshkroi paktin me 10 pika fillimisht me republikanët e kryesuar nga Fatmir Mediu, më pas me Agron Dukën e PAA, Vangjel Dulen e PBDNJ, Nard Ndokën e PD, Dashamir Shehi të LZHK, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe në fund me Monika Kryemadhin e LSI.

Në marrëveshje nënvizohet se partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.  E për këtë rruga e vetme shihet formimi i një qeverie tranzitore me mandat të posaçëm.

l.h/ dita

April 24, 2019 15:51
Komento

1 Koment

  1. Fate Mehdiu bir i (kurves) faturinos April 24, 18:23

    Pirdhni te liroheni. Akoma me qeverine tranzitore keta mytebere. Shkoni ne zgjedhje, perballuni me voten e sovranit . Perndryshe hani pacen e SHQUP-it dhe te Mones Lesheliste dhe shkoni ne gop te semes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim