Sot mbledhja e KLD, pritet shkarkimi i 4 gjyqtarëve

May 7, 2018 09:36

Sot mbledhja e KLD, pritet shkarkimi i 4 gjyqtarëve

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mblidhet ditën e sotme, ku në rend dite është dhe kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e katër gjyqtarëve. Report Tv ka zbardhur rendin e ditës të mbledhjes së KLD, ku pritet të vendoset ‘fati’ i 4 gjyqtarëve Petraq Curri, Ergys Selmani, Ahmet Jangulli dhe Ken Dhima.

Kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi?

Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë së Drejtësisë shkeli ligjin duke liruar nga qelia Alket Hatinë të konsideruar baroni i drogës. Por këtë akuzë vetë Hatia e ka mohuar duke sqaruar se ai nuk dorëzohet pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë.

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës, Ahmet Jangulli, dhe administrativ të Vlorës, Ken Dhima.

Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit Merita Xhani, kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018.

Ndërsa kërkesë për dorëheqje mësohet se ka paraqitur dhe një tjetër gjyqtare pas këtij rendi dhe rezulton se është gjyqtarja e Tiranës Brunilda Kasmi.

o.j/dita

May 7, 2018 09:36
Komento

3 Komente

  1. Adih May 7, 13:22

    Hajdutet qajne hallin me hajdutin .???!!
    Turp per ne popullin ,cpo na shohin syte e na degjojne veshet..Na mbah ne kambe o zot i madh .

    Reply to this comment
  2. Bushi May 7, 14:05

    Ergys Selmani,nje nga gjyqetaret me te paskrupullt,i korruptuar,ineresaxhi,qe per hater te parave qe nuk i jane dhene ka mare me qafe shume qytetar qe kane patur halle per tu zgjidhur nga ana e ketij gjyqetari.Nuk e meriton per asnje sekond te qendroi gjyqetar.Te parjashtohet dhe te jepet per ndjekje penale,per zullumet qe ka bere ky maskara gjyqetare.Edhe pse qytetari apo fshatari ka patur te derjten e prones,ai nuk ja ka dhene,sepse nuk eshte paguar aq sa do ai.Jashte nga sistemi i drejtesise.

    Reply to this comment
  3. Alban May 7, 15:23

    From: Alban Dega
    Date: June 25, 2016 at 1:54:39 PM EDT

    Opinione

    MOS E BENI ATE GABIM….!?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mos arrestoni asnje prej Kapove te Mafias politiko- familjare te Berishes para Reformes ne Drejtesi!
    A mundet qe kryprokuhora si Adriatik Palla dhe ai i krimeve te renda Besim Hajdarmataj te nenshkruajne urdher- arreste per Sali Berishen, kryebosin e bosit te tyre Bujar Perishani!?
    Kurrsesi.
    A mundet qe Gjin Gjonet e KLD-se dhe Fatmira Hajdarajt e Plepave, Arjana Fullanet e Tom Ndrecajt, Aliajt e Zagarnjoret … e Luigjit te 14-te te ndeshkojne Padrinon e Mafias vrastare e kusare te Shqiperise!?
    Asesi .
    Vetem pasi te pastrohen halet e antidrejtesine shqiptare duhet te filloje spastrimi dhe ndeshkimi I kryehaleve te politikes shqiptare, I Kryekrimineleve te Shqiperise Berisha, Basha, Mediu, Bode, Imami, …. Gjingjonet Llalla, Zagarnjori, Nishani, Hajdarmataj e co…
    Nuk kane pse te paguajne gjoba kusaresh juridike per kusaret politike qe i nxjerrin te pafajshem sepse kryprokuhorat Llalla dhe Hajdarmataj “harrojme te apelojne” vendimet e tyre, sic ndodhi me Agim Shehun, me Ndrea Prendin, me Ardian Fullanin e co.
    Enough it’s enough, thone vellezerit tane amerikane!
    … Boll me!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*