Sot ndodh eklipsi i pjesshëm i Hënës

August 7, 2017 10:42

Sot ndodh eklipsi i pjesshëm i Hënës

 

Një eklips i pjesshëm i Hënës do të mund të shihet sot në pjesën më të madhe të Hemisferës Lindore, që do të jetë hyrje në eklipsin total diellor, pas dy javësh mbi Shtetet e Bashkuara.

Eklipsi i pjesshëm i Hënës nuk do të jetë i dukshëm në pjesë të Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë, ndërsa kulmi do të jetë në mbrëmje, në orën 20:20 minuta sipas kohës së Evropës së Mesme.

Eklipsi i Hënës bëhet kur Toka lëvizë ndërmjet Diellit dhe Hënës.

Ekspertët thonë se personat e interesuar fillimisht do ta shohin një skuqje të pjesshme të Hënës, kur të fillojë eklipsi.

Eklipsi i Diellit zakonisht ndodh pas eklipsit të Hënës, kryesisht dy javë më vonë.

Në Shtetet e Bashkuara më 21 gusht do të mund të shihet eklipsi total i Diellit, një dukuri që ndodh kur Hëna kalon ndërmjet Tokës dhe Diellit, duke e bllokuar krejtësisht dritën diellore dhe duke shkaktuar errësirë për pak minuta.

Ky do të jetë eklipsi i parë total diellor në 99 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara, thonë shkencëtarët.

August 7, 2017 10:42
Komento

1 Koment

  1. MH August 7, 12:58

    Ne vitin 1959 mos gabovsha si vit.Ka ndodhur eklipsi i Diellit ne Shqiperi dhe per cudi gjelat filluane te kokorisin.Njerzit konstatuan freski ne trup.Ngjante si muzg apo si lindje e dites pas nates se erret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*