Sot, 46 vjetori i vdekjes, homazh për Sejfulla Malëshovën

June 11, 2017 14:19

Sot, 46 vjetori i vdekjes, homazh për Sejfulla Malëshovën

In memoriam

Agim Zaçe

Sot u mbushën 46 vjet nga vdekja e Sejfulla Malëshovës, një revolucionar i madh antifashist një nga personalitetet më të shquara të kulturës sonë kombëtare. Të përfshirë në vorbullën e fushatës zgjedhore të 25 qershorit, ishte krejt e natyrshme që partitë të mos kujtoheshin në përkujtimin e Sejfullait. Mirëpo, sido që ta marrësh, harresa është e pafalshme për një personalitet të përm,asave të mëdha.

Është i njohur fakti se si ka vdekur Sejfulla Malëshova 46 vite më parë në qytetin e Fierit, në vetmi dhe i braktisur, si një dëshmi e mosmirënjohjes. Komunalja e shtetit të atëhershëm, e nisën trupin e tij pajetë vetëm me karrocierin dhe karrocën e vet dhe e kallnin në dhe, ku pjesë mori vetëm motra e tij, Zenepja, që nga dera e të shoqit ku shkoi mbante mbiemrin Çafka dhe nuk lindi vetë fëmijë, por edukoi e rriti fëmijë me kujdes e dashuri të rrallë, si një nënë e vërtetë e me dhembshuri të pashoqe.

Më ka prekur vitin e kaluar një shkrim i artistit fierak, Haxhi Kallucit, i cili realizoi një vepër në skulpturë, kokën e Sejfullait, e cila u vendos para shtëpisë ku ai kishte banuar në vitet e fundit të jetës.

Sipas rrëfimeve që përshkruhen në shkrimin e Haxhiut, ajo, motra, Zenepja, kishte një ngjashmëri të madhe me vëllanë e saj, aq sa njerëzit nuk e kishin të vështirë, nëse njihnin njërin, të shëmbëllenin tjetrin. Në gjallje të tij, pas internimit të tij në Fier, vetëm motra i shkonte shpesh për vizitë, dhe askush tjetër. Megjithëse nga njerëzit që e njihnin, Sejfulla Malëshova adhurohej masivisht. Por në distancë, pasi Sejfullai ndiqej dhe survejohej pa pushim nga ish-Sigurimi i Shtetit. E kuptoj frikën e njerëzve në atë kohë, por pyes: Pse kanë frikë nga emri i Sejfullait edhe 27 vjet pas përmbysjes së diktaturës? Si është e mundur që Bashkia e Fierit, që drejtohet nga një socialist, të heqë pa asnjë vendim busatin e Sejfulla Malëshovës?…

Të gjithë ata që e kanë njohur Sejfullain, qoftë nga afër, kishin një respekt të pakufishëm për të, mësonin nga mënyra e sjelljes, veshja me shije estetike e klasike, komunikimi dhe gjithçka ai rrezatonte në çdo hap të jetës së tij. Këta njerëz, pyesnin atëherë, pyesin edhe sot e kësaj dite: Si është e mundur? Si është e mundur të silleshe aq barbarisht me një personalitet të shquar historik, shoqëror, kulturor e atdhetar?

***

Tërë ajo që ai, Lame Kodra, predikonte në tërë sjelljet e veta, për rendin shoqëror të ardhshëm, të iluminuar, të shpresuar, e të aspiruar si kauzë, që kishte përparimin, progresin, luajalitetin, harmoninë, diversitetin, hapjen e jo mbylljen e këtij vendi, demokracinë në shkallën e kuotën më të lartë, e në shtratin e saj më të gjerë të mundshëm. Pikërisht, të gjitha këto, i ranë si shpata e Demokleut e u vërtetua thënia e një të dituri se: “Revolucioni ha bijtë e vet!” Ka të drejtë Haxhi Kalluci kur thotë se “Sejfullai, ndoshta ishte një nga bijtë më të mëdhenj të tij e që u vu nën presën pneumatike të absurdit të kohës. Kohërat edhe ndryshojnë, por në thelbin e tyre ndryshimi ngelet sipërfaqësor. Ato ngelen thuajse e njëjta gjë, pasi ndryshon vetëm kopertura nëpërmjet ndryshimit të pushteteve. Të mbyturin në lumin e marrëzisë e nxjerrin si gjoja për ta shpëtuar, e ndërkohë, pa vonuar i lidhin edhe një gur mbi qafë a mbi supe dhe e rimbytin sërish. Ky ishte dhe fati i Sejfulla Malëshovës në vitet e diktaturës 45 vjet më parë…”

***

Se kush ishte Sejfulla Malëshova, e dinë të gjithë. Por më lejoni të sjellë dy citime për figurën e tij. Politikani dhe politologu i njohur Spartak Ngjela shkruan: “ Sejfulla Malëshova pa dyshim ka qenë njeriu më i ditur në lëvizjen komuniste shqiptare. Që në fillim nuk ka qenë pro shtetëzimeve duke dashur një ekonomi që tentonte më shumë nga tregu i lirë…” Më tej, Spartaku sjell një dëshmi nga i ati i tij, Kiço Ngjela: “Na thoshte Kiço se të gjithë e prisnim Sejfullanë si shpëtimtar, por veçanërisht Ymer Dishnica (kishin qenë shokë në emigrim në Francë) dhe dy rastet e mundshëm të ndërtimit të partisë nga intelektualë të niveleve të larta na u shuan, edhe Qemal Stafa, edhe Sejfulla Malëshova”.

Ja dhe një dëshmi tjetër. Në shtator 1960 ish-Kryeministri Mehmet Shehu shkoi në mbledhjene OKB-së në Nju Jork dhe me porosi të Enver Hoxhës takoi Fan Nolin dhe e ftoi të vinte në Shqipëri për vizitë. Noli iu përgjigj: “Mua më kini atje në fushat e Myzeqesë ku është Lame Kodra. Lironi Lamen dhe tek ai jam unë…”.

***

Duke njohur përmasat e një kolosi të tillë si Sejfullai, na lind e drejta të pyesim: Një administratë e përkohshme që ka në vartësi ndërmarrjen e komunales sot në shekullin 21, e pushkaton figurën e tij për së dyti? Si është e mundur? Kur ai meriton shumë e shumë më tepër. Ai duhet nderuar në Tiranë, qoftë dhe emrin e ndonjë shkolle, apo rruge…

 

Si u realizua vepra?

Haxhi Kalluci

Ky portret i realizuar në përpjesëtim të lindjes dhe të vdekjes së tij është realizuar, derdhur në bronz dhe vendosur më 18 korrik të vitit 2010, në kuadër të 110 vjetorit të lindjes së Sejfulla Malëshovës. Rehabilitimi i figurës së tij prej një shtetari të vërtetë me pikëpamje socialdemokrate u neglizhua për vite me radhë edhe pas shembjes së diktaturës që e kishte dënuar. U neglizhua se shumë prej shtetasve që asokohe kishin sadopak vendimmarrje, porsi burrecë krahinash dhe asnjëherë me këllqe shtetarësh, e quanin akoma “tradhti ndaj idealeve” që këtij intelektuali brilant, këtij burrështeti të shquar i cili në vetvete përfaqësonte të majtën europiane shqiptare, t’i rikthehej dinjiteti i nëpërkëmbur pikërisht prej tyre edhe pas vdekjes. Të gjithë këta sot mblidhen rreth partive politike të majta dhe lëvdojnë europianizimin e tyre dhe emancipimin që medemek ato i kanë sjellë në ditët tona shoqërisë shqiptare, po ata personalitete të së majtës shqiptare përparimtare dhe me prirje europianiste që u viktimizuan nën brohorimat e tyre paradoksalisht nuk pranojnë t’i rehabilitojnë, të paktën si një gjest ndjese për dhunën dhe padrejtësinë kriminale që i detyruan të përjetojnë dikur në gjallje të tyre. Sejfulla Malëshovën, jam i sigurt që nuk e nxinin kostumet e këndvështrimeve politike. Atij i shkonte dhe i rrinte për bukuri dhe në masë kostumi i atdheut, kostumi i interesave të të gjithë shqiptarëve. Jeta biologjike e tij tashmë është e mbyllur. Jeta e përjetshme e tij ka filluar, siç ndodh me të gjithë personalitetet botërorë, që kthehen të përbotshëm dhe jeta e tyre s’fiket.

Megjithatë, në Fier, qytetarë të ndryshëm kur lënë takim me njëri-tjetrin në atë shesh ku ishte vendosur portreti i tij i bronztë, i thonë njëri-tjetrit: “Takohemi te Sejfulla Malëshova”.

 

Kush ishte Sejfulla Malëshova

Sejfulla Malëshova lindi në Malëshovë të Këlcyrës në 2 mars 1900 dhe vdiq në Fier në 11 qershor 1971, ku dhe u varros nga disa punonjës të komunales së atëhershme të qytetit myzeqar. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, kurse studimet e mesme i kreu në Itali. Këtu së bashku me mikun e tij Odhise Paskalin botoi revistën Studenti Shqiptar, në të cilën botoi edhe vjershat e tij të para. Më pas kur studioi mjekësi në Romë botoi poemën e tij të parë me pseudonimin Kostandini në vitin 1923. Kthehet në atdhe një vit më vonë dhe do të jetë për gjashtë muaj sekretar i kabinetit të kryeministrit Fan Noli. Pas dështimit të Revolucionit të qershorit emigroi dhe në vitin 1926 filloi studimet në universitetin Lomonosov të Moskës për filozofi, studime që i përfundoi në vitin 1930. Pas një debati në organizatën e partisë të BS, ku bënte pjesë, e larguan nga Moska dhe për tre vjet punoi në një uzinë në Kaukaz. Në vitin 1933 u rehabilitua dhe emërohet pedagog dhe dekan i fakultetit të filozofisë në universitetin Lomonosov. Ndërkohë që në vitin 1932 u martua me një moskovite me të cilën u nda pas tre muajsh për të mos u martuar kurrë.

Në vitin 1934 pranohet në Komintern dhe me këtë detyrë vjen në vitin 1941 në Shqipëri dhe bëhet pjesë e Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar, aktivitet që i siguroi një pozitë drejtuese në Shqipërinë e pasluftës. Në vitin 1946 do të jetë ministër i arsimit dhe kulturës në qeverinë e Enver Hoxhës. Ndërkohë që në vitin 1945 u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA), kryetari i parë i kësaj organizate. Po këtë vit u botua edhe vëllimi i tij poetik vjersha me pseudonimin letrar Lame Kodra. Në vitin 1946 për divergjenca të shumta që kishte me Enver Hoxhën në fushat e ekonomisë, kulturës dhe drejtimit të Partisë, përjashtohet nga ajo dhe shkarkohet nga të gjitha funksionet. Kështu intelektuali dhe njeriu më i mirarsimuar i Shqipërisë internohet në Ballsh e Fier, ku jetoi për 24 vjet, duke punuar si magazinier në ndërmarrjen e grumbullimit. Pas një jete të vetmuar në 11 qershor 1971, Sejfulla Malëshova u nda nga jeta dhe u varros në varrezat e vjetra të qytetit. Në vitin 1993 një grup intelektualësh u kujdesën për rivarrimin dhe ceremoninë e munguar për përkthyesin e Internacionales, Gëtes dhe Nekrasovit, apo “poetin rebel” siç i pëlqente ta quante veten.

June 11, 2017 14:19
Komento

10 Komente

  1. Dr tiranas June 11, 14:50

    Krahasoni horrin diktator qe mbajtem per 45 vjet me kete brilant te intelektualizmit shqiptar. Po te kishim nje rotacjon ne qeverisje ne 45 me Maleshoven, ku do ishte sot Shqiperia jone ? Respekt per Gazeten Dita qe rikujton keto figura te cilet nuk e mbeshtetnin karieren e tyre ne plitike, duke eleminuar shoket me te ngushte te idealeve.

    Reply to this comment
  2. ELIOT June 11, 16:09

    NUK CUDITEM …. ME ENVER SOCIOPATIN E GJITHE INTILIGENCAA E SHQIPERISE MBAROI NE BURGJE INTERNIME OSE IKEN JASHTE .. ENVERI NGA GJELOZIA NGA PARANOJA VRISTE EDHE NENEN E VET …. NUK CCUDITEM EDHE ME FAN NOLIN QE SE VURI KEMBEN NE SHQIPERI …ME KATUNARIN XJELATI ENVER … CDO GJE MUND TE PPRISJE … KUR PUSHKATOI KUNATIN … TRADHETOI QEML STAFEN …. JA BERI DHURATE KOSOVEN TITOS ….PER INTERESAT E VETA PERSONALE …. .. DHE CDO INTELEKTUAL QE KISHTE IDE DEMOKRATE LIBERALE RREZIKONTE JETEN …… NJESOJ SI HITLERI … QE CDO TIP QE NUK U BENTE NAZIST .. QE NUK BASHKEPUNONTE ME GESTAPON ISHTE TRADHETAR ….. EDHE ME EVNERIN ….. ENVERI E MBATE VETEN PER ALEKSANDER LE GRAND ….POR ISHTE NJE ZVARRANIK …NJE KACABU QE TRADHETOOI POPULLIN ..PER NJE JETE TE PASHAI QE BENTE PER VETE …ENVERI ISHTE TURPI I SHQIPTAREVE NE SHEKUJ …….MERCI PER KETO HOLLESIRA PER MONSIEUR SEJFULLA ..PASKA QENE NJE PERSON INTILIGENT ….. DHE POPULLI SHQIPTAR NUK DINTE SHUME PER KETE …ADHETAR TE SHQUAR…. NJE LAPIDAR S ESHTE PAK NE FIER DHE …….

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine June 11, 23:52

    Mirnjohje per Gazeten Dita qe perkujton keto disidente qe per atdhe nuke kursyen as jeten.Partia para atdheut per to ishte vetem nje brime ne ujin e qelbur te injorances shqiptare,qe si dje dhe sot goditi opoziten e vertet dhe tjetersoje pasurine kombetare dhe ate private nga fuqia e pushteteve,duke e cuar vendin deri nen pushtetin e TOLLONIT e varferi te tejskajshme,ku lypesit,droga,korrupsioni,krimi,e kimikalet ne bujqesi, si dhe nje papunsi e tejskajshme jane cmimi qe po paguan populli prej politikes se rendjes pas lekeve te piset e pushteteve pa kufi me c’do forme e cmim brenda ligesise.Nje marri e shkuar marrise nje krim qe vazhdon,qe nuke duhet toleruar, injoruar,e financuar,apo votuar,por denoncuar,hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve,ne nderim te mijra viktimave te fjales se lire,vetes,famijes dhe popullit te tej grabitur,terrorrizuar e gjakosur ne dite e vite deri me sot.Shteti i se Drejtes ka ardhur,por pjellat e mostrat e diktatures komuniste nuke duan ta besojne dhe vazhdojne me egersine e rradhes nga fuqia e pushteteve ndaj disidences shqiptare,ku te gjithe ne,ne nje forme apo ne nje tjeter duhet te kemi moralin ti kerkojme falje dhe bere nderimet qe i takojne e i meritojne,per c’ka Ato thane e bene per me te miren ndaj popullit e Shqiperise.Te ligjte kurresesi nuke mund ta c’bejne ndergjegjen kombetare,ato ishin dhe do te beten askushi.Me mashtrime e nisen,me turpe do te perfundojne.Besoni.

    Reply to this comment
  4. KRIST June 12, 03:25

    Drejtori ndermarjes ku punoi si magazinjer Maleshova,jeton i qete ne Nju York,me pension shqiptar dhe amerikan.Qesharake kur degjon prej tij:Sejfullai ishte nje psikopat,nje furnele elektrike qe mbante ne magazine,e merrte me vehte ne dhomen ku banonte,sepse kishte frike se mos e harronte ne prize,dhe qeshte me ironi ky ish drejtori.

    Reply to this comment
  5. demo June 12, 05:15

    Ne vitin 1941 grupet komuniste qe ishin ne Shqiperi kerkonin njohjen e bashkimit te tyre nga KOMINTERNI.Njohja u erdhi nga Cetinja.Moren nnje pashaporte falco nga dy maloke malazes qe nuk i fershellente kurrkush ne Beograd,kurse ne Moske as Tito nuk llogaritej si Llazar Fundo dhe Sejfullah Maleshova.Ca axhami si Qemal Stafa,dhe ca pallonj deti si Zef Mala dhe Niko Xoxe e rrugace furrash si Vasil Shanto e donin jo shqipfoles,u shijonte tamam gjuha serbe,se i ngjante gjuhes ruse.Keshtu zgjodhen per kumbare dy maloke malazes,qe i pat gjetur “Shulja” ne pazar te Prishtines,kur e dergonte Emnver Hoxha per kontrabande duhani.Keshtu e gjeti miza pekmesciun.Enver Hoxha e Kristo Themelko gjeti Dushan Mugoshen e Miladin Popovicin,qe i futen kontrabandistet ne messin e perbetimit komunist dhe i mesuan si tja bejne varrin Shqiperise.Sejfullah Maleshova qe kishte vulen e vertete te KOMINTERNIT Ishte origjinali nga Moska, nuk u perfill ne nje qoshe te shtabit pergjithshem gjate luftes,kurse pas plenumit te Beratit ku ishte zeri kryesor demaskues i Enver Miladinit,u nxuarr jashte rradheve deri nne internim,qe te shihte e te plaste lavdine e Enver Hoxhes.Asnje njeri mbi kete planet,as xha Halili,nuk e ka urryer kokeboshin e llustruar te Gjirokastres,sa Sejfullah Maleshova.Plasi nga marazi,plasi apendesiti dhe asnje mjek ne spitalin e Fierit nuk e kapte me dore.Po kur thone keta;Kemi ndihmuar cifutet!!!Po kush u vuri pushken shqiptareve per te kallzuar cifutet?Ata regjentet ishin shpirt njeriu,ishin qeveritaret me humane,me te nndershem,qe ka njohur Shqiperia deri me sot..Ishin ata (Regjentet kuislinge),qe i mbrojten cifutet dhe jo ky popull i ndyre,si grumbull gjakpiresish,qe e shihnin Sejfullah Maleshoven si perpelitej nga dhimbjet e apandesitit ne mes te Fierit dhe nuk e ndihmonte njeri.Ndyresire popull,llum i proletariatit,do Enver Hoxhen dhe Sali Berishe,qe ja qine nenen ketij populli,qe ti njohin per babe.

    Reply to this comment
  6. Cimi June 12, 17:31

    Zotin Sejfulla maleshova nuk e denigroj klani hoxha po klani jugoslavo di xoxe ,shqiperia vazhdon te lendoj veten..pas musine kokalarit I takon sejfullait ti organizojne rehabilitimin,,,,po ne kemi dhe kaso vinokashin gjallle qe klani gjirokastrit i Smith-kadare nuk po e le te kontribuoj per letersine dhe kukturen Shqiptare.

    Reply to this comment
  7. Mehmet Metaj June 12, 19:36

    In memoriam për Sejfulla Malëshovën…

    Nderim per kete njeri qe ra pre’ e injornces se kohes si shume intelektuale te tjere ne kete vend ku ka preavluar te pagdhendurit dmth mediokrit..
    Ndërkohe mu kujtuan disa biseda të tij të hedhura në letër rreth këtij njeriu “parveny” nga ish-miku i tj më i afërt Dr. Ymer Dishnica…Ja disa pasazhe se ç’ishte dhe ç’na thoshte/mësonte Sejfulla Maleshova që Enveri dhe jagot injorantë që e pasonin pasi e proftasen që ishte njeri i mësuar mirë dhe me dinjitet e dengdisi, duke e cilësuar trockist dhe ai u katandis që vdiq ne skamje dhe u varros nga karroca e komunales në Fier se s´kishte as familje, siç e citon dhe i ndjeri dhe i nderuari shok i tij i idealve doktor Ymer Dishnica:

    “Sejfullai e përsëriste shpesh fjalën e W. Wilsonit, të thënë më 1913: “Duhet të shkatërrojmë gjithçka që mban vulën e vogël të privilegjit”, apo diskutonim për “Metafizikën e dashurisë” të Shopenhaurit. Nga nënvizimet që i kishte bërë librit, shkruante në një fletë: “Njeriu i madh nuk ka kërkuar kurre gjënë e vet, nuk ka përjetuar për vete, por për të gjithë…. Gjeniu qëndron në kontradiktë, në konflikt me kohën e vet.

    Kur i përsërisja fjalën e Aristotelit “Gjithë mendjendriturit janë melankolikë”, fillonte një debat i madh. “Kur flitnin per njerëzit e mëdhenj citonim Hygonë, Çehovin…, ishin indiferentë ndaj lavdërimeve të veprave të tyre, por ishim të ndërgjegjshëm se njeriu në jetë ka nevojë për vlerësime e nxitje, ashtu siç ka nevojë për ushqim e për ajër.

    Për këtë temë diskutimi, Sejfullai më thoshte: “Pleqtë e fshatit tim, më thonë shpesh se kalit po t’i biesh nga vithet, bën përpara; po t’i biesh nga koka, ecën prapa”. Ne bënim shumë biseda për artin. Një herë i thashë mikut të dashur se si e shpjegon ai faktin që A. Moisiut nuk iu vlerësua qysh në fillim talenti nga komisioni kur konkurroi. Pa u menduar tha: “Pse, vetëm Moisiu e ka pësuar kështu? Po Lasmani, mësuesi i pasur, që e largoi si të patalentuar Rembrandin e pavdekshëm !?
    Kam lexuar “Artin poetik” të Bualosë. Atje nuk flitet për La Fontenë, por jeta vërtetoi të kundërtën. La Fonteni u bë poeti kombëtar i Francës. Edhe për historinë ne shpesh bisedonim e shkëmbenim mendime. Ne na vinte keq e na shqetësonte fakti që për rolin e historisë, në shekuj kanë folur njerëz të mençur, por që fatkeqësisht, ndër ne ishin nënvlerësuar. Fjala vjen, mendimi i Engelsit se historia kërkon fakte e jo të shpikur e të stërshpikur, ishin lënë në harresë. Sa e sa gjëra u shkruan, sipas oreksit të disave, që patjetër, historia e vërtetë do t’i hedhë në kosh. Sejfullai citonte shpesh Bjelinskin që kishte thënë. “Ta thuash i pari të vërtetën, duhet fisnikëri dhe guxim”, perfundon Doktor Dishnica.

    Reply to this comment
  8. Populli June 13, 08:06

    Rrespekt per gazeten dita. Pa frike them qe eshte gazeta me e lexuar nga intelektualet shqiptare.
    Sekfullah Maleshova ka qene nje gjigand qe nuk e nxintevShqiperia komunistevdhe qe i trembej shume horri Enver Hoxha.
    Sejfullah maleshova meriton nje monument gjigand ne mes te Tiranes. Epo jane vene gjithfare monumentesh dhe si nuk eshte nje per Te Madhin Sejfullah Maleshova.
    Kur do te mesojme nevshqiptaret per te vleresuar njerezit me vlera?!

    Reply to this comment
  9. Paul Tedeschini June 13, 22:27

    Asht merite te jeshe ANTIFASHIST ne qofte se je njikohesisht edhe ANTIKOMUNIST.

    Per ndryshe o je fashist o je komunist.

    Reply to this comment
  10. niko June 13, 23:03

    C’e do tani,mbasi e vrane,e shane dhe e perdhosen,filluan ta lavderojne.Maleshova vinte nga Kominterni dhe ishte nje rival direkt i Hoxhes.Heronjte gjithmone i bejne tradhetar,pastaj prap heronj e keshtu ndodh kur je idealist.Mjere ata qe besojne tek shefat e partive.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*