Sot afati i fundit i bizneseve për dorëzimin e bilancit vjetor, QKB nxjerr njoftimin e rëndësishëm

July 31, 2019 17:35

Sot afati i fundit i bizneseve për dorëzimin e bilancit vjetor, QKB nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Bizneset të cilat kanë aplikuar on-line nëpërmjet portalit e-albania deri në fund  të ditës së sotme për të depozituar pasqyrat financiare për vitin 2018 dhe rezultojnë se kanë marrë një numër aplikimi (CN…), por për shkak të mbingarkesës së madhe të aplikimeve në të njëjtën kohë është bërë e pamundur plotësimi dhe dërgimi në mënyrën e duhur të pasqyrave financiare, nuk do të aplikohet kundërvajtje administrative.

Kjo bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në kushtet kur shumë biznese po hasin vështirësi në ngarkimin në rrjet të pasqyrave financiare për shkak të mbingarkesës së krijuar si rrjedhojë e aplikimeve në fund të afatit.

Ndërkohë të gjithë këto subjekte që kanë aplikuar, por që nuk kanë finalizuar me sukses aplikimin për arsyen e lartpërmendur duhet të përfundojnë aplikimin e nisur edhe pas datës 31.07.2019, dhe të dërgojnë në mënyrë përfundimtare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit 2018.

Njoftimi i plotë i QKB

e.t./dita

July 31, 2019 17:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*