Sot, reshje bore dhe temperatura deri në -5 gradë. Si pritet të jetë moti deri në fund të nëntorit

November 21, 2020 13:43

Sot, reshje bore dhe temperatura deri në -5 gradë. Si pritet të jetë moti deri në fund të nëntorit

Kjo e shtunë ka sjellë rënie temperaturash dhe reshje të pakta dëbore në zonat malore. Por si do të vijojë situata?

Meterologu Hakil Osmani nga Meteoalb në një lidhje me skype me News 24 sqaroi se situata është e përkohshme dhe se të dielën moti përmirësohet sërish, për ta mbyllur me kthjellime të gjithë javën e fundit të nëntorit.

“Ka ndryshuar moti, kemi pasur rënie të vlerave maksimale dhe minimale. Duhet thënë që gjatë kësaj fundjave minimumet në zonat malore të zbresin në vlerat -4 apo -5 gradë celsius, ndërsa maksimumet nuk pritet të ngjiten më shumë se 6 apo 7 gradë celsius.

Po ashtu edhe në Ultësirën Perëndimore do të kemi rënie të vlerave termike duke bërë që vlerat minimale të zbresin në 3 apo 4 gradë celsius, kurse maksimumet deri në 17 apo 18 gradë celsius.

Sot kemi prezencë të paktë borës në zonat verilindore mbi 800 metra mbi nivelin e detit, gjatë mbrëmjes në zonat jugore do të kemi reshje bore në lartësinë mbi 1 mijë metra, po ashtu edhe reshje të pakta të dëborës. Duke ardhur e diela do kemi përmirësim të motit që do vijojë gjatë gjithë javës së fundit të nëntorit. Do jetë mot i qëndrueshëm dhe mundësi të paktët të krijimit të reshjeve të shiut”, sqaroi ai.

 

o.j/dita

November 21, 2020 13:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim