22 vjet PS, Rama: Festa bashkë me atë të fitores, deri atëherë të luftojmë për çdo votë

Redaksia Online June 12, 2013 10:02

22 vjet PS, Rama: Festa bashkë me atë të fitores, deri atëherë të luftojmë për çdo votë

Kreu i PS-së uron përmes Facebookut festën e 22-vjetorit të partisë më të madhe të opozitës.

“Gëzuar ditëlindjen e PS gjithë anëtarëve të familjes sonë politike.

Kjo ditëlindje na gjen në prag të një fitoreje të madhe për një kthesë historike për Shqipërinë!

Le ta festojmë aty ku ndodhet secili, në fushën e betejës zgjedhore mes Rrënimit dhe Rilindjes. Le të urojmë njëri-tjetrin thjesht Gëzuar, me krenarinë që jemi në anën e Rilindjes e jo të Rrënimit.

Në fund të fundit, krenaria e të qenit në këtë parti buron më së pari prej të qenit të PS në krahun e duhur të historisë së shqiptarëve qysh në lindjen e saj.

Gëzuar miq e shokë, vajza, djem, gra e burra, pa dallim krahine e feje, që i jepni përditë jetë dhe energji kësaj familjeje të madhe!

Festën tradicionale të kësaj ditëlindjeje do ta bëjmë pas fitores së madhe të PS dhe “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, në zgjedhjet e 23 qershorit!

Deri atëherë le të luftojmë për çdo votë, shtëpi më shtëpi, zemër më zemër, në çdo cep të Shqipërisë që duam të rilindim!”, shkruan Rama.

 

Sot 22-vjetori i PS, do festohet bashkë me fitoren e zgjedhjeve

Sot është 22 vjetori i themelimit të Partisë Socialiste. Por partia më e madhe e opozitës ka zgjedhur të mos bëjë ndonjë ceremoni të madhe festive, duke e shtyrë atë për pas fitores të 23 qershorit.

Në fakt, më herët ishte menduar që të kishte një aktivitet për festën, ku të pranishëm do të ishin të gjithë themeluesit e PS-së, sigurisht me mungesë të ish-kryetarit Fatos Nano. Por duket se mendimi ka ndryshuar, me qëllim që të mos shpenzohen shumë fonde për festën, ndërkohë që ajo do të jetë mjaft më e madhe, pas fitores në 23 qershor, shkruan sot GSH. Mësohet se 22-vjetori i themelimit të PS-së do të festohet në çdo qark, nga vetë drejtuesit vendorë, në çdo njësi të PS-së.

Ndërsa vetë kreu i PS-së do të jetë sot në rrethin e Dibrës, ku do të zhvillojë takime intensive me banorët.

 

Redaksia Online June 12, 2013 10:02
Komento

40 Komente

  1. tahir June 12, 09:01

    vendi do te rilinde shume shpejt!
    ju jeni shpresa jone zoti rama
    vota jone do jete per ju
    duam rilindje me 23 qershor!
    ta hedhim saliun e te rindertojme vendin nga shkatrrimi!

    Reply to this comment
    • Gesti June 12, 10:08

      Krenar per gjithcka PS po ben ne sherbim te popullit. Eshte partia e te gjtiheve padyshim e jo e familjes se pushtetit. Eshte treguar ngahera. Solidare e humane ngahera. Ky do jete dhe viti qe do afirmohet si pastia me mbeshtetje absolute…

      Reply to this comment
      • fjoreta June 12, 10:19

        Pak dite na ndajne nga fitorja e madhe , nga suksesi historik i Partise Socialiste per te festuar 22 vjetorin, por edhe arritjen me te madhe te saj, clirimin e kombit nga nje regjim mbytes qe ka krijuar nje familje ne pushtet.
        Krenare per PS qe ve kauzen kombetare perpara interesave personale.

        Reply to this comment
    • kevin June 12, 10:23

      falimenderit PS qe na dha mundesin te jemi njerez te lire dhe te japim mendimet tona !! Falimenderit dhe Edi Rama qe po kontriubon per cdo gje e perkedo qe ka nevoj per liri dhe qe eshte i rrethuar nga gjera te kqija!! Do te bejm dhuraten me te madhe e ter shqiperia duke te kurorzuar si kryeministri jon me 23 qeshor dhe me shpresen te qenrosh sa me gjate ne ate post

      Reply to this comment
    • kapllani June 12, 13:08

      Si mund te thush qe je krenar per PS ?

      ckrenari mund te ndjesh per PS kur nuk ke bere asgje per PS,

      e vetmja gje qe ke bo eshte qe socialistet e vertet te PS,

      themeluesit e vertet te PS i ke larguar nga PS,

      cfare krenarie i ka ngel PS per tu pare?

      Reply to this comment
    • rilindje?! poshte rama June 12, 13:14

      ti zotri nuk mund te festosh asnjeren nga te 2 festat sepse ne rralle te pare ju skeni per ti fitu zgjedhjet,shqiptaret nuk tju besojne juve,nje psikopati,nje njeriu te papergjegjshem….

      ne rralle te dyte ju skeni si mund te festoni 22 vjetorin sepse nuk jeni ju ai qe duhet ta festoj 22 vjetorin.por ata qe e themeluan dhe ata qe e mbajten PS gjalle,ju te vetmen gje qe keni bere per PS eshte shkaterrim dhe largimin e socilaisteve te vertet…

      Reply to this comment
    • sidi June 12, 13:15

      duke hedhur Berishen nk mund ta rifilloni rindertimin e vendit por votoni Sali Berishen dhe ndryshimet do te vazhdojne. votoni 44

      Reply to this comment
    • nita June 12, 16:04

      Gezuar ditelindjen dhe fitore te madhe ne te gjithe shqiperine! Shpresoj shume ta rilindesh Shtetin shqipetar,po ashtu dhe Shqiperine e varfer!.fitore dhe vetem fitore!! me 23 qershor do festojm per clirimin e shqiperis nga tirani sali!!

      Reply to this comment
  2. mondi June 12, 09:03

    gezuar te gjitheve kete 22-vjetor!
    ashtu sic po festojme sot festofshim diten e fitores!
    zoti rama po krenoni partine socialiste dhe shqiperine!
    RILINDJE!

    Reply to this comment
    • Ervinni June 12, 10:16

      Eshte partia qe ne keto 22 vjet ka bere shume per kete vend, por eshte PS qe kemi sot e cila ka misionin historik e mbeshtetjen maksimale. Bravo RAma qe je ne balle te luftes me gjithe popullin nga pas, JEni shpresa e popullit e per kete voten masive do kesh

      Reply to this comment
  3. Endri June 12, 09:03

    Urime PS, ne 23 qeshor i gjithe populli do bashkohet me ju, dhe festa e 22 vjetorit te PS do jete edhe me madheshtore se vitet e tjera.

    Reply to this comment
    • Flogerti June 12, 10:17

      Vlerat me te larta nejrezore misherohen ne kete parti. Kjo eshte partia e nje populli qe kerkon perkrahje, solidaritet e humanizem,. Kjo eshte partia qe po na jep shprese per nje te neserme qe vlen, nje te neserme qe te gjtihe e miritojme

      Reply to this comment
  4. Maksi June 12, 09:05

    Gezuar per shuuuuuuuuum vjet dhe ta festojm kete ditlindje me nje dhurate shume te bukur !! Dhurata do jete surprize gjer me 23 qeshor!! Tegjithe do kontriubojm te votojm per PS !! Besoj se kjo do jete nje dhurate bukur per ju dhe per ne !! Gezuar per shume vjet dhe me nje qeverisje sa me te gjate ne pushtet

    Reply to this comment
  5. tea June 12, 09:07

    Festa e partis socialiste do te zhvillohet pas 23 qershorit bashke me dhuranten fantastike, fitoren e zgjedhjeve.

    Reply to this comment
  6. ora June 12, 09:10

    rilndje e padiskutueshme, berat po bucet nje shesh i tej mbushur njerzit jane te etur per drejtesi dhe spitale funksionale, berate ehste nje histori me vet , ruhet nga te huajt te gjithe do ta donin nje vend si ai

    Reply to this comment
  7. Kiki June 12, 09:14

    urime zoti rama! le ti fitojme keto zgjedhje! duam rilindje! ne duam dike qe te na prije para jo prapa si saliu! voto nr29 !

    Reply to this comment
  8. Ani June 12, 09:17

    vendim shume i mire kjo shtyrja e festes per te ulur shpenzimet.
    kjo eshte shenja e pare qe tregon ndryshimin mes PS dhe Pd, pd -ja shpikte festa edhe i bente te medha duke harxhuar mijera euro vetem per te treguar se gjerat jane mire dhe kemi rritje ekonomike..ata e kane thelluar borxhin duke e cuar shqiperine ne nje varferi te pa njohur me pare.

    festa e socialisteve dhe gjithe shqiptareve do te vij pas dates 23 qershor me ardhjen e RILINDJES PER TE GJITHE SHQIPTARET!!!

    Reply to this comment
    • telma June 12, 13:25

      shtyrja e festes gjoja per te ulur shpenzimet eshte thjesht nje genjeshter pasi pretendon te bjeri ne sy per mire tek populli por ai q e kupton se cfare njeriu eshte Edi Rama dhe ato perreth tij di te beje dallimit midis tij dhe kryeministrit…
      nje njeri ironik q di vetem te tallet me mbeshtetesit e tij ne vend q ti dali ne krah dhe ti degjoje e mos hedhi fjale me kunja…

      Reply to this comment
  9. brukli June 12, 09:17

    Sot 22 vite me pare eshte formuar forca politike qe me 23 Qershore do ti thote ndal shkaterrimti te Berishes dhe do ti ktheje shpresen e humbur shqiptareve….Rilindje , per te bere nej fste madheshtore pas 23 Qershorit.

    Reply to this comment
  10. L.Itali June 12, 09:20

    Kam pas nderin mes atyre qindra delegateve ta themeloj dhe unë me votë këtë parti të re,duke u shkëputur me vizion eurosocialist europian e beteja progresive! Ah,po…kam qënë në perfaqsinë e atij kongresi historik dhe di mirë edhe “hijet”dhe prapaskenat ramiziste ku “islamistët” kamikazë si Islami & Co,merrnin në dorë “projektin”afatgjatë ndërsa ne PD,shperndaheshin me firme “Pardesytë e bardha” të “shokut” Ramiz,Jagua qe porosite i merrte edhe nga Beogradi!…Nuk eshtê vendi,ketu!Sot eshtë feste edhe për ne pjesmarrsit veprues të ndryshimit në atë kongres! E festojme me krenari,edhe pse jasht vendit larguar dhe pa keqardhjen më të vogël për islamistet kamikazë që shpërthejnë herë-pas here në këtë parti,duke iu bashkngjitur “projektit” për shkuarje tek pardesybardhet e Ramizit !Gezuar,pervjetorin PS!Shpresojmë në Rilindje,nëse vjen në pushtet me votën e lirë të Sovranit!…

    Reply to this comment
  11. bertin June 12, 11:09

    Sot ne 22 vjetorin e Ps-se te gjithe bashkmoshataret e mi 22 vjecar kane mundesine dhe detyrimin te ri-sjellin demokracine ne Shqiperi pas 22 vitesh!#Rilindje per shqiperine dhe per shqiptaret

    Reply to this comment
  12. albana June 12, 11:10

    sot ne 22 vjetorin e ps rilidnja eshte me afer se kurre dhe kjo do arrihet ndepermjet politikes programore qe ka pergatitur ps dhe jo npermjet luftes akoma per te vjedhur vota sic ben saliu akoma

    Reply to this comment
  13. elona June 12, 11:11

    socialiste do festojne 22 vjetorin me fitore te madhe me fitore spektakolare ne 23 qershor dhe kjo eshte parita qe ne duam kjo eshte parita qe do ndryshoje shqiperine paas shume vitesh rrenim

    Reply to this comment
  14. ergi June 12, 11:12

    per cdo socialist kjo dite e shenuar e feston ne nej fushat emjaft te ngjeshur qe eshte per jete a vdekje per demokracine ne shqiperi dhe duhet me pa tjeter ti fitoje kete zgjehdje sepse varet e ardhmja e shqiperise

    Reply to this comment
  15. arber June 12, 11:14

    partia socialist ene kete vit jubile do e ndryshoje shqiperine dh edo e rilidne ate pa asnje fyshim ndaj shqiperia dhe shqipatret kesaj here duhet dhe do ti besojen asaj pa as me te voglin dyshim ne besimin e rilindjes

    Reply to this comment
  16. bertin June 12, 11:15

    prandja te gjithe ne 23 qerhsor duhet t embeshtesim partine socialist edh eedi ramen si e vetmja alternative per rilindjen e vendit dhe per te sjellur demokracine e munguar ne shqiperi prej kohesh

    Reply to this comment
  17. enio June 12, 12:10

    eshte e turpshme q efatos nano ben deklarata te tilla kundra partise socialsite dhe q ei ruon humbjen asaj por ne fakt do dnodhe e kundeta 22 vjetori do festohet me fitore sektakolare ne 23 qerhsor

    Reply to this comment
  18. eugen June 12, 12:12

    parita socilsaiste dhe cdo socialsit edenon rende keto akte te shemutara qe i thote goja e zotit nano sepse ajo meriton ti fitoje keto zgjehdje ne ket evit jubile dh edite kritike te shqiperise dhe jo te urohen nga ai per humbje

    Reply to this comment
  19. Minerva June 12, 13:03

    Ku ka me mire sesa
    partia demokratike!
    Nje parti qe gjithmone ka vene ne
    qender qytetarin dhe jo egoizmin
    vetjak te kryetarit te saj!
    Dhe nderkohe qe rama eshte thjesht
    nje i marre qe vetem bertet si i
    cmendur kur ndrkohe sot duhet
    te festonte dhe jo te bertiste ne diber!
    Ne kemi besim tek partia jone
    demokratike per nje jete me te mire
    per nje jete qe ne te jemi zeri
    dhe jo kryetari jone!
    te rrale jane ato qe e kuptojne kete gje.
    #Turp per Ramen, Turp

    Reply to this comment
  20. Pro June 12, 13:04

    Shqipetaret do ti japin pergjigje rames ne 23 qershor, dhe ti tregojne mire se si festohet!

    Reply to this comment
  21. Kunder June 12, 13:04

    Tani po e shoh sa socialiste te zhgenjyer paska ne rradhet e PS, mos u merzisni sepse do merziteni me shume kur te vije ai ne pushtet!

    Reply to this comment
  22. Nje Cun June 12, 13:06

    Hahaha, socialistet e mi te dashur mos u merzisni per keto gjera, mos prisni edhe qe ai te kerkoje falje sepse nuk e ka zakon, thjesht jemi te zhgenjyer edhe kaq mjafton!

    Reply to this comment
  23. Njof Ilmiun June 12, 13:07

    Ky kerkon rilindje ne Shqiperi kur ka nevoje per rilindje qe ne partine e vete!

    Reply to this comment
  24. /\/o/\/a June 12, 13:08

    Me vjen shume keq per degradimin e partise time ne kete menyre…! Ku me shume festohet ditelindja e kryetarit sesa ditelindja e partise!

    Reply to this comment
  25. Inception June 12, 13:09

    Rama eshte humbesi me i madh i politikes ne keto 22 vjet te fundit, sinqerisht!

    Reply to this comment
  26. Loku June 12, 13:09

    Rama nuk eshte askush te vendose per te gjthe, Arben Malaj eshte elita qe i duhej kesaj partie…!

    Reply to this comment
  27. Malsori June 12, 13:10

    Po pse me nje urim ne Fb mbyllet e gjithe kjo feste madheshtore? Kur cdo vit eshte festuar edhe nga anetaret e thjeshte te PS…

    Reply to this comment
  28. Maloku June 12, 13:11

    Rama nuk eshte asgje ne kete parti qe te vendose…! Nano ishte ai qe i duhej asaj partie dhe per me teper emri i nanos u thirr edhe kur ai ishte ne burg!

    Reply to this comment
  29. Mondi-G June 12, 13:11

    Zoti Rama jam shume i zhgenyer nga ju… Si mundet te mos beni feste per partine tone? Apo pret 23qershorin kur te humbim?

    Reply to this comment
  30. Shoki June 12, 13:12

    Po kush eshte rama qe te vendose per festen e PS kur ai nuk ishte ne themelimin e saj?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*