Sot rihapet pjesërisht aeroporti i Brukselit

April 3, 2016 09:28

Sot rihapet pjesërisht aeroporti i Brukselit

Aeroporti i Brukselit pritet të rihapët ditën e sotme pjesërisht dhe me masa të reja sigurimi.

Autoritetet në Bruksel thanë se tre fluturime të Brukseli Airlines do të nisen drejt destinacioneve europiane.

Aeroporti Zaventem nuk ka kryer fluturime që nga sulmi kamikaze në sallën e saj të nisjes, mëngjesin e 22 Marsit.

Nga sulmi kamikaze në aeroport dhe në një stacion të metrosë mbetën të paktën 32 persona të vdekur dhe mbi 200 të plagosur.

Gjithashtu autoritetet belge akuzojnë një të dyshuar të tretë – të quajtur vetëm si Y. A – për vepra terroriste të lidhura me një komplot për të sulmuar Francën.

Akuzat vijnë në prag të arrestimit të francezit Reda Kriket në periferi të Parisit më 24 mars.

April 3, 2016 09:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim