Sot do të bëhet realitet ëndrra e shqiptarëve

July 21, 2016 09:15

Sot do të bëhet realitet ëndrra e shqiptarëve

 

Nga Piro Lutaj

 

Sot eshte 21 Korrik !

Ne deputetet e Kuvendit te Shqiperise do te votojme PRO ndryshimeve kushtetuese, te cilat kane te bejne edhe me reformimin rrenjesor te sistemit te drejtesise.
Nuk kam patur as me te voglin dyshim, se gjendja skandaloze e sistemit te drejtesise dhe transicioni i tejzgjatur e cfilites, po rendonte ne ndergjegjien e cdo politikani, perfshij edhe mua.
Falenderimi i pare, shkon per qytetaret shqiptar, te cilet pamvaresisht lojrave politike, e rriten ne maksimum presionin per domosdoshmerine e ndryshimit, zbatimin e ligjit njelloji per te gjithe dhe po i japin shkelmimin perfundimtar pandeshkushmerise ne Shqiperi.


Falenderimi i dyte, shkon per parteneret tane nderkombetar SHBA dhe BE, te cilet u bene njesh me popullin shqipetar dhe perdoren te gjithe forcen, deshiren dhe mundesite per te realizuar kete aspirate te popullit tone.


Falenderimi i trete, shkon per te gjithe koleget e mi deputet te PS, e ne vecanti per antaret e komisionit te posacem Fatmirin, Pandin, Vasiliken, Ulsiun dhe Vexhiun, por edhe deputetet e forcave te tjera politike qe punuan, kontribuan dhe ndihmuan ne kete proces te veshtire.


Askush nuk e mohon dot faktin qe PS dhe Edi Rama, e udhehoqen kete proces dhe arriten te behen njesh me faktorin nderkombetar, duruan dhe leshuan per te shpetuar Shqiperine, edhe pse detyroheshin te negocionin me perfaqesues te forcave politike te cilat asnjehere nuk e deshen kete reforme, forca politike apo politikane te vecante, qe shohin endrra me numera dhe gogla per ta destabilizuar vendin sa here tu jepet mundesia.

Sot ne Parlament nuk do te mungojne numrat !

Pas 11 vjetesh deputet, kam ndijesine qe sot ne ate salle nuk do te mendojme thjesht per partite, por per drejtesine, per popullin shqiptar dhe per prosperitetin e Shqiperise.

Neser fillon “vetting-u” i shumepritur dhe i domosdoshem per cdo prokuror dhe gjykates qe do te qendroje ne sistem, gje qe duhet te vazhdoje edhe per cdo politikan, drejtues lokal e qendror, e perse jo dhe per cdo shqiptar qe deshiron te jetoje ne nje shoqeri demokratike, te barabarte e te lire.

Vetem keshtu behet realitet endra e shqipetareve per ta bere Shqiperine si gjith Europa.

July 21, 2016 09:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*