10 vjet nga vrasja e Xhindit. A është vrarë vrasësi i deputetit?

May 3, 2019 16:35

10 vjet nga vrasja e Xhindit. A është vrarë vrasësi i deputetit?

Dje u mbushën 10 vjet nga vrasja e deputetit Fatmir Xhindi.

Në korrikun e 2014-s, DITA intervistoi në burg Jaho Salihi Mulosmanin.

Ishte intervista e parë video pas 14 vitesh burg me të dënuarin përjetë për vrasjen e Azem Hajdarit.

Intervista u krye gjatë një serie intervistash të DITA-s video dhe audio që përfshin edhe Izet Haxhinë dhe Hamdi Haklajn.

Ndër të tjera në këtë intervistë e cila mund të lexohet e plotë duke klikuar KËTU, duke folur për vrasjen e Hajdarit,  Mulosmani tha:

Ky qe fati dhe do e pranoj. Por duhet zbardhur, mendoj unë. Pastaj ka dhe shumë vrasje të tjera. Pse nuk flasin për vrasjen e Fatmir Xhindit? E dinë të gjithë se kush e ka vra. E dinë të gjithë. E dini ju që në burg flitet më shumë sesa flitet jashtë?! Po të them pra të gjithë e dinë kush e vrau Fatmir Xhindin. Me kë është i lidhur ai, ku jeton, kujt krahu politik i takon, PS apo PD… Hetimin e bën prokuroria, po.. Por cila prokurori? Merret vesh në burg 6 muaj para se kush emërohet prokuror i përgjithshëm. A ka skandal më të madh? Flasin këta për drejtësi? Ke prokuror e gjyqtar me miliona euro. Kjo punë është ndërtuar mbrapsht …

Mulosmani gjatë intervistës për DITA, korrik 2014

Pas këtij pohimi, një grup prokurorësh udhëtuan nga Tirana drejt burgut të Burrelit dhe takuan Mulosmanin.

Fillimisht në media u tha atë kohë se lëvizja kishte të bënte me rihapjen e dosjes së Hajdarit.

Por vetë Mulosmani në një lidhje telefonike me DITA tha se prokurorët e pyetën për pjesën e intervistës ku kishte përmendur Xhindin.

“Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta. Kanë qenë dy prokurorë dhe një oficer gjyqësor. Kanë pyetur për Xhindin vetëm. U kam thënë mos më pyesni mua se nuk jam dëshmitar, ç’kam pas për të thënë e kam thënë në intervistën në DITA” – tha Mulosmani në korrik 2014.

Po për cilin e ka fjalën i burgosuri VIP i Burrelit?

Ai nuk përmendi emra, por një vit përpara realizimit të kësaj interviste, në korrikun e 2013-s media spekuloi pas një vrasjeje të trefishtë në Vlorë se shënjestra ishte një person, i cili ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatmir Xhindit.

Sipas asaj që shkruante gazeta Panorama në 29 korrik 2013, objektiv i atentatit të atyre ditëve në Vlorë ka qenë Sokol Isufaj.

Sokol Isufaj ishte i afërm me të fortin e Roskovecit në vitet ’90, Ardian Isufajn, i cili u vra në vitin 1996. Mësohet se Isufaj, djalë i vetëm, ishte shpërngulur prej vitesh nga Roskoveci për të jetuar në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit.

Ai ishte i martuar dhe baba i dy vajzave të vogla. Pas shpërnguljes në Fier, bashkë me të atin punonte si elektricist.

Vrasja në Vlorë korrik 2013, majtas lart, Sokol Isufaj

Pas ekzekutimit të deputetit Fatmir Xhindi në qytetin e lindjes, Roskovec, u shoqëruan mes shumë personash dhe anëtarë të fisit Isufaj, si dhe vetë Sokoli.

Ndërkohë, një burim nga Prokuroria i tha DITA-s pas intervistës së Mulosmanit se një nga personat e hetuar për vrasjen e deputetit Xhindi “është vrarë pak kohë më parë”.

Sipas të njëjtit burim, emri i tij “erdhi në krye të dyshimeve të Prokurorisë pas një rihapje të dosjes së Xhindit, kur një nga familjarët dorëzoi një gjurmë krimi të mbetur në vendngjarje, e cila u dërgua për ekspertizë në Angli në dhjetor të vitit 2012”.

