Sot, fenomeni natyror më i veçantë i planetit

September 28, 2016 13:51

Sot, fenomeni natyror më i veçantë i planetit

Këtë vit, fenomeni i “Hënës së kuqe” do të zgjasë nga ora 3 deri ne orën 4:30 të mëngjesit, pra rreth 1.5 – 2 ore, dhe kur efekti optik te venitet, sateliti ynë do te marrë përsëri ngjyrën e zakonshme te tij.

Prej kohesh me këtë fenomen, njerëzit kane lidhur besime dhe hamendësime te shumta, kryesisht qe lidhen me apokalipsin, apo fundin e botes. Jo me larg se afro 3 vjet me pare, bota priti me një lloj ankthi arritjen e 21 dhjetorit, dita kur sipas profecisë Maya, bashke me Hënën e Kuqe do te vinte edhe Gjykimi Universal, fundi i Botes.

Gjithsesi, historia tregon se gjate Hënës se Kuqe kane ndodhur evente qe kane hyre ne memorien kolektive si ngjarje qe ne një fare mënyre lidheshin me fatkeqësitë dhe katastrofat. Kështu, gjate këtij fenomeni, ne vitin 1493, ka ndodhur dëbimi i çifuteve nga Spanja, ndërsa ne vitin 1967, shpërtheu lufta e gjashte ditëve ndërmjet Izraelit nga njëra ane dhe Egjiptit, Sirisë dhe Jordanisë nga ana tjetër.

Ne vijim te profecive, pastori amerikan John Hagee ka shkruar një libër me titull: “Four Blood Moons: Something is About to Change”, ku nder te tjera ai lidh fenomenin ne fjale me uraganin Katrina. Në profecinë e tij, ai shkon edhe me tej duke lidhur Hënën e Kuqe me vete fundin e Botës.

Megjithatë, Hëna e Kuqe, qe ne vetvete nuk përbën një term te mirëfillte shkencor është një fenomen ciklik i zakonshëm qe vetëm ne harkun mes prillit 2014 dhe shtatorit te këtij viti ka ndodhur katër here. Gjate këtij momenti, madje përmenden edhe shume ngjarje te bukura dhe te këndshme për një pjese te mire te popujve.

September 28, 2016 13:51
Komento

5 Komente

  1. kujtesa September 28, 14:42

    -Ne 21 Dhjetor te vitit 1960,ishte termeti qe beri deme te medha ne rajonin e Dibres!
    -Ne 21 Dhjetor,vdiq Stalini!

    Reply to this comment
    • I KUJTUARI September 28, 17:22

      Tërmeti në Dibër ra më 30 nëntor 1967
      Më 21 dhjetor lindi Stalini. Vdiq më 5 mar 1953
      Ditëlindjen e Stalinit e përmendin, politikanë, të përndjekur, komunistë, ballistë…21 DHJETORI është një pikë në Tiranë që e ka marrë emrin nga ditëlindjae Stalinit. E kush nuk thotë TAKOHEMI TEK 21 DHJETORI ?.

      Reply to this comment
  2. # September 28, 15:31

    “Hëna e kuqe”!
    Kesaj radhe ISIS do shuhet.Bota do gjeje qetesin.Ose do e marre lumit te teren.

    Reply to this comment
  3. spata September 28, 15:51

    Largqofte mos na le shendet Saliu.

    Reply to this comment
  4. gjysho dompnoja September 28, 17:43

    se pari nuk di pse nuk botohen komentet e mia. shpresoj pas kesaj te drejte qe do me jepet, do te komentoj rregullisht dhe brenda normave qe ju kerkoni. GJysho Dominoja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*