Sot “finalja” e kampionatit

May 20, 2017 13:15

Sot “finalja” e kampionatit

Luhen sot 4 ndeshje të javës së parafundit të Kategorisë Superiore dhe enigmat janë ende të pazgjidhura.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar në stadiumin “Zeqir Ymeri”, ku Kukësi do të presë skuadrën e Skënderbeut në atë që quhet finalja e titullit kampion.

Skuadra e Ernest Gjokës ka një avantazh prej 1 pike me rivalët e tij.

Nëse verilindorët do të arrijnë të fitojnë ndaj Skënderbeut atëherë mbyllen përfundimisht të gjitha llogaritë për titullin kampion të Shqipërisë dhe do ta bëjë krejtësisht të pavlefshme sfidën mes Partizanit dhe Korabit që do të luhet ditën e diel.

Nëse kjo ndeshje përfundon në barazim, dhe nëse Partizani do të fitojë nga Korabit atëherë gjithçka do të shtyhet për në javën e fundit ku në garë do të jenë të 3 skuadrat.

Në rast se fiton Skënderbeu, korçarët do të marrin kryesimin dhe në javën e fundit do të luajnë me Partizanin, ndërkohë që Kukësi do të përballet me Luftëtarin.

Akoma më e komplikuar është situata për mbijetesën në Superiore, pasi në garë janë disa skuadra. Në Durrës, Teuta do të presë Vllazninë në një ndeshje ku në lojë nuk është vetëm qëndrimi, por edhe vendi i katërt në renditje.

Ndërsa Tirana që ka kapur pikën më të ulët në historinë e saj, do të presë Luftëtarin për të marrë 3 pikë që do të jenë më të vlefshme se kurrë, ndërkohë që sytë e veshët do t’i ketë edhe nga sfida e Vlorës, ku Flamurtari do të presë Laçin ku edhe skuadrës së Duros i duhet fitorja me cdo kusht.

May 20, 2017 13:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*