Vrasja e të dyshuarit, ndërpreu pistën, por jo dyshimet.

Z.Xhindi, ish-deputet i PS (vitlindja 1960) u qëllua për vdekje në 2 maj 2009, në mbrëmje, pranë banesës së tij në Roskovec të Fierit.

Ende sot, 10 vjet më pas, vrasja është zyrtarisht pa autor.

Pavarësisht se disa të dhëna përputhen, ky pohim jozyrtar se vrasësi mund të jetë vrarë nuk është përfundimtar derisa Prokuroria të marrë përsipër publikisht pohimin.

Përndryshe qëllimet mund të jenë për ta çuar dosjen Xhindi drejt rimbylljes, pra për t’i faturuar një të vdekuri fajin e një krimi ndër më të rëndët në historinë shqiptare të pas 90-s.

o.p. / dita

May 3, 2019 16:35
Komento

16 Komente

  1. RRAhmon RRAjca May 3, 17:11

    Ehhh ky i shkret Xhind o mor vesht se ishte deputet kur hangri plumbin se der aher nuk e kish hap gojen ne parlament. Ashtu dhe une qe m’doli emri se isha deputet kur ai im bir u ngatrru me ate kurvicen qe e denoncoi per dhune pastaj hoqem te zite e ullirit per t’ja mbush mendjen me e terhjek at denoncim un e shoku Balla.

    Reply to this comment
  2. Mark U.K May 3, 17:56

    Shoket e vete e kan hequr.Ne fakt ka qene marakli femrash.

    Reply to this comment
    • shqipe May 3, 18:38

      te ka rene ne qaf ty o mark,te gruaja,te motra a te mema,Ku?
      si s’vure mend ne ate kafken tende te mbushur me mender ashish… o mark,te shkoj jeta karagjos o burr i dheut.Vure gishtin te pakten ne b… se ne kokke s’mundesh…

      Reply to this comment
    • Mark UK puseta e SHQUP-it May 3, 18:48

      Mos te ka lerruar tet moter o mark zhulsi. Pyete nje here ate gopqelburen tende te shpellave.

      Reply to this comment
  3. dashamires May 3, 18:25

    Ore ju te Dite’s, pse kaq pa respekt per kete te ndjerin ish-deputet Xhindon? Nuk gjetet ndonje fotografi tjeter po kete ku rafmetliu rrethohet nga nje tufe kokloqesh…

    Reply to this comment
  4. Artemisa May 3, 18:31

    Rama dhe Lleshaj per vrasjet qe behen sot thone :” Lajne hesapet me njeri -tjetrin”.
    Edhe 10 vjet me pare e njejta gje ka ndodhur.

    Reply to this comment
    • Popullore May 3, 19:06

      Per pseudonimin Artemisa. Vrasja e F. Xhindit eshte bere gjate fushates se zgjedhjeve per deputete ne Kuvendin e Shqiperise (2009); pra nuk ishte per “larje hesapesh”, por nje vrasje e paster politike.

      Reply to this comment
      • Gezim May 3, 19:29

        Xhindi kur u vra u mor vesh qe ishte deputet.

        Nuk ka lidhje fare puna politike.

        Vllezrit e tij e dine se perse u vra dhe kjo ceshtje eshte mbyllur.

        Reply to this comment
      • Artemisa May 3, 22:13

        Sa per dijeni ti je me pseudonim, kurse une, te pelqen ty apo jo, kete emer kam.

        Reply to this comment
  5. bart72 May 3, 19:33

    Ho rrobqir Po vete e keni vrare ju se hani kokat tuaja ho rrobqira klysha e kuq vete i bene homazhe Gramoz Ruci Mikiu Renato Camit hahahhahh

    Reply to this comment
  6. e vrau sali berisha , sido te perdridhni bythet ju pedera May 3, 21:43

    ashtu si vrau edhe tjetrin ne kukes ,

    per te perhapur panik ne zgjedhje .

    Asnji nuk do shpetoj i gjalle .

    Me kujtohet kur i vajten kriminelet e pd-s ne varrim

    surratin e putanes Jozefin qe nxinte por s’e fshinte dot

    se ishte ne dijeni se kush kishte bere krimin e ndihej

    e trembur edhe pse tentoj te mbante vehten

    vllai i saj djalli i shpelles eshte DHIA e krimit

    (jam punonjes kriminalistike dhe njohes mir i fytyres se fajtorit # kriminelit )

    Do vij dita e do sqarohet !

    Reply to this comment
  7. Vatra May 3, 23:45

    Po të ishte vrarë ndoj cub i partisë të Sali killerit dhe po të ishte në opozitë vaj halli për popull e qeveri da ti vente petrolin

    Reply to this comment
  8. kris 1 May 4, 02:15

    Nuk gjendet dot Dobi tani qe kemi shtet dhe kerkojme te gjenden dosjet e mbyllura
    Kam shprese tek dedektivi Brace

    Reply to this comment
  9. HOMORA May 4, 13:34

    Ha!!!
    kur intrigat thyren neper katakombet e politikes,dihet qe aty vendoset ne emer te perpilimit te planeve se kush duhet ka te drejte te jetoje dhe sa duhet te jetoje.Aty ku manipulimi i etjies per pasuri dhe pushtet behet mu perballe majes se hundes se popullit,qe me vullnet te verber ka deleguar pushtetin e tij nje klike apo klani apollogjik,dihet nje lufta e interesave shfrytezuese,perfituese,abuzuese,dhe denigruese si arme mbrojtie karshi VERTETESISE ka nje arme kunderpergjigjese,qe quhet e drejta azgjesimit me armen kriminale.
    Pra qe nga momenti qe konstatohet qe bashkepunetori kerkon te konkuroje iniciatorin e tij ne kete rruge perdhunimi ka vetme nje ilaç,e ky ilaç eshte eliminimi per ti shpetuar me çdo kusht demaskimit si hajdut-kriminel karshi interesave te popullit.
    Nga ku spikat qe ne nje klan ujqerish te uritur per gjak si e si per te mbajtur te ndezur aktivitetin e tyre kriminal per tre aresye,e para te mbjelli panik ne popull,e dyta te çorientoje vemendien e popullit nga krimi qe po i ushtrohet duke i grabitur tere pasurite publike,dhe e treta ti leri te kuptoje si popullit por edhe konkuruesve qe ligji talionit,dhemb per dhemb et sy per sy eshte arma jone me e rufeshme dhe me e pameshireshme.
    Pra godasim,qellojme dhe dermojme kur duam,si te duam,si deshirojme dhe si te na shojoje,pa dallim klani mik apo kundershtar,pa dallim interesash te perbashketa apo veçmas,deri ne momentin ku del ne drite se nje aktivitet kriminal po fiton territor mbi aktivitetin tjeter kriminal,qe nga ky moment skam me as kolaborator apo konkuruese,te gjithe futen ne listen e zeze pa dallim ngjyre klanore,apo medaljie aktiviteti trafikimi te mirash materiale apo morale.
    Per kete duhet te kini parasysh qe shteti eshte organizatori,ne mos qofte bashkepunetori i kushtetutes mafioze.
    Pra kur eliminohet nje koke shteti ferkon duart duke thene:
    Nje konkurent me pak,nje armik me pak kundra meje,pra me shume mundesi per te pasur diktat mbi tregtine e zeze te pasurive publike te popullit.
    kush kishte interes qe te eliminohej azemi?!
    bah kush e konsideronte azemin si konkurrentin e tij???
    Me kaq besoj se del si drita e diellit se ai,qe ne menyre te padrejte ka fituar pasuri ka vetem nje interes jetik dhe unik,ate te shtimit te saj dhe te mbrojties se saj me çdo lloj forme dhe metode,pak rendesi ka nese eshte kriminale dhe çnjerzore.
    Pra krimineli me i madh eshte politika-drejtesia dhe oligarshia qe pret e vret me emrin blasfematik “demokraci”.
    Pra o VELLEZER zgjohuni sepse ka frike se edhe jeta juaj eshte bere markentile,eshte shitur,biles kam frike se Shqiperia eshte vene ne anekand e se copat a e saja po shqyhen ashtu siç shqyhet nga ulkonjat nje ka i ngordhur.
    NGRIHUNI ne mer te familieve te juaja,ne emer te LIRISE suaj,ne emer te Nderit dhe Dinjitetit te juaj.
    Sot krimineli shtet vret me doreza te bardha sepse ai i djshmi vriste pa doreza.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim