Soros kërkon të largohet nga Hungaria. Serbia, “streha” e radhës

April 21, 2018 17:17

Soros kërkon të largohet nga Hungaria. Serbia, “streha” e radhës

Fitorja e radhës e Viktor Orban ka vendosur në pikëpyetje të ardhmen e institucioneve të George Soros në Hungari.

Nisur nga sulmet e Orbanit ndaj filantropistit Soros në fushatën zgjedhore, rrjeti i fondacioneve është vendosur në kërkim të një vendi tjetër për hapjen e institucioneve të tij, dhe mendohet se një ndër këto vende mund të jetë Serbia.

Djali i George Soros, Alexander (në foton e mësipërme), që mban edhe postin e zv.drejtorit të Bordit të Drejtuesve të Fondacioneve për Shoqërinë e Hapur, u takua së fundmi me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

“Fondacioni për një Shoqëri të Hapur është gati të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të komunitetit rom në Serbi. Alexander Soros shprehu gatishmërinë për të ndihmuar gjithashtu në reformat që ka ndërmarrë vendi, forcimin e institucioneve dhe të proceseve demokratike në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga presidenca serbe, pas takimit.

Ky takim u realizua në njëjtën ditë kur mediat raportuan se Fondacioni për një Shoqëri të Hapur dhe institucionet e tjera të George Sorosit po shqyrtonin seriozisht mbylljen e zyrave të tyre në Budapest.

Afrimi i presidentit serb me George Soros shihet me dyshim, pasi në mars të vitit 2017, Aleksandar Vuçiç i lidhte protestat antiqeveritare të asaj kohe në Beograd dhe Rusi me emrin e filantropit.

s.a/dita

April 21, 2018 17:17
Komento

2 Komente

  1. intelektuali April 21, 22:15

    George Soros filantrop?

    QE KU I KA SHKELUR KEMBA NUK KA MBIRE BARI

    Le te vije kembekryq ne Shqypni, sepse e pret Edi Rama me dyer te hapura

    Reply to this comment
  2. A April 22, 14:19

    E perzen Hungaria GEORGE SOROS qe e njeh dhembe e dhemballe, por ka politikan ne Ballkan te tipit EDI KRISTAQ ANETA RAMA qe e presin krahe hapur. Ti marçin te keqen GEORGE SORROS, ka kush e pret, e nderon dhe e rrespekton si familje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*