“Sot nuk ka më PD”, Majlinda Bregu: Ja si nisi konflikti me Bashën

December 6, 2017 10:02

“Sot nuk ka më PD”, Majlinda Bregu: Ja si nisi konflikti me Bashën

Ish-ministrja e Integrimit, deputetja demokrate Majlinda Bregu, kritike e hapur e Bashës në PD, jashte listes per deputete, ka folur me tone të forta kundër kryetari të demokratëve, teksa ka theksuar se sot nuk ka më PD.

Ne nje interviste ne “Mbrëmje në Abc News” me Mirela Milorin, e pyetur rreth përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend, Bregu u shpreh se deputetët kanë mungesë të njohurisë mbi të folurit publik.

Ndihem keq kur shoh debatin parlamentar, ku edhe ata që hynë në parlament pa njohuri dhe zhvillim politik apo në të folurën publike. Ka nivel të ulët në njohjen e të folurës publike. Opozita duhet të ketë folës më të mirë në parlament, nuk arrij të numëroj 2-3 veta që të kem mundësi ti dëgjoj dhe të kuptoj diçka”– tha ajo.

Pyetur për Bashën me përplasjet me të, Bregu ka sqaruar se

Unë kam qenë më afër me të pë ecurinë, moshën, momentin, trajektoren politike, sesa Topallin, Patozin, Boden, se unë dhe Basha hymë në parti politike njësoj, ishim paralel në gjimnaz, dhe kur hyn tenton të kesh një grupim për të mbajtur njëri-tjetrin se po hynim në një ambient që nuk kishim familjaritet. Problemet me Bashën filluan kur nuk mendonim më njësoj, kur Berisha u largua, Basha kishte pamjen e një djali të shkolluar jashtë me aftësi elegante dhe partia duhet të merrte disa forma të tjera menaxhimi, të kishte një format si janë kompanitë sot në botë. Por tendencat për të sulmuar, përjashtuar, vendosur në vështirësi ata që mendonte se mund të vinin atë në vështirësi, filluam të kishim debatet e para por krejtësisht normale brenda grupit. Qëndrimet e mia të ashpra nisin me reformën në drejtësi, por për hir të një qëndrimi të luhatur të Bashës vetë që na vuri në siklet dhe disfavor me partnerët se po etiketoheshim se PD nuk e donte reformën dhe vetingun për shkak të lojës dyfish të Bashës”- tha ajo.

Më pas, Bregu u ndal te “te historia e vjetshme me cadrën dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje që ishte e papranueshme”.

Ja ku jemi, kam shumë miq në PD, dhe shpresoj shumë që pakënaqësitë e secilit por me qëllimin e përbashkët për një parti më të mirë e të fortë të mblidhen në një hulli, askush nga ne po të donte të shkëputej kjo do ndodhte menjëherë pas farsës elektorale”- tha ajo, duke theksuar se problem nuk ishte statusi i partisë, por vullneti i tij për të mos e respektuar dhe pamundësia jonë për ta ndalur dhe kjo sipas saj është krim.

Duhet një zgjidhje përfundimtare, asnjë nuk ka kontakte më, nuk flasim, as jemi mbledhur, ne nuk kishim detyrë në fushatë, duhet hov tjetër dhe të mblidhen energjitë për përfaqësim të demokratëve. Sot nuk ka PD, e thotë cdo anëtar, po dëshmohet cdo ditë nga mbledhjet farsë të strukturës për analizën, se përgjegjësinë për humbjen duhet ta mbajë kryetari. Kjo nuk është partia ku hyra unë, Topalli, Bode, Patozi, qoftë edhe Berisha”– tha Bregu, duke shtuar se nuk ka më asnjë kontakt dhe as komunikim me Bashën, qoftë edhe formal.

December 6, 2017 10:02
Komento

6 Komente

  1. integrim Shishtufina December 6, 10:41

    Te flasesh nuk do te thote te pjerdhesh….
    Sa milione u ke vjedhur shqipetareve nepermjet fantazmes ‘Ministri integrimi’ ne Shishtufine e ku kane perfunduar :200 Milion çdo vit X 25 Vjet=5 MILIARD!?
    E sata je ne lidste pas Sali Ram Berishes,si kreu i krimit e korrupsionit ne gjyqin e HAGES!?

    Reply to this comment
  2. demo December 6, 11:04

    Drejt po drejt fare,pa rrena,lajlelule.Puna me e mire qe ka bere Basha ne PD,eshte se shporri takemin tuaj nga politika,nga parlleku,nga shitoret,nga kapardisjet,nga exibicionet,nga pasarelat me TAXAT E POPULLIT.Sa per”te folurit publik”eshte me mire nje deputet,qe sjell ne parlament problemet dhe hallet e popullit,se nje exibicioniste fasade e patinuar brenda dhe jashte,por bosh perbrenda.Me te tilla si Majlinda jane mbushur TV e shumta dhe te panevojshme ne kete vend,qe percjellin parazitizmin qe shkelqen nga oratoria pa brume.Sot na duhen me shume se kurre inxhiniere digash,si ky Dhimiter Vogli,qe i patem dhe nuk i kemi me.Majlinda te shkoje tek Big Brodheri.

    Reply to this comment
  3. perkthyesi December 6, 11:54

    Nuk me PD? Se mos ka patur ndonjehere! Edhe sot, ajo nuk eshte parti, por nje tufe horrash dhe delenxhinjsh te afirmuar e te pacipe!

    Reply to this comment
  4. ETHEM December 6, 13:33

    KSAJ IDIITE SA I KUSHTON MAKINA NUK KUSHTON VET.NUK E PERZURI KOT SALIU(SE LULI NUK BEN PA SB)SE EDHE AJO SHIKONTE MAKIAZHIN E JO PUNEN.FUNDJA SALIU HOQI KUNDERSHTARET E LULIT DHE QENDROI VET NE PD PER TE MESUAR LULIN E PER TA SHPETUAR NGA BURGU ATE VET NGA PAUDHESIT 27 VJEÇARE QE BEN TE DY.MAJLINDA NUK E KUPTON SE FAIN PER TE GJITHA E KA SALIU DHE ME PAK LULI.POR NUK GUXON TE DALI HAPUR SE KA FRIK.SE E PSON SI HAJDARI..OLLDASHI E KO

    Reply to this comment
  5. Social Rilindasi December 6, 14:34

    Sot nuk ka PD ka vetem PS ku jane mbledhur gjithe ajka e ajkes kombit grusht bashkuar rreth Edi Rames dhe Taulant Balles. Por ama kemi emer tjeter. Quhemi Rilindjote jo socialiste.

    Reply to this comment
  6. I.Troplini December 6, 16:11

    Majlinda Bregut, i mungojnè oratorèt e sè djathtès nè kuvend, ata qè kanè diçka pèr tè thènè dhe qè mund ti kuptosh se çfarè thonè, kur iu duhet tè flasin.
    Sot nuk paska mè PD.
    Tek e dègjon, pyet vetveten. Kush janè kèta “gjigandè tè fjalès shqipe” qè paskan pas mbushur radhèt e kèsaj force politike, nè tè kaluarèn jo fort tè largèt?
    Jo Znj.Bregu. Lufta juaj me Lulin e 21 janarit, èshtè njè luftè fallco, njè pèrplasje pa asgjè parimore nè bèrthamèn e saj.
    Zgjedhjet, i kini humbur dhe do ti humbni, pikèrisht pèr gjuhèn qè kini pèrdorur, pèr “oratorinè skandaloze” qè do tua kishte zili çdo karrocier i komunales apo pijanec nèn efektin e avujve tè alkoolit. Horrat, laviret e bulevardit, kape pèr zhelesh,,,,, kjo èshtè shqipja qè kini duartrokitur Ju deri dje.
    Èshtè gjuhè banditèsh Znj.Bregu, èshtè dhunè fizike pèr çdo shqiptari e shqiptareje qè ka 4 klasè shkollè, tè dègjojè Jozefinèn, duke bèrè tè èmèn e Zeqos, nè majè tè thanès.
    Dje Saliun dhe Jozefinèn, sot kini Mulin dhe Vokshin.Asgjè nuk ka ndryshuar.
    Dènoni krimet qè kini bèrè Znj.Bregu. Vrasjet e shqiptarève tè pafajshèm, vjedhjet e pronès sè tyre. Kjo èshtè analiza e vetme qè duhet tè bèjè dikush qè èshtè serioz nè kritikèn e tij. Çdo gjè tjetèr, èshtè humbje kohe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*