Sot Juve-Milan/ Covid trondit dy ekipet, ja mungesat nga infektimi i lojtarëve
Nga Arkiva
Është dita e Milan-Juve, e supersfidës së kampionatit italian, Seria A. Në ora 20:45 dy ekipet do të përballen në ‘San Siro”, porse kjo do të jetë ndeshja ku dominohet nga mungesa të mëdha për shkak të lojtarëve të prekur nga Covid.
Alex Sandro dhe Cuadrado kanë rezultuar pozitiv dhe do të mungojnë në këtë supersfidë. Sëmundja e këtij shekulli, Covid ka shkaktuar dhimbje koke edhe për kampin e kuqezinjve. Pak orë përpara sfidës më të rëndësishme kundër Juves në “San Siro”, Stefano Pioli merr një lajm shumë të hidhur ku dy lojtarë, të projektuar si titullarë, Rebic dhe Krunic kanë rezultuar të prekur nga COVID-19.
Kuqezinjtë iu nënshtruan testit përpara “derbit”, ku dy prej tyre, pikërisht Rebic dhe Krunic rezultuan pozitiv. Që të dy janë izoluar menjëherë.
Juventus u nis për në Milano, rreziku i një shpërthimi u shmang me ndërhyrjen e mundshme nga ASL. Rezultati i tamponëve të sotëm pritet ende, së bashku me listën e skuadrës së Pirlo.
o.j/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento