Soreca: Urgjentisht të bëhet vlerësimi i pas fatkeqësisë, shumë i rëndësishëm!

November 30, 2019 19:20

Soreca: Urgjentisht të bëhet vlerësimi i pas fatkeqësisë, shumë i rëndësishëm!

Ambasadori i BE, Luiggi Soreca tha se BE është e gatshme të ndihmojë me planin e ndihmës dhe rindërtimit.

Nga Pallati i Kongreseve, në takimin e  Kryeministrit Rama me ambasadorët e huaj, Soreca tha se tani është shumë e rëndësishme të bëhet vlerësimi i pas fatkeqësisë.

Fakti që komisionari po vjen këtu të mërkurën, është një shenjë e fortë që ne duam t’ju jemi pranë dhe se jemi të gatshëm të bëjmë atë që nevojitet, që të shikojmë planin e ndihmës dhe rindërtimit. Për mendimin tonë, duhet të bëhet vlerësimi i pas fatkeqësisë që është shumë i rëndësishëm. Është shumë e rëndësishme që të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Çdo institucion që doni të komunikoni do t’ju kërkojë vlerësimin e pas fatkeqësisë. Do të donim të shprehnin gatishmërinë që këtë bashkërendim ta zgjerojmë përtej vende anëtare, me ato shtete që janë pranë mekanizmit tonë. Ne jemi gati të marrim interesa gatishmërinë atyre që duan të na bashkohen. Jemi të gatshëm të shërbejmë si pikë kontakti, përtej bashkërendimit tonë”, u shpreh Soreca.

 

l.h/dita

November 30, 2019 19:20
Komento

2 Komente

  1. Gzim Kulufi November 30, 19:33

    Po, ja po e marr tani une ne telefon Mariken, dhe gati e ke vleresimin!

    Reply to this comment
  2. $$$ November 30, 20:26

    Cdo nndihme qe mund ge jepni duhet te filloje nga ekspertiza e objekteve te demtuara nga termeti.Ju duhet te ndaloni prishjen e tyre pa u bere ekspertiza .Ate nuk duhet ta bejne inxhinieret Shqiptare.Gjithashtu eshte e domozdoshme qe te behet ekspertiza e te gjitha objekteve ndertimore ne Shqiperi perpara se te ndodhin fatkeqesi te tjera….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*