Sot Kuvend, PS pritet të rrëzojë tetë dekretet e Metës

September 12, 2019 08:32

Sot Kuvend, PS pritet të rrëzojë tetë dekretet e Metës

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00, në seancën e dytë për këtë sesion parlamentar.

Shumica socialiste në Kuvendin e Shqipërisë pritet që t’i rrëzojë Presidentit Ilir Meta në seancën e sotme plenare tetë dekrete, shtatë që riktheu për shqyrtim dhe një për emërimin e Petraq Milos në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Por cilat janë dekretet e tjera që pritet që të rrëzohen përpos emrit të tretë të kreut të KLSH-së?

Në listë janë ligji për koncesionet, kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat. Dekreti për rezervat materiale të shtetit është një tjetër ligj, po ashtu edhe ai për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare, për vetëqeverisjen vendore dhe planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Të gjitha ligjet e kthyera për shqyrtim u rrëzuan më parë në komisionet parlamentare, ndërsa sot vulosen në seancën plenare.

Në seancën e radhës pritet që të rrëzohen dekretet e tjera, mes të cilave është ai për Akademinë e Shkencave që u rrëzua dje në Komisionin Parlamentar të Edukimit.

Ndërkohë që sot në rendin e ditës përpos dekreteve janë edhe pika të tjera të rëndësishme si miratimi i projektvendimit për zgjedhjen e Besnik Dervishit Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për emërimin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe të tjera.

Tetë dekretet e Presidentit që pritet që të rrëzohen sot në Kuvend

  1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit
  2. Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare
  3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore
  4. Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
  5. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat
  6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat
  7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren
  8. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

j.l./ dita

September 12, 2019 08:32
Komento

1 Koment

  1. Psss... September 12, 11:52

    “Ky qe ruan kushtetuten” Po qe i duket vetja si mbret !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim