Soros, gjithmonë e më prezent…

February 13, 2016 21:18

Soros, gjithmonë e më prezent…

Portali ResPublica shkruan se ka rëndësi politike të dorës së parë vëzhgimi i asaj që po ndodh me emrin e Soros së fundmi.

“Emri dhe aktiviteti i tij në Shqipëri që i asociohet disa prej emrave të njerëzve publikë dhe vendimmarrës në vend, po transformohet gradualisht në një paradigmë për të shpjeguar lëvizjet e fundit politike” – shkruan portali.

Një aktivist me profesion avokat, Altin Goxhaj, i afërt me PD-në, ka disa kohë që promovon në profilin e tij në Facebook një linjë qëndrimesh kundër Sorosit. Duke bërë thirrje edhe për protesta. Këto thirrje njohën një shkallë tjetër kur Goxhaj, përmes një interviste publikuar fillimisht në “Balkanweb” do të rendiste emrat e personave që janë “nomenklaturë sorosiane”.

Që këtej, pra nga trajtimi në nivel konspiracioni i dukurisë Soros, u kalua në nivelin politik. Sali Berisha, foli në vetë të parë për miliarderin amerikan, fillimisht në Facebook dhe pastaj në Parlament.

“Dardha e ka bishtin mbrapa dhe dardha është Xhorxh Soros, kam marrë emaile për të. Sorosi është një kryespekulant botëror që mbështet klikat komuniste në vendet ish-komuniste”, tha ai.

I jep tjetër dimension dhe i shton besueshmërinë idesë së komplotit sorosian përfshirja në debat e studiuesit Aurel Plasari që e quan “Rrjetin Soros” në Tiranë si “fidanishte për futjen në dorë edhe në Shqipëri të pushtetit politik, atij ekonomik, madje edhe atij kulturor qysh prej vitit 1993 dhe deri më sot”.

“Prej vitit 1993 zotëria e tij multimiliarderi superbatakçi zbriti personalisht në Shqipëri dhe më bëri nderin duke më atakuar personalisht në një konferencë shtypi ngase nuk i isha bindur organizatës së ndërtuar prej tij, madje e kisha denoncuar publikisht në shtyp veprimtarinë e saj…” – shkruan Plasari.

Gjithë kjo qasje për ta çuar praninë e Sorosit në Shqipëri në stadin e një rreziku sorosian plotësohet edhe sot me një shkrim në gazetën e djathtë “Standard”, e cila përdor një foto që flet më mirë sesa teksti.

Ky i fundit është një analizë kritike e punës së gazetarëve të “BIRN” për çështjen CEZ dhe sidomos për financimin e tyre.

ResPublica citon edhe publicistin e njohur të teorive të konspiracionit, Kastriot Myftaraj në një opinion të vetin të datës 11 janar ku flet për Sali Berishën, Fatos Nanon e Ilir Metën.

“Sipas strategjisë sorosiane këta duheshin nxitur, madje mbështetur që të eliminonin njëri-tjetrin, që të hapej rruga për elitën sorosiane që të vinte në pushtet”, shkruan Myftaraj.

February 13, 2016 21:18
Komento

10 Komente

  1. raimond vlonjati February 13, 21:48

    Kerry qe vjen neser ne Tirane dhe Sorosi i jane shtepite ngjitur me njeri tjetrin

    Reply to this comment
  2. Interesant February 13, 22:28

    Të gjithë ata që kanë folur për Sorosin janë për t’i marrë në konsideratë, se të tërë janë burra të mirë që i duan të mirën Shqipërisë e të keqen vetes së tyre. Përhapja e këtij lajmi idiotesk u vjen në ndihmë taborrit të antishqiptarëve, përderisa mes tyre (fshehtas në krye të tyre) është Sali Berisha.

    Reply to this comment
  3. qytetari B February 13, 23:59

    Avokati Altin Goxhaj na qenka bere personazh! Po ai eshte nje rrugaç qe s’e ka shokun, nje idiot dhe injorante qe di ti beje freske krimit dhe hajduteve, ju ma paskeni marre per personazh. E tha Altin Goxha! Ulerime per ata qe i degjojne dhe emrin. Ate Kastriot Miftaraj, lereni, ai shikon fantazma naten dhe i tregon po naten tek Arjan Cani çdo te premte. Mos i merrni seriozisht se jane pjese e llumit te sotem.

    Reply to this comment
  4. Dielli mbi Korab February 14, 00:00

    Shqiperise nuk i ka ardhun asgje e keqe nga Fondacioni Soros,por nga Sali Serbi.
    Te gjith sorosianen jane inteletual qe punojne ne sherbim te Shqiperise dhe prosperitetit te saj.

    Reply to this comment
  5. SanderS February 14, 09:58

    Asnje e mire nuk ka ardhur ne bote prej cifuteve. C”do e keqe qe i vjen botes ka helmin cifut brenda. Mos mbroni kot nje bastard cifut te qelbur qe nuk e do askush ne bote vetem se na e paska sulmuar Berisha apo Goxhaj. Sorosi do nje bote te qeverisur nga interesa internacionaliste te financave internacionale, FMN. Pra nje bote te kontrolluar nga financiere cifute qe historikisht jane ushqyer me gjak popujsh. Prandaj FMN urrehet kudo e shpesh po perzihet nga vende te ndryshme si shkaktare kolapsi financiar e ekonomik.

    Reply to this comment
    • real February 14, 10:38

      Sander, Shqiperia eshte vend i vogel dhe gjithmon do jete nen kotrodhin e superfuqive, ju si mendoni per me mire ose per te keqen me te mire te jemi nen kotrodhin Amerikan apo sllavo-rus!?

      Reply to this comment
      • SanderS February 14, 14:52

        Real – Nje vend i vogel nuk rri mes Amerikes e Rusise, por ose eshte sovran, ose eshte vasal. Sovran lumturon shtetasit e vet. Vasal lumturon te huajt si Soros qe i pijne gjakun me shushunjen FMN.

        Reply to this comment
  6. Nulland fan club of Albania February 14, 14:01

    FUCK E.u FUCK Rusia ,LOVE FOR USA …SORROS PASI TE ELIMINOJ PUTIN KETE VITE SIC BERI ME RUBLEN , DO MERRET DHE ME GOXHAJN DHE PLASARIN ,,OHHH QE SJU BIE PIKA. KOMUNISTE OTOMAN

    Reply to this comment
  7. Crusader February 14, 14:04

    Asnje e mire nuk i ka ardhe ketij vendi nga Aleanca Satanike e Sorrosit dhe “miqesia” tinzare Amerikane. Ata kane per ta shkaterruar kete vend, pasi te kene shkaterruar shpirtin e ketij populli. Dhe po ja arrijne axhendes se tyre te fshehte me sukses, duke blere te gjithe ata qe shiten (nje maxhorance ne kete vend) te keto forca te erreta.

    Reply to this comment
  8. Crusader February 14, 15:09

    Rendesi ka qe Sorrosi te shahet nga Sali Berisha dhe ky Goxhaj, dhe ai automatikisht eshte njeriu me i dashur per Shqiptaret sepse ata urrejne Sali berishen. Ahahahaha, Nuk e kuptoni qe po luajne poker me ju? Duke filluar qe nga Saliu i pari.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*