Soros në Davos: Google dhe Facebook i kanë ditët e numëruara

January 26, 2018 11:58

Soros në Davos: Google dhe Facebook i kanë ditët e numëruara

 

Investitori dhe filantropi George Soros lëshoi një sulm të ashpër mbi gjigantët e teknologjisë në Samitin e Davosit të enjten, duke i quajtur ato monopole që mund të manipuloheshin nga autoritetet për të shkatërruar demokracinë.

Gjatë një darke vjetore në Forumin Ekonomik Botëror, të mbajtur këtë javë në vendpushimin alpin zviceran, Soros shpalosi pikëpamjet e tij në një mori temash, përfshirë Presidentin Trump dhe spekulimet lidhur me kriptomonedhën bitcoin.

Por një pjesë e madhe e zemërimit të tij u rezervua për gjigandët e teknologjisë së Silicon Valley, të cilët, argumentoi ai, duhet të rregullohen më rreptësisht.

“Facebook dhe Google kontrollojnë në mënyrë efektive mbi gjysmën e të gjitha të ardhurave nga reklamat në internet”, tha 87-vjeçari.

“Ata pretendojnë se janë thjesht shpërndarës të informacionit. Fakti që ata janë distributorë monopolistë i bën ato publike, prandaj ato duhet t’i nënshtrohen rregulloreve më të rrepta, me qëllim të ruajtjes së konkurrencës, inovacionit dhe qasjes së drejtë dhe të hapur universale”, theksoi Soros.

Ai parashikoi se gjigandët e teknologjisë do të “komprometonin” veten për të hyrë në tregjet kyçe si Kina, duke krijuar një “aleancë ndërmjet shteteve autoritare dhe këtyre monopoleve të mëdha dhe të pasura të TI-së”.

“Kjo mund të rezultojë në një rrjet të kontrollit totalitar, të cilin as Aldous Huxley apo George Orwell nuk mund të kishin imagjinuar”, paralajmëroi ai.

Me parashikimin se qeveritë do të fillojnë të rregullojë më shumë sektorin, ai tha: “Davos është një vend i mirë për të njoftuar se ditët e tyre janë të numëruara.”

Soros tha se këto “martesa të padrejta” ka të ngjarë të ndodhin së pari në Rusi dhe Kinë.

Manjati i lindur në Hungari gjithashtu akuzoi Presidentin Trump për përpjekjen për të drejtuar vendin si një ndërmarrje kriminale.

“Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Trump do të donte të krijonte një shtet mafioz, por nuk mundet, sepse Kushtetuta, institucionet e tjera dhe një shoqëri civile e gjallë nuk do ta lejojnë atë”, tha Soros gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror.

Në forum, investitori 87-vjeçar gjithashtu paralajmëroi se tensionet mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut kanë vënë në rrezik mbijetesën e civilizimit njerëzor.

“Rritja e udhëheqësve si Kim Jong-un në Korenë e Veriut dhe Donald Trump në SHBA kanë shumë të bëjnë me këtë”, tha ai.

“Të dy shfaqen të gatshëm të rrezikojnë një luftë bërthamore në mënyrë që të mbajnë veten në pushtet”.

Megjithatë, ai parashikoi se thirrja e presidentit të SHBA-së nuk do të zgjaste: “Unë e konsideroj atë si një fenomen thjesht të përkohshëm që do të zhduket në vitin 2020 ose edhe më shpejt”.

I njohur për tregtinë e tij të suksesshme monetare, Soros gjithashtu hodhi poshtë bitcoin-in si një “flluskë tipike”.

Por ai tha se kriptovaluta ka gjasa të shmangë një përplasje të plotë sepse autoritarët do ta përdorin ende për të bërë investime sekrete jashtë vendit.

Por parashikimet tradicionale të investitorit në Davos jo gjithmonë dalin të sakta.

Vitin e kaluar në Zvicër ai paralajmëroi rënie të aksioneve pas zgjedhjeve të Trump, dhe se ritmi i rritjes së Kinës ishte i paqëndrueshëm.

Por rritja e Kinës ka vazhduar, ndërkohë që aksionet e SHBA-së po shënojnë rregullisht rekorde të larta.

January 26, 2018 11:58
Komento

8 Komente

  1. Arben January 26, 13:10

    Jo parashikimet e tij nuk dalin gjithmone.

    Kjo nuk vlen si thenie, sepse ky nuk ka parashikime,

    cfare flet, jane thjesht urdhera pune per armaten e

    paraziteve qe puneson ( tek ne, Lali eri dhe luli vogel)

    per manipulimin e njerezve me qellim zhvatjen e tyre.

    Aty ka ndjere lezetin e madh, keshtu u be miliarder

    me 1990 dhe eshte natyrore keshtu vazhdon.

    Cfare eshte per tu habitur eshte

    “sa qorra bibe, paskan qene njerezit”???!!!

    Reply to this comment
  2. Claus January 26, 13:10

    Ja, paska shkuar ne Davos krimineli plak 87 vjecar per te treguar filantropizmin e tij si njeri human, i majte dhe progresist.

    Ukrainen e coi ne gjakderdhje, Gjeorgjine po ashtu, projektoi plane per nisjen e milionave refugjate neper Europe, shkaktoi kriza bankara si ne Rusi, Londer dhe vend te tjera dhe tani na tregon se rrjetet sociale ne qenkan te demshem.

    Po ato revolucionet ne Egjipt, Tunizi, Siri qe nisen po ashtu nag keto rrjete perse nuk i gjykon per keq ky plakush miliarder?
    Gjaku shkoi lume

    Bijte e tij i gjen kudo neper Europe. Ne Shqiperi ke Ramen, Veliajn, Spiropalin qe kane studiuar ne USA me parate e tij dhe jo nga shitja e fiqve.
    Ne Serbi ke Vucic, Saakashvilin e ka ne burg ne Ukraine, ka Merkelin dhe Schulzin ne Gjermani, familjen Clinton ne USA, ambasadorin Lu ne Tirane etj,etj,etj.

    Se kur do te na shporret nga syte ky njeri nuk e di, por nje gje eshte e vertete, ky urrehet kudo dhe ku shkelin “bijte” e tij ka gjithmone probleme dhe zullume sociale.

    18 miliarde ka derdhur se afermi per ato fondacionet e tij te shoqerive te hapura nga ku perfitojne dhe NGO-te shqiptare.
    Dicka do te ndodhe diku, per kete jam i sigurte.
    Te shohim. Shume qeveri ja kane vene kufirin tek thana dhe meire kane bere.

    Reply to this comment
  3. Gringo January 26, 15:54

    Po Lulushin e harrove Claus? Ai vete e pranoi qe studimet jane financuar nga SOROS. Apo edhe kete do ta mohosh??? Parate ja kerkoni ju vemje vrastare por tani na dilni me trumpiste se clown-i me orange toupee.

    Reply to this comment
    • Socialisti i Ndershem January 26, 17:52

      Po ku e degjove ti ” qe e paska thene vete” , nga Mero Baze apo nga Balla?
      Po qe e gjithe qeveria dhe administrata e larte eshte e gjitha Sorriste si nuk e paske degjuar.
      Nese je socialist dije mire se Ramen asgje nuk e lidh me socialistet, nese je Rilindas vazhdo detyren se je ne te drejten tende ( edhe per pak dite ).

      Reply to this comment
      • Claus January 26, 19:10

        Ndoshta Gringo mund te kesh te drejte. Qellimisht nuk e vendosa emrin e Lul Bashes se isha i sigurte qe do te kishte reaksione dhe ti ishe i pari.

        Kam frike se ne protesten e neserme perseri eshte Soros ne hije. Dyshoj shume, se ajo eshte e projektuar diku tjeter per ti dhene shkas Rames, i cili nga “presioni popullor” te pranoje te beje nje qeveri me Bashen dhe njekohesisht nje koalicion te madh si ne Gjermani.

        I qan syri per nje koalicion PS-PD, sepse plani i 24 qershorit nuk i doli, dhe keshtu bie rehat populli dhe Shqiperia, ndersa tenderat dhe koncensionet i ndajne se bashku.

        I mban mend ca emra ministrash dhe ministresash si Mesida, Nesida, Etilda a ku ta di une?

        Mund te jene vende rezerve per te ardhurit nga PD.
        Rama ashtu si te ve, ashtu dhe te heq.
        Harrove Biben e KQZ dhe disa te tjere?

        Ne fund te fundit LSI ka per te ngrene kokrren e ullirit dhe kjo u intereson te dyve.

        Kaq po te them dhe me beso, nuk e kam ashtu kot, por eshte analize me baza.

        Reply to this comment
        • Denkzettel... January 27, 11:53

          Çfarë bazash të forta ka anliza tënde z. Nikollaq? Se po të ishte për koalicion të madh me PD-në, PS-ja atë duhet ta kishte bërë, ashtu si ja rekomanduam, qysh në 2013-ën, dhe jo tani pas pilafit.

          PS-së aso kohe do t’i duhej të bashkëqeveriste me krundet e Salaudin bajraktarit, dhe vërtet do të turpërohej po aq keq sa me LSI-në në sytë e elektoratit rilindjot, por ama kështu të paktën do e kishte nxjerrë perfundimisht nga loja Like florinë, strumbullarin e sa e sa të këqijave, dhe shkaktarin e protestës së dhunshme të 21 janarit.

          Sot situata do ishte shumë here më e qetë se sa sot dhe bashkarisht mund të arrinin dhe kompromise në shërbim të vetvetes,pse jo dhe të qytetarëve.

          Nëse kjo formulë do ishte paramenduar dhe praktikuar qysh atëhere, atëhere s’do ishte nevoja të flakeshin në erë gjithë ato miliona për fushatën elektorale të 2013-ës. Edhe brekëgrisur, edhe fodullë, idiotë të tillë vështirë se i gjen në botë.

          Unë mendoj se me këtë formulë do të ishte eliminuar edhe kasaphana administrative, se kështu zyrat, doganat, etj. nuk kishte pse të zbrazeshin nga bedelat pedeistë dhe të mbusheshin me bedelat e leshelistë, se fundja tërë bedelët një surrat kanë, apo jo?

          Po të pranonim spekullimin se protesta e 27 janarit mund të jetë financuar nga Sorosi, me qëllim zbutjen e tensionit dhe krijimin sa më të shpejtë të një koalicion te madh, atëhere, për mendimin tim, kjo do të ishte koha më e gabuar se mund ta hante thellë e më thelle kallamin e shqerit prej elektortit gjithnjë e në tkurrje. Abstenimi dhe bojkoti i zgjedhjeve të fundit ishte tamam një shkulje veshi për të gjitha partitë. Edhe këtë mendjelehtësi do të kishte mangut PS-ja, se me kaq trapllëqe sa ka bërë ajo përgjatë pesë viteve në qeverisje, ajo vështirë se mund ta ngejë kokën lart në politikë.

          TT

          Reply to this comment
  4. return of the saint January 26, 16:40

    Sorros perfaqesuesi brilant I kapitalit financiar ka plotesisht te drejte

    Reply to this comment
  5. TT January 27, 10:17

    Kur një kaubojs i gringuar kërkon të “replikojë” (lexo: sulmojë verbalsht) një klloun të clauzuar, gallata të nderuar lexues është 100% e garantuar…

    Që thoni ju, që s’thoni asgjë, sorraku është pjesë e rrethit të ngushtë të përfituesve më të mëdhenj të botës së kapitalit, dhe si i tillë përfaqëson dhe mbron vetëm interesat e tyre. Janë pikërisht këta “filantropë”, ata që kërkojnë të vendosin mbi fatet e popujve në botë, duke u munduar me të gjitha mënyrat, që të sjellin kudo në fuqi njerëzit e besueshëm, të financuar dhe të trajnuar prej tyre.

    Se ç’diskutohet në thelb gjatë mbledhjeve të kryeqeveritarëve dhe kapitalistëve më në zë të botës, herë në samitin e Davos, herë në konferencën e Bilderbergut në Dresden, etj., këtë askush përveç pjesëmarrësve s’mund ta thotë me saktësi. Publike bëhet zakonisht vetëm “maja e ajsbergut”. Shumë prej gazetarëve të pavarur investigativë, ose nuk u jepet fare akses në pjesëmarrje, ose u vihen në dijeni gjëra të përgjithshme, pasi këto takime bëhen zakonisht nën masa të rrepta sigurie dhe prapa dyerve të mbyllura.

    “Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Trump do të donte të krijonte një shtet mafioz, por nuk mundet, sepse Kushtetuta, institucionet e tjera dhe një shoqëri civile e gjallë nuk do ta lejojnë atë”,– tha Soros – duke lënë të nënkuptohet, se forma të tilla “qeverisjeje” po ushtrohen diku fshehurazi dhe diku haptazi në disa vende të botës, kushtetuta e të cilave shërben si furçë për të llustruar këpucët firmato të mafiozëve në pushtet, ku institucionet janë shndërruar në bordello biznesi, dhe ku shoqëritë dikur homogjene janë shpërbërë gradualisht si pasojë e globalizimit, shtimit të theksuar të individualizmit, rënies graduale të nivelit arsimor tek masat, si dhe përzjerjes dhe shkartisjes së qëllimshme të shoqërive me popuj diversë me kultura, tradita dhe zakone të ndryshme, duke inskenuar kështu futjen e përçarjes në shoqëri për një sundim sa më të thjeshtë e të ëmbël.

    Rallëherë në historinë e njerëzimit ka patur lëvizje dhe shpërqëndrime kaq masive popujsh se sa këto vitet e fundit. Miliona refugjatë nga vende të varfra po enden tashmë rrugëve drejt perëndimit për një jetë më të denjë njerëzore. Miliona të tjerë janë në pritje. Të gjitha këto flasin për rritje krizash ne vende të varfra dhe shtim i inflacioni në vendet e pasura. Përqendrimi i kapitalit në pak duar dhe zgjerimin e gërshërës midis të pasurve dhe të varfërve, s’mund të mbesë fare pa pasoja të ngjashme me ato të viteve ’30-të. Deri atëhere “filantrapave” do u jetë trashur e dhjamosur zverku… Le të zhdëpen dhe një herë për herë të fundit, para se anija të fundoset, e t’i marrë me vete në fund të detit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*