Sorecca kërkoi mbi 75 magjistratë, Sadushi: S’mund të pranojmë çdo konkuret

February 4, 2019 11:43

Sorecca kërkoi mbi 75 magjistratë, Sadushi: S’mund të pranojmë çdo konkuret

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, është dakord me kalimin e pragut prej 75 kandidatësh për shkollën e Magjistraturës të kërkuar nga Ambasadori europian, Luigi Soreca.

Por nga ana tjetër, ai theksoi se është e pamundur që të pranohen aq magjistratë sa edhe konkurojnë.

Ta kalojnë këtë prag por jo aq sa konkurojnë sepse është e pamundur. Por që të kalojnë 75 në analizën që bëjmë ne si shkollë, duhet të ketë shumë konkurentë. Ka dhe një studim i përgjithshëm që bëhet nga ana jonë. Përgjithësisht rreth 25%  e studentëve kalojnë, por varet dhe nga brezat, momenti. I keni të gjitha mundësitë që ky testim që zhvillohet në shkollë t’ju mirëpresë dhe tu bëjë që të ndiheni mirë.

Tre ditë më parë, ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca kërkoi nga Shkolla e Magjistraturës që të pranojë më shumë se 75 kandidatë në mënyrë që të përshpejtohet procesi i reformës në drejtësi.

Soreca: Së fundmi KLD dhe KLP përcaktuan një numër prej 75 kandidatësh që do të pranohen në programin fillestar të trajnimit për periudhën 2019-2020. Për një kohë të gjatë, BE-ja kishte kërkuar një rritje të tillë dhe ne e mirëpresim këtë hap shumë pozitiv. Megjithatë, do të kemi nevojë edhe për më shumë kandidatë me përparimin e reformës në drejtësi, dhe në veçanti të vetingut.

Shkolla e Magjistraturës do të pranojë 75 magjistratë të rinj deri në 2023 pas zhbllokimit nga KLP dhe KLGJ

Deklaratat Sadushi i bëri gjatë takimit me konkurentë të ardhshëm për testimin që do të zhvillojë shkolla e Magjistraturës në muajin prill, në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese të ndërmarrë së bashku me Euralius.

Sokol Sadushi: Pozicioni që ka magjistrati është përgjegjësi shumë e madhe, ata që do të jenë fitues.Të jesh magjistrat është përgjegjshmëri shumë e madhe, e shikoni situatën në drejtësi, të gjithë i kanë sytë nga shkolla. Por duke pasur sytë nga shkolla, i kanë nga ju. Është një prag që duhet kapërcyer por që sjell shumë kufizime që lidhen me profesionin e magjistratit.Programi i pranimit është ai që keni parë në web.Jemi të detyruar të rishikojmë fondin e pyetjeve. Ju nuk jeni studentë që sapo jeni diplomuar por jeni juristë që punoni në sektorë të ndryshëm të drejtësisë.

l.h/ dita

February 4, 2019 11:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin