SOT SI DJE….

September 6, 2019 01:14

SOT SI DJE….

Nga Viktor Malaj

 

Po t’i shohësh punët shtetërore me vëmendje dhe të ndalesh mbi disa hollësi mund të vërehësh lehtësisht se tiparet kryesore të sjelljes së qeverive dhe politikanëve nuk ndryshojnë shumë me ndërrimet e qeverive dhe se, sidomos, të njëjtët politikanë mësojnë pak ose aspak nga arritjet dhe dështimet e veta, qoftë edhe atëherë kur e kanë pësuar nga gabimet apo fajet e kryera.

Para pak ditësh lexova në media se një qytetar i ishte ankuar Kryeministrit Rama në rrjetet sociale se punonjësit e OSHE-së nuk i lidhnin kontratë për pajisjen me energji elektrike sepse vëllai i tij ishte debitor tek ky ent shtetëror. Rrjedhimisht, fëmijët dhe nëna e sëmurë e ankuesit vuanin mungesën e energjisë elektrike prej 2-3 muajve. Angazhimi i Kryeministrit me rastin konkret bëri të mundur lidhjen e kontratës dhe furnizimin me energji elektrike të familjes në fjalë.

Në pamje të parë, rasti i lartpërmendur është për t’u lavdëruar, ashtu siç duhet konsideruar punë mjaft e mirë dhe e vlefshme e qeverisë hapja para pak vitesh e portalit “Për Shqipërinë që duam”, nëpërmjet të cilit janë evidencuar dhe zgjidhur me mijëra ankesa dhe kërkesa të ligjshme të qytetarëve.

Mirëpo, duke iu referuar rastit të ankesës së zgjidhur të qytetarit për energjinë elektrike, lind edhe një problem madhor: Përse me një problem të tillë duhej të merrej dhe ta zgjidhte Kryeministri kur poshtë tij janë disa hallka administrative që paguhen për të mos krijuar probleme dhe për t’i zgjidhur kur ato krijohen?! Çfarë është kjo administratë që paguan me paratë tona punonjës që iu shkelin qytetarëve të drejtat? Përse zyrtarët e rastit në fjalë, shkaktarë të padrejtësisë, nuk dërgohen në shtëpi dhe të jepen për ndjekje penale?

E konsideroj si shqetësim këtë rast pasi ekzistojnë shumë të tjera, të zgjidhura dhe të pazgjidhura, të krijuara nga paaftësia dhe, veçanërisht, pandershmëria e punonjësve zyrtarë të shtetit në hallka të ndryshme të tij, qendrore dhe vendore. E kam theksuar edhe herë të tjera mjerimin moral me të cilin ndeshen çdo ditë qytetarët shqiptarë në disa spitale të vendit ku sorollaten qëllimisht nga disa mjekë banditë për t’iu imponuar (në heshtje) dhënien e ryshfeteve për shërbime që iu takojnë ligjërisht.

Ka spitale ku edhe sot shtretërit dhe shtresat e tyre janë të kohës së para 1990, megjithëse janë gëlltitur fonde të mëdha shtetëror për blerjen dhe pajisjen e spitaleve me mjetet e nevojshme sanitare dhe ushqimore për pacientët, ku të shtruarit në spital nuk i jepen ilaçet e nevojshme nga fondi spitalor dhe se ka ende mjekë që iu “rekomandojnë” të afërmve të pacientëve emrin e farmacisë ku duhet të shkojnë e blejnë ilaçet me paratë e veta, me pretekstin se nuk kanë në spital. Nuk kuptohet pse nuk “lëviz” nga vendi Ministrja e Shëndetësisë dhe për çfarë paguhet ajo dhe drejtorët rajonalë dhe ata të spitaleve.

Po kështu edhe në disa sektorë të tjerë të jetës së përditëshme. Ka fshatra apo lagje të tëra që qëndrojnë pa energji elektrike dhe kjo gjendje zgjat edhe me muaj për një shtyllë të rrëzuar, ka lagje të “izoluara” me javë apo muaj vetëm pse rrëzohet një shkëmb në rrugë dhe gjithë ajo administratë vendore apo rajonale nuk lëviz nga vendi.

Si është e mundur që ende, edhe pas tridhjetë vitesh nga ndryshimi i sistemit politik, nuk janë përcaktuar saktësisht emrat e rrugëve dhe, sidomos, numrat e pallateve, apartamenteve dhe shtëpive private në mënyrë që të kemi adresa rigorozisht të sakta postare. Është mjerim i madh të shkosh në kompjuter dhe të kërkosh adresat e institucioneve shtetërore, ngaqë ekziston ose vetëm emri i qytetit ku ndodhen ose, e shumta, emri i rrugës në të cilën ndodhen.

Nuk mund të vihet fare në dyshim qëllimi i mirë i Kryeministrit për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët për problemet që i shqetësojnë, por Shqipërisë dhe shqiptarëve iu nevojitet një administratë e efektshme, e aftë dhe dinjitoze ku secili kryen detyrën që i është ngarkuar. Përndryshe, marrja përsipër e trajtimit dhe zgjidhjes së ankesave qytetare nga vetë Kryeministri nuk do të japë kurrë rezultatet e dëshiruar nga qeverisësit dhe të qeverisurit.

*****     

Pas Raportit të OSCE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit opozita shqiptare u shfaq përsëri me gjithë mjerimin e saj moral dhe intelektual. Ashtu si i mbyturi që kapet pas fijeve të kashtës edhe opozitarët tanë teveqelë, por kokoroshë, besojnë se duke zgjedhur fjali apo gjysëmfjali nga raporti i lartpërmendur dhe duke i interpretuar herë me logjikën e Çadrës dhe herë me logjikën e Molotovit do të arrijnë të legjitimojnë marrëzinë e tyre të dorëzimit të mandateve parlamentare dhe të bojkotimit të zgjedhjeve lokale.

Edhe pse raporti e thotë qartë që shkaqet kryesore të mospasjes së një procesi zgjedhor krejt demokratik ishte bojkotimi i tij nga opozita dhe, sidomos, përpjekjet edhe të dhunshme të saj (opozitës) për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve, sharlatanët tanë të pandreqshëm dalin e kakarisin duke pretenduar se krejt procesi ishte ilegjitim dhe se (për hatër të tyre) duhet përsëritur.

Kur këto interpretime dhe keqinterpretime, shpjegime dhe pretendime i bëjnë figura të tilla tërësisht të zvetënuara politike si Edi Paloka dhe Petrit Vasili, merret me mend ku ndodhet kjo opozitë e cila dëshmon paprerë se është e pandreqshme dhe rrjedhimisht e pameritueshme për t’i besuar pushtet. Ata as kanë mësuar gjë nga e kaluara dhe as duhet pritur prej tyre ndonjë e mirë në të ardhmen.

*****

Siç njoftoi media, Qeveria ka vendosur që të shtyjë edhe me një vit koncesionin e kontrollit teknik të automjeteve. Një veprim i tillë dhe vetë përqendrimi i kësaj veprimtarie vetëm në një dorë (kompani) është një nga gabimet më të njohura e më jetëgjata të kësaj qeverisjeje.

Është e gabuar në raport me rregullat e konkurrencës dhe të tregut por, çfarë është më e rëndësishme, është e dëmshme për buxhetet vetjakë dhe familjar të shqiptarëve. Mbetet të shpresohet se vitin tjetër Qeveria do ta liberalizojë kontrollin e gjëndjes teknike të automjeteve ose do ta shndërrojë në veprimtari vetëm shtetërore.

*****

Një nga figurat politike më qesharake të këtyre tridhjetë viteve dhe njëri prej aleatëve dhe “shtyllave” të “Republikës së Re” të Lulzim Bashës, z. Nard Ndoka paska pohuar se dhuna e protestuesve është e justifikuar sepse kështu ata shprehin dufin e tyre. Sipas logjikës dhe moralit të Kalorësve të Marrëzisë dhe Mashtrimit, cilido në këtë botë mund të shfajsohet për dhunën dhe krimet e tij, mjafton të paraqesë si shkak të tyre “dufin” e vet ndaj individëve, institucioneve apo shtetit.

Nuk do ia vlente të përmendet ky “sportisti politik” i peshës pupël sikur pretekste dhe marrëzi të tilla të mos ishin artikuluar më parë edhe prej figurave kryesore të grupit të çadristëve që kanë marrë përsipër “shpëtimin” tonë, për hir të pushtetit të vet.

*****

Këmbëngulja e Qeverisë për të vazhduar me praktikën e Partneriteteve Publik Privat (PPP) nuk bën pjesë në aspektet fisnike të qeverisjes dhe, rrjedhimisht, nuk duhet përkrahur si praktikë e vazhdueshme, por si mënyrë administrimi e rrallë dhe vetëm kur është e domosdoshme. Ndërsa fillimi i “legjitimimit” të kësaj praktike duke ia dërguar Parlamentit për miratim çdo rast zbatimi duhet kritikuar dhe, madje nuk duhet lejuar, më së pari nga vetë deputetët.

Parlamenti mund dhe duhet të miratojë ligje që rregullojnë në vija të përgjithshme këtë veprimtari, por Parlamenti nuk duhet shndërruar në noter dhe kontraktues me firmat private. Nga një veprimtari e ligjshme dhe e moralshme nuk duhet të trembet asnjë individ, por nga veprimtaritë e paligjshme dhe amorale duhet të dridhen edhe një “kope” individësh që përbëjnë Parlamentin. Fajet dhe përgjegjësitë e kryera nga njëqind njerëz që veprojnë së bashku janë më të mëdha sesa fajet dhe përgjegjësitë që kryejnë persona të veçantë.

*****

Për shumë shqiptarë sajimi dhe keqpërdorimi i Babale Aferave nga opozita shqiptare ka qenë diçka e qartë dhe domethënëse për moralin e mëtuesve dhe të të pamerituarve për pushtet në Shqipëri. Tani po na del që edhe vetë prokurori i çështjes dhe institucionet e tjera shtetërore që janë marrë me rastin Babale dhe që u përpoqën t’i shërbejnë opozitës me manipulimet dhe publikimet e hollësive të sajesës dhe dosjes hetimore, po na pohojnë se nuk kanë gjetur apo ditur fakte dhe prova që vërtetojnë pohimet e porositura të kontrabandistit të drogës Albert Veliu dhe porositësve të tij në SHQUP.

Do të ishte mirë dhe në shërbim të shqiptarëve që kjo çështje, dhe jo vetëm ajo, të sqarohej shpejt e saktë ligjërisht dhe autorët e saj, qofshin gazetarë pa moral, politikanë pa din e iman apo vegla qorre si Babalja të marrin dënimet e parashikuara në ligj. Ata që shpallin kriminel dhe kërkojnë dënimin e z. Valdrin Pjetri për mosdeklarim të një shkeljeje ligji kryer 20 vjet më parë në Itali duhen demaskuar, diskredituar dhe dënuar ligjërisht sa më parë për mashtrimin, sajimin dhe keqpërdorimin e aferës “Babale” të kryer para një viti në Shqipëri me qëllim që të arrijnë me manipulim dhe kaos rikthimin në pushtet edhe kur shumica e shqiptarëve i konsideron të padenjë.

Sajuesit dhe keqpërdoruesit e këtyre aferave duhen dërguar drejt “Hotelit të Reçit” edhe pse kanë kaq kohë që dëshirojnë, synojnë dhe sulmojnë “Hotelin e Bulevardit”. Iu duhet dëshmuar shqiptarëve se Çeta e Republikës së Re nuk është tjetër veçse Banda e Republikës së Vjetër, me uniformë propagandistike të re.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

September 6, 2019 01:14
Komento

30 Komente

  1. Feniks September 6, 05:26

    I nderuari Viktor!
    I lexoj me endje te gjitha shkrimet tuaja,por sot mbeta i zhgenjyer kur mburrni portalin”Shqiperia qe duam”,se nje qytetar i qenka ankuar kryeministrit dhe ai paska nderhyre per ta zgjidhur!
    Jeni gabuar z.Viktor,se pikerisht me kete fakt ju duhet te konkludonit se pikerisht kjo eshte “Shqiperia qe NUK E DUAM”!
    Ne se nje qytetar ankohet tek kryeministri dhe vertetohet se ka te drejte,atehere ky kryeminister duhet te shkarkoje nga detyra te gjithe personat fajtore e jo te mjaftohet me zgjidhjen momentale.
    Pas cdo informacioni nga qytetaret kryeministri duhet te nxjerre konkluzione per shkaqet e konflikteve me qytetaret duke i bere shembull ne shkalle vendi.
    Se sot qytetaret nuk gjejne zyre ku te ankohen se te drejtojne tek portali kur zyrtari fajtor ka nje pergjegjes ku mund te ankohet qytetari dhe t’i zgjidhet ankesa ne vend!
    Krijimi i portalit ka nxjerrr jashte loje krejt administraten qendrore dhe sidomos ate vendore gje qe e ka pranuar edhe vete kryeministri.
    Pse duhej krijuar portali kur cdo zyrtar i shtetit duhet te kryeje rigorozisht detyren qe paguhet dhe ne se qytetaret ankohen ndaj tij te pushohet nga puna?
    Portali kryeministror eshte kanceri i shtetit ligjor dhe i demokracise.
    Ne se do ishte sic thoni ju z.Viktor nuk do ndodhte ,qe une per 3 vjet i shkruaj ketij kryeministri se “Bashkia e Tiranes nepermjet UKT vjedh qytetaret me taksa te paligjeshme,ndersa ai me pergjigjet harbutshe se “Keni gabuar adrese”!
    Dhe ketu behet fjale per vjedhje te disa mijra qytetareve per miliarda leke!
    Dhe kryebashkiaku Veliaj,jo vetem qe nuk ben ASNJE HERE PRITJE POPULLI,por as te kthen pergjigje kur i ankohesh!
    Ky eshte shteti anadollak i Rames qe me portalin u ka mbyllur gojen qytetareve te ankohen!

    Reply to this comment
    • Vlora1912 September 6, 10:54

      Shkrim i Dobet dhe Justifikues i Krimeve te Bastardve te Rilindjes qe nuk kane asgje te perbashket as me Rilindjen Kombetare dhe as me te Majten Shqiptare.

      Dita nuk duhet te lejoj shkrime te tilla Justifikuese te krimeve.

      Se pari, fakti qe KM zgjidh direkt problemet e qytetarit, nuk ka asgje pozitive, eshte thjesht Kriminale sepse:

      -Tregon nje mentalitet dhe skeme mafioze Drejtimi te shtetit.

      -Njesoj si klanet mafioze qe drejtojne qytetet, krijojne nje frym frike, nje situat terrorri, dhe vetem kontakti me kryemafiozin mund te ta zgjidh hallin.

      -Po ashtu dhe qeverrisja e keqe, ne frymen e Liderrit, nenpunes te vartesise, ne spitale, shkolla, polici,madministrate publike, drejtojne me Arrogance, me paturpesi, me korrupsion, duke ja Nxir jeten qytetarit, i cili e gjen zgjidhjen duke folur direkt me “Zotin”

      Shikoni rrethin vicioz qe krijohet;

      Qeverrisja e keqe, korruptive dhe arrogante e KM dhe Kukobinave te tij, krojon probleme ekzistenciale per qytetaret e vendit.

      Dhe qytetaret, ne hall te madh, i drejtohen per zgjidhje Atij qe me qeverrisjen e keqe ja u krijon keto Halle…..dhe Viktori qe i thot Bravo.

      Se dyti,
      Viku thot: “Nuk eshte Fisnike nga ana e qeverrise praktika e PPP-ve”!!!!!????

      Ky paska dal mendsh…nuk eshte Fisnike?????

      Praktikimi i PPPdhe dhenia me kncesion e cdo aktiviteti shteteror eshte deformimi Korruptiv me i madh i 30 viteve te fundit.

      Peaktikimi i PPP ka vrare edhe shpresat e fundit te ketij populli….

      Eshte nje skeme e ndyre Kriminale qe po skllaveron nje popull te ter tek 7-8 familjet politike dhe oligarkike shqiptare te kryesuara nga Rama, Berisha dhe Muta.

      Shqiptaret, per 30 vitet e ardhshme, duhet te paguajne per sherbime qe si marrin dhe nuk kan per ti marre ne;
      -Shendetsi,
      -Arsim
      Trasport

      Ndersa ky Viku tho se nuk eshte Fisnike!!!!

      P.S
      Mos keni filluar ta dridhni dhe ju te Ditas si puna e Gazetes Tema/55

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 September 6, 11:17

        or taj
        Vlora1912
        përse e bën rrëmujë me rrilindjen kombëtare??
        dobiçi i tironës ka thënë vetëm rrilindje dhe asgjë tjetër!!
        përse të shkon mëndja ti shtosh kombëtare menjëherë??apo se ashtu e ke dëshirën!!
        emri është “rrilindje”,mbiemrin nuk ja ka vënë akoma dobiçi parndaj lësho fantazinë dhe vër mbiemra sa të mundësh!
        e mbertërisë
        e hajdutllëkut
        e fashizmit
        nazizmit
        nihilizmit
        snobizmit
        paaftësisë
        e piramidave
        dhe mbi të gjitha
        e TRADHËTISË!!
        këtë të fundit po punohet me vrrull të jahstëzakonshëm!!

        Reply to this comment
      • Feniks September 6, 15:52

        Jam i zhgenjyer nga arsyetimet e z.Viktor!
        Ju mburrni portalin kryeministror,por harroni se ai eshte thelbi i mashtrimit kriminal te Rames me te ashtuquajturen “bashkeqeverisje me qytetaret”!
        Le te me thote nje njeri ne Shqiperi se ku,kur dhe si ky shtet bashkeqeveris me mua?
        Eshte e tmerreshme se si ju si gazete nuk keni bere nje shkrim redaksional ku te analizoni qe nga arsyeja ligjore,morale dhe sociale se pse duhej krijuar portali kryeministror e deri tek rezultatet konkrete te tij!
        Ne rastin me te sinqerte do te mirekuptonim se ky kryeminister e ka krijuar portalin jo per te zgjidhur ankesat e qytetareve ndaj zyrtareve te pa afte e te korruptuar,por ne radhe te pare per te siguruar nje informacion direkt nga viktimat e pushtetareve,duke i shfrytezuar ato per t’u dhene goditje shteruese jo vetem fajtoreve direkt por vecanerisht eproreve te tyre qe kane lejuar vartesit te shkelin te drejtat e qytetareve.
        Te propagandosh “bsshkeqeverisje” dhe te mos degjosh e zgjidhesh ne vend konfliktet qe zyrtaret kane ndaj qytetareve eshte nje TALLJE mizore ,qe ju si medie beni sikur nuk e kuptoni!
        Populli thote :Pyet te vuajturin e jo te diturin!
        Te vuajturit jane qytetaret ndaj te cileve pushteti vendor dhe qendror u ben ne cdo sekonde mijra padrejtesi,por z.Viktor,qe na thote se portali kryeministror paska rezultuar i sukseseshem se paska zgjidhur mijrs ankesa!
        Goboheni z.Viktor!
        Cfo dite mbi 4 milion shqiptare ,brenda dhe jashte vendit kane me miliona ankesa dhe eshte cmenduri kryeministrore te tentosh t’i perballosh vetem ne kryeministri!
        Pse duhet t’i zgjidhe kryeministria miliona ankesa kur populli ka votuar nje pushtet ligjor qe duhet t’u sherbeje atyre?
        Ne se doni te kuptoni se kjo “bashkeqeverisje” jo vetem ka deshtuar si e tille,por edhe se ka rrenuar totalisht shtetin ligjor referohuni raporteve te fundit te BB qe tregojne se ne Shqiperi 50 % e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
        Shifra te tilla jane tmerruese qe vertetojne se ketu NUK EKZISTON SHTETI LIGJOR!
        Pasojat e kesaj katastrofe bien mbi popullin!
        Jane miliarda leke qe ka humbur arka e shtetit!
        Bizneset informale nuk kane paguar taksa dhe tatime me miliarda leke ne muaj!
        Per punonjesit e tyre nuk jane derdhur kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore,duke mos u njohur vitet e punes per efekt pensioni si dhe nuk perfitojne sherbimet shendetesore falas etj.
        Kjo eshte KATASTROFE qe i ka shkaktuar deme kolosale arkes se shtetit,qe rezulton jo vetem rrenimin e shtetit,por efhe mjerimin e shumices se popullit!
        Askush nuk e beson se shteti i ka lene kaq shume biznese jashte kontrollit,por me siguri u ka bere nje fare PPP -je korruptive sipas parimit :Une bej sikur nuk te shikoj,ndersa ti me jep ca miliona ne llogarite e mija”!
        Fakti qe pas ketij raporti te BB qeveria nuk beri asnje analize e kesaj situate katastrofike,por u mjaftua me ca aksione MASHTRUESE gjoja per mungesen e dhenies se kuponit tatimor,verteton se shteti eshte BASHKEFAJTOR NE KRIM me bizneset!
        Pyetni te vuajturin e jo te diturin z.Viktor!

        Reply to this comment
    • Albi September 6, 11:02

      Jo vetem kaq. Por edhe portali, tek i cili kam bere shume ankesa, eshte i po te njejtit nivel si administrata. Krejt te paafte dhe zgjidhin vetem raste ku ka interes politik. Jane vetem organ propagandistik dhe kaq.

      Reply to this comment
    • Zigur Qarri September 6, 14:46

      “Feniks”,eshte e sakte kur thua se”Krijimi i portalit ka nxjerrr jashte loje krejt administraten qendrore dhe sidomos ate vendore……”,sepse automatikisht lind pyetja;-perse jan institucionet?Portali”Shqiperia qe duam”,”Stop rrenimit”,”EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE”,ku Kryeministri Edvin D’Rama publikoi 100 emrat e zyrtareve te cilet u denoncuan sipas tij online,te kujton metodat qe u perdoren ne rrevolucionin kulturor kinez.Keto shpikje te Kryeministrit kan nxjerre jasht loje te gjith administraten shtetrore,dhe behen vetem per nje qellim,qe te jete protagonist i gjithshkaje egocentristi Edvin D’Rama.Denigrimi dhe perbaltja e te gjitheve,edhe ne radhet e vete”rilindjes”,”pastron”figuren e atij dhe vetem te atij,si Kryeministri më pak i perlyer,si e keqja më vogel!Por ne realitet,Kryeministri eshte burimi nga ku kuterbon e gjith e keqja sot ne Shqiperi,
      sepse ashtu si thote Spartak Ngjela,korrupsioni ne Shqiperi eshte kryeministrorë.Shpikjet e imagjinates se semure te D’Rames,me apo pa ndergjegje,kan asgjesuar Shtetin e se drejtes.Institucionet shtetrore jan ne kaos,sepse per gjithshka vendos vetem Kryeministri,edhe nese duhet apo jo te shembet Teatri dhe Stadiumit duhet ti shtohet nje kulle,apo aduiopergjimi Babales eshte i manipuluar dhe Mihal Kokedhimes ti prishet Hoteli!

      Reply to this comment
  2. Timi September 6, 06:14

    Sakte, bukur, dhe qarte! Falemnderit!

    Reply to this comment
  3. intelektuali September 6, 06:27

    NE KETE DACIBAO ENVERISTE ME KRITIKE SHOQERORE ENVERISTE PER EDVIN DROGEN,

    Ke harruar hajdutin dhe fallsifikatorin Bashkim Ulajn o fanatiku i Enverit, Viktor Malaj,

    prandaj:

    Lexoje se e ke taze dje ne faqe te pare ne gazeten DITA qe te freskosh kujtesen e mykur te fanatikut qe flet dhe shkruan shume por nuk thote dhe nuk tregon asgje:

    O FANATIKU I ENVERIT, VIKTOR MALAJ

    Reply to this comment
    • Ai qe di ti September 6, 08:55

      Mirmengjes o Enver….o Bashkim Ulaj dhe Viktor Malaj nga INTELOBOLJA e gazetes se nerume Dita…Mirmengjes…dhe “pune te mbare” nga si gjithmone nga ..INT. Ai nuk ju harron kurre….Te fala te gjitheve shokeve te qelise nga INTEL….

      Reply to this comment
    • gjergji September 6, 11:29

      Ja “intelektuali” na permend dacibaon.HAHAHAHA.Skenaristi e regjizori I “filmit artistic” made -in “babale”Aferim,aferim.Ne opinionin tend tjeter vendosi dy emrat sinonim tuajin Mirel e Arben.Per tu habitur me inteligjencen tande mesatarja e PD,me fal krahasohesh me ate te Nardit tone.Do maresh tani ndonje dhurat nga B.Ulaj,sepse Berisha ka dhurat nga ai shtepin ku jeton e zyren ky pordhon me fal “punon”

      Reply to this comment
  4. Keq ne soc,e me keq ne kap September 6, 07:53

    Ke te pushosh me pare nga puna ketu…
    Te gjithe jane njesoj,kur nuk i pushon ,njerzit,gazetaret cirren e bertasin pse nuk i pushojne…
    Kur i pushojne cirren e bertasin pse i pushojne ,dhe pastaj ven po njerez te pa afte dhe ceshte me e keqja se ai qe u pushua mer rrogen pa punuar…
    Po e njejta eshte edhe me gjyqtar ,prokuror, apo mjeke njerzit ankohen pa pushim ,por kur hiqen e denohen ,ka ankesa se po e kap drejtesin pala tjeter,po vendoset diktatura…..
    Ketu eshte muti mullar dhe ku shdo te iki e te vij keshtu do te jete.
    Po vertetohet se turkoshaket nuk jane ne gjendje te bejne shtet,dhe vete ne jemi nje popull qe duam vetem rrumpall qe te vjedhim dhe te dhjesim ku te na doj bytha…

    Reply to this comment
  5. V.F. September 6, 07:56

    Sot më katran se dje

    Reply to this comment
    • Buzuku September 6, 12:52

      …Sidomos pjesa qe flet per Raportin e ODHIR – it dhe reagimi I opozites dhe shtypit reaksionar dhe I figurinave tashme te neveritura eshte e ndricuar thjesht dhe shkurt me nje kompetence profesionale. Faleminderit z. Malaj dhe bashkohem per cdo gje plotesisht me ju.

      Reply to this comment
  6. eddies September 6, 08:19

    Sa shkrim i dobet…. me andej dhe ketej, ndersa ne problemin e kemi ketuuuuu!!!!

    Reply to this comment
  7. Eagle September 6, 09:46

    Z. Viktor, kur do te luftosh nje te keqe godit atë dhe le të merren gjurmuesit se nga erdhi e keqja.
    Dil në pension nese Nuk do to mesosh SI ushtrohet zanati fisnik gazetar, ndryshe mos helmo.
    Gjendja shume dimensional e vendit eshte skandal. Behuni bashke per sjelljen e keqe te kesaj qeverie dhe te atyre qe mund ti ngjajne.
    Paaftesia, arroganca, korrupsionit, krimi ka marre trajten e epidemise.
    Ndryshe ke konflik interesi, puna jote, por helmin e penës Nuk ta kemi borxh.

    Reply to this comment
    • Duel i heshtur