Sekui pret gratë parlamentare: Shqetësimi i BE, përfaqësimi i ulët

Redaksia Online March 8, 2013 09:20

Sekui pret gratë parlamentare: Shqetësimi i BE, përfaqësimi i ulët

gezuar-8-marsinSot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ajo do të festohet në Shqipëri përmes një sërë aktivitetesh të organizuara nga shoqatat e grave dhe institucionet shtetërore.

Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork.

Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.

Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën.

 

Sekui pret gratë parlamentare: Shqetësimi i BE, përfaqësimi i ulët

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, organizoi sot një mëngjes pune me gratë parlamentare. Sekui i cilësoi ato si modeli i grave të suksesshme,por shprehu shqetësimin e tij për  përfaqësimin e vogël të tyre në listat e zgjedhjeve. “Shqipëria ka gra të suksesshme. Por shqetësim për BE-në është përfaqësimi i vogël i grave në listat e zgjedhjeve. Popullsia në Shqipëri është e barabartë, por në Parlament gratë janë vetëm 16.7 për qind. Përgjegjësia juaj është përfaqësimi i grave në Parlament. Ju duhet të jeni zëri i atyre që nuk dëgjohen. Duhet të zbatohen dispozitat e Kodit Zgjedhor për përfaqësimin e femrave në Parlament”, tha Sekui.

 

Google nderon femrat me një doodle

dita e gruasMotori gjigant i kërkimit në internet, Google, kujton 8 Marsin me një doodle. Një skicë me fytyra femrash nga e gjithë bota është vendosur në vend të logos së zakonshme të Google-it, një mënyrë për të respektuar dhe nderuar nënat, gratë dhe vajzat e të gjitha racave dhe ngjyrave.   / Gazmira Sokoli

 

Redaksia Online March 8, 2013 09:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*