Sot jemi në provë përpara Atdheut

March 18, 2017 16:40

Sot jemi në provë përpara Atdheut

Zoti Adrian!

Kam krijuar bindjen se jeni realist dhe atdhetar, ndaj e ndjej si detyrim t’ju drejtohem ju dhe vetëm ju. Me gazetën “Dita” dhe me stafin që drejtoni, kini sjellë në Atdhe dhe në popull dritën e munguar  dhe dielli i saj na ka zgjuar për të parë në sy realitetin dhe për t’u distancuar nga politika e shkatërrimit dhe antikombëtare.

Premtimet e bëra në përmbysjen e rendeve kanë ngelur ëndra utopike. Një tmerr, kaos dhe mjerim ka përfshirë vëndin, i cili po boshatiset dita ditës vetëm e vetëm nga politika injorante, E filluan dhe po vazhdojnë në mënyrën më të turpshme, duke vjedhur, vrarë, përçarë e pasuruar vetëm për vete dhe njerëzit e tyre duke nxjerrë në ankand Atdheun. Babëzia po hargaliset mbi këtë kaos.

Ndaj del detyrë urgjente për ndryshim dhe o sot, o kurrë! Këtë ndryshim mund ta bëjnë vetëm intelektualët, të cilët janë goditur më shumë, duke lënë edhe atdheun, por akoma ka që punojnë për të mirën e këtij vëndi dhe kombi. Jeni ju dhe stafi i juaj që i kini vënë gjoksin dhe po goditni të keqen.

Zoti Adrian! Intelektualët, mendoj unë, nuk janë vetëm për të treguar të vërtetën, por edhe të marrin përsipër të ndryshojnë gjëndjen duke u organizuar e drejtuar edhe politikisht.

Në kushtet ku ndodhet vëndi, pse jo dhe kombi, detyra primare është krijimi i një partie të re krejtësisht me intelektualë dhe pa asnjë politikan të deritanishëm se, në parlament e kanë vërtetuar se janë injorantë, kriminela, hajdute, banditë, trafikantë, bastardë, drogmenë, të pabesë, mercenarë, të degjeneruar, pa kulturë e etikë, qelbësira, hipokritë, mashtrues, të njëmijë e një të zezave duke e çuar vëndin nga skandali në skandal, nga tragjedia në tragjedi dhe që, akoma bëjnë thirrje për kataklizma dhe apokalipse, sepse janë antishqiptarë.

Po kaluan 26 vjet dhe vëndi vazhdon në kaos,boshatisur kryesisht nga rinia, të cilën kastile e lënë pa punë që të largohet e kjo e stimuluar nga vëndet gjoja mike duke i favorizuar nëpërmjet llotarive e punësimit. Kam bindjen se intelektuali më i keq por atdhetar, do ta kish drejtuar qeverine dhe politikën 100 herë më mirë. Fati i madh toni është se kemi një Atdhe të pasur, popull me kulturë dhe punëtor dhe me intelektualë të mrekullueshëm, por që injoranca politike i ka denigruar.

Të gjitha shtetet që kanë stabilitet, kanë ditur të aktivizojnë trurin e kombit (intelektualët) dhe ia kanë rritur mirëqënien, nivelin e jetesës dhe kulturën popullit të vet. Kështu do të jetë edhe vëndi ynë në rast se do ta drejtojnë intelektualët.

Ju e kini mundësinë, aftësinë dhe besimin te të gjitha shtresat të pasura, të varfëra dhe sidomos te intelektualët, ndaj ju propozoj: Shpëtojeni vëndin nga katastrofa duke krijuar një parti të re, por atdhetare. Futni në sferën tuaj kryesisht intelektualët, kryetarët e shoqatave “Atdhetare Kulturore”, ushtarakët e liruar, organizarat e veteranëve e do shifni se në zgjedhjet e ardhshme do të delni forca kryesore, do ti jepni tonin politikës.

Këtë e kërkon koha, ju ndihmon politika dështake e deri tanishme dhe simpatia e madhe që egziston në popull për ju, stafin  dhe gazetën tuaj të mrekullueshme. Atdheu dhe kombi ndodhet në rrezik dhe në heshtje na bën thirje: – Shpëtomëni! Dhe, po nuk e shpëtuan intelektualët, nuk ka kush tjetër. Ju i kini të gjitha mundësitë ta shpëtoni, sepse jeni atdhetarë dhe do punoni për Atdheun e Kombin.

Këtë e keni vërtetuar me shkrimet dhe analizat reale që bëni. Sot janë puqur kushtet objektive dhe subjektive, kontradidat brënda vëndit dhe sidomos midis politikanëve që kanë shkatëruar Atdheun dhe popullit të mashtruar e përdorur e çuar në mjerim, janë acaruar dhe kërkojnë zgjidhje. Momenti është tani, o sot o kurrë!

Ndryshe do të na ndëshkojë historia si indiferentë. Partinë që do krijoni mos e emëroni si tradicionalisht, por mendoj: “Poli i Dritës”, “Dituria”, “Bashkimi Shqiptar Intelektual”, “Drita Shqiptare”, etj. Sot intelektualët janë në provë para Atdheut, popullit dhe kombit për ta shpëtuar dhe duhet ta shpëtojmë, sepse partitë që na kanë drejtuar këto 26 vjet e treguan se jo veten janë njëlloj, por edhe antishqiptare dhe kanë dështuar. Tani e kanë rradhën intelektualët. Faleminderit!

Kiço Kutali 

Tiranë 18.03.2017

March 18, 2017 16:40
Komento

6 Komente

  1. shushica March 18, 17:39

    Jam dakord me propozimin….por per zgjedhjet e rradhes eshte teper vone…..Ka nje menyre me te thjeshte ….PS me Ramen te dalin ne zgjedhje me nje program thellesisht radikal te majte…..mjafton te kopjojne Sanders,Korby,dicka nga Syriza,nga 5 yjet,por edhe nga pika te vecanta te te djathtes polake per fshatin ,nga Le Pen per shtetin social…..dhe jam i bindur qe 70 perqind e shqiptareve do ta votojne….por me nje kusht ,te fshije banden e te korruptuarve edhe brenda PS dhe te terheqe te rinjte ,sidomos ata qe jane shkolluar ne vendet anglosaksone ….Ne se Rama nuk ka guxim ,shume mire Thano mund te konkuroje ,kam bindjen se nuk i mungon guximi …..Ndoshta jam pak utopik por edhe Bazhdari mund te jete nje e papritur fitimtare……anarko anadollaket fashtisoidet e PD do te shokohen …por ndoshta Shkodra mund te jete e para ne kete rast …

    Reply to this comment
  2. Dike Mullai March 18, 19:33

    FALEMINDERIT Kico KUTALI ! Nje korigjim ne paragrafin e dyte …politike injorante… mendoj duhet thene politike KRIMINALE ! Shenomeni dhe mua !

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit March 19, 13:37

    Pp ta quash, partia e intelektualeve, po me kusht qe te mos pranoje anetar Nastradini ” inteLekatualin e Tajvanit. Se ta quash partia e budallenjve, s’te vjen kush mbrapa, kurse e ” te zgjuarve’ e ke te garantuar teprine me budallenj. Tani, ti mik i mire do ta pajisesh Thanon me cekan, qe problemin ta kete me gozhdet. Ta zeme se u be deputet, Dita do behet Miredita ( o interes). Prandaj, filloi ti dhe bej kerkesen, themelo partine Atdheu tone, se Memedheu e kane gjetur ca te tjeret.

    Reply to this comment
  4. fteri March 20, 09:08

    Përshëndetje K.Kutali !
    Jetoi me këto plagë e dhimbje të 26 vjetve të shkatrrimit ,vrasjes, vjedhjes së atdheut si mallë pa zot ,dhe nga ana tjetër pasurimit prrallor të kësaj klase politike të degjeneruar që erdhi në fuqi pas 90 -tës .

    Populli sot është me lak në fytë, po diskreminohet EKONOMIKISHT ,brutalisht e poshtrohet marrëzisht .

    A’ ka diskreminim më ofendues në demokraci kur diferenca në paga e pensione është në raportin 1: me 15-20 fishë më shumë për deputetët dhe politikanët,kur shumica e popullit vdes për bukë dhe strehim ? .

    Jam dakort të krijimit të një partie me emrin DRITA E POPULLIT ,ku të marrin pjesë ,intelektual dhe patërjot nga të gjitha shtresat e shoqërisë që u dhimbëset sinçerisht shqipëria .

    Partia DRITA E POPULLIT të ngrihet mbi tre shtylla bazë :
    1- Drejtësia dhe shteti ligjor të jetë në themel të partisë DRITA e POPULLIT !
    -të shfarosim kështjellën e zezë të kriminelve prokuror ,gjykatës,avokat sekser së bashku me pasuritë e vjedhura që disponojnë.
    Të sigurohet rendi dhe qetësia ,jeta e njeriut është kapitali më i çmuar .Barazi para ligjit të gjithë njëlloi.

    2-SHtylla e dytë ngritja orgjente e pagave dhe pensioneve të gjthë popullësisë për të zhdukur varfërinë ,mbi 400 mijë lek vjetra për çdo person,dhe afrimi i raportit të ndarjes të ardhurave barabar, ose me diferenca të vogla në raportin 1:me 3-5 fishë më shumë për politikanët e deputetët.
    Sigurimi i strehimit ,arsimimit,shëndetsisë falas ,dhe kulturës për të gjithë popullin pa dallim .

    3-shtylla e tretë të gjitha pasuritë kombëtare ,si kromi,bakri ,nafta ,gazi ,pyet ,lumejt ,metalet e rralla të menagjohen nga shteti ,kundër konçesioneve skllavruese ,etj,etj…

    PARTIA DRITA E POPULLIT të ngre me çdo kusht ekonominë ,kulturën dhe sigurinë e jetës dhe barazinë.
    Të grumbulloi rrethë vetes njerëz të dijes , e para me shpirtë patërjot ,jo njerëz të babzitur e hajdut ,kryetar E.Rama ,komisar A.THano dhe vigan puntor si E.Veliu etj..!
    Suksese partia u krijua !

    Reply to this comment
  5. fteri March 20, 09:08

  6. Capi dhia March 20, 14:50

    Gazeta Dita I shkruan gazetes Dita! Gjetje e … .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*