Sot mblidhet Kuvendi/ Në axhendë, miratimi në bllok i anëtarëve të KLP

February 1, 2018 09:06

Sot mblidhet Kuvendi/ Në axhendë, miratimi në bllok i anëtarëve të KLP

Ditën e sotme në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi.

Një nga pikat e rendit të ditës është edhe miratimi në bllok i listës së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kjo pritet të jetë edhe pika më e nxehtë, pasi në seancën e kaluar nuk u votua lista.

Një tjetër temë, për të cilën priten debate të nxehta, është edhe projektligji për ndryshimet në arsimin parauniversitar, ku parashikohet që 3 lëndë do të zhvillohen në 6 orë.

Rendi i ditës:

Bazuar në urdhrin nr. 5, datë 30.1.2018 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 25.1.2018 (neni 44, Rregullore)
  2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
  3. Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 69/2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
  4. Projektligj “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “CENGIZ CONSTRUCTION & KALYON CONSTRUCTION” me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës” (pdf) (nenet 28, 73- 77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 1 Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
  5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet KM të RSH, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Cassa Depositi e Prestiti S.P.A., për projektin me objekt “Studime fizibiliteti, hartim dhe planifikim në nivel përfundimtar dhe studim të ndikimit mjedisor në fushën e infrastrukturës”” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
  6. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit” (pdf) (neni 147 Kushtetutë, neni 35, pika 16, neni 53/2, neni 58/2 të ligjit 115/2016, neni 60 Rregullore, shumicë e cilësuar 2/3 e të gjithë anëtarëve, votim i fshehtë) Raport i nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve Koha e votimit
  7. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë’ (pdf) (neni 149 Kushtetutë, neni 35, pika 16, neni 156/2, neni 133/2, neni 151/2 të ligjit nr. 115/2016, neni 60 Rregullore, shumicë e cilësuar 2/3 e të gjithë anëtarëve, votim i fshehtë) Raport i nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve Koha e votimit
  8. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për Çështjet e të Drejtave të Njeriut” (Rregullore, neni 19, pika 2, votim me shumicë të thjeshtë) SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 2
  9. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për Administratën Publike” (Rregullore, neni 19, pika 2, votim me shumicë të thjeshtë).

o.j/dita

February 1, 2018 09:06
Komento

3 Komente

  1. LUANI February 1, 09:38

    Z.THANO PERSHENDETJE! DISKUTIME PA FUND BEJME PERDITE E PER CFAR NUK BEJME.PER POLITIKEN TON E POLITIKANET QE NA DREJTOJN,PER EKONOMIN,DREJTESIN, ARSIMIN, GJETJEN PUNE TE TE RINJVE BRENDA E JASHT VENDIT,PER BALLKANIN,EVROPEN E BOTEN,PER RAPORTET TONA ME FQINJET ETJ,ETJ. MEQENESE KA SHUME GJERA QE NUK NA ECIN SI DUHET E DUAM THEKSOJ, PERSA KOHE DO NGREME NE “PIEDESTAL”,PARAN DHE SHALET E BARDHA,NUK DO BEJME PERPARA SI SHTET E KOMB.LUANI I VLORES.

    Reply to this comment
  2. REFORMA NE DREJTESI February 1, 10:25

    Po gjeni edhe ca spiune te tjere dhe i ndani bashke, sic ndate edhe Komisionerete Vetingut!!! Jepuni edhe ketyre nga 5 mije euro ne muaj rroge!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*