Sot në Maqedoni, ratifikimi i marrëveshjes së emrit në Kuvend

June 20, 2018 09:15

Sot në Maqedoni, ratifikimi i marrëveshjes së emrit në Kuvend

Marrëveshja me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë do të shkojë ditën e sotme në Parlament, pavarësisht protestave të dhunshme dhe kundërshtive të opozitës.

Kjo marrëveshje pritet të ratifikohet para samitit të Bashkimit Europian që do të mbahet në 28 qershor, ku Shkupi pret vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Të martën, Parlamenti i Maqedonisë i dha dritën jeshile draftit të qeverisë për ratifikimin e marrëveshjes, kurse komisionet përkatëse të Parlamentit hapën debate për të.

Ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov tha para ligjvënësve se marrëveshja është e domosdoshme për të ardhmen europiane të Maqedonisë.

Por ndryshe nga ai, opozita e cilësoi marrëveshjen si një akt kapitullimi dhe e demonstruan qëndrimin e tyre duke u larguar nga seanca parlamentare. VMRO-DPMNE thotë se marrëveshja për ndryshimin e emrit do të thotë një “embargo e plotë ndaj gjithçkaje që është maqedonase”.

s.a/dita

June 20, 2018 09:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*