KESH, OST e OSHEE prezantojnë kërkesat e tyre për çmimin e energjisë

December 5, 2014 13:27

KESH, OST e OSHEE prezantojnë kërkesat e tyre për çmimin e energjisë

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, Operatori i Sistemit të Transmetimit, dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, kanë bërë publike sot kërkesat e tyre për rritje të çmimit të energjisë, si dhe arsyet e kërkesave nga ana e tyre.

Kërkesat e tyre janë paraqitur para Entit Rregullator të Energjisë elektrike.

KESH ka kërkuar të mos ndryshohet tarifa për prodhimin e energjisë 1 lekë për kilovat/orë, por rritje të tarifës së shitjes me shumicë, nga 2.2 në 3.48 lekë.

OST gjithashtu ka kërkuar 12.8% rritje çmimi për shërbimin e vet, duke kaluar nga 0.65, në 0.73 lekë.

Ndërsa  shitësi me pakicë OSHEE kërkon 38% më shumë për tarifën e shërbimit të shpërndarjes dhe nga 7 lekë për kilovat/orë që është aktualisht tarifa mesatare e shpërndarjes, kërkon që të rritet në 12 lekë për kilovat/orë.

Vendimi pritet të merret brenda dhjetorit.

***

Sot seancë dëgjimore për energjinë, çmimi i kërkuar 11 lekë/kwh

Sot do të flitet për çmimet e reja të energjisë elektrike.

Enti Rregullator i Energjisë organizojë seancën dëgjimore me palët e interesit, aplikimet e tre operatorëve të energjisë për tarifat për vitin e ardhshëm.

Po kështu enti ka publikuar tabelat e konsoliduara sipas kërkesave të KESH, OST dhe OSHEE.

Nga tabela rezulton se çmimi për konsumatorët familjarë është kërkuar në një bllok dhe në nivelin 11.08 lekë për kilovat orë ndërkohë që për bizneset do jetë mesatarisht 12.83 për industrinë dhe shërbimet dhe më e lartë për institucionet buxhetore.

Heqja e fashës nëpërmjet kësaj tabele të publikuar dje tashmë është fakt, por do të jetë fundi i këtij muaji ai që do të vendosë në mënyrë përfundimtare se sa do të jetë çmimi.

ERE ka publikuar njoftimin “Mbi publikimin e aplikimeve për tarifa te shërbimeve të energjisë elektrike si dhe tarifat e shitjes për konsumatoret për vitin 2015”.

Në zbatim të Ligjit Nr. 9072 dt. 22 Maj 2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” (I ndryshuar), (neni 26) kompanitë Publike KESH sh.a., OST sh.a. dhe OSHEE sh.a kanë aplikuar pranë ERE-s për miratimin e tarifave të reja të shërbimeve të energjisë dhe çmimet e konsumatoreve fundore për vitin 2015.

Bordi i Komisionerëve të ERE, bazuar në Ligjin e sipërcituar si dhe në Rregullat e Praktikës dhe Procedurat e ERE-s”, ka miratuar fillimin e procedurave për shqyrtimin e këtyre aplikimeve për miratimin e tarifave të reja.

December 5, 2014 13:27
Komento

5 Komente

  1. nastradini December 5, 09:20

    Njesia matese e energjise elektrike “kWh” shkruhet dhe lexohet KILOVATORE dhe jo kilovat ore me dy fjale vec e vec dhe qe perben tog fjalesh qe nuk perfaqesojne kurrgje o moderatore vigjilente te DITES. Enver Hoxha thonte:

    EDUKIMI I KLLASES FILLON NGA VETJA JONE!

    prandaj le t’i pranojme MONSTRES shqyptare dicka te vecante qe e ka thene me llogjike dhe mend ne koke, por qe nuk e aplikoi kurre ne jeten e tij te Diktatorit Famekeq as per vete dhe as per familjen e tij.

    Reply to this comment
  2. December 5, 09:53

    Urrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaaaaaaa……..çmimi nuk u rrit

    Reply to this comment
  3. meg December 5, 11:02

    Shume i larte…

    Reply to this comment
    • nastradini December 5, 11:41

      Ne Gjermani eshte 0,30 eur/kWh dhe vjedhjet jane 0 %, ne Shqypni eshte se 0,08 eur/kWh dhe vjedhjet jane 60 %. Pse te mos ja shese KESH-i gjermoneve qe paguajne energjine elektrike te prodhuar nga HEC-et e sovjetikut dhe te kinezit?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*