Sot “mocion debati” kundër vendimit për anulimin e 30 qershorit

June 13, 2019 08:31

Sot “mocion debati” kundër vendimit për anulimin e 30 qershorit

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi “mocion debati” kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Debati i cili u kërkua nga socialistët, do të zgjasë 5 orë, nga të cilat mazhoranca do të ketë në dispozicion 170 minuta ndërsa opozita e re parlamentare bashkë me deputetët e pavarur 130 minuta.

Në kërkesën e mocionit firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

e.t./dita

June 13, 2019 08:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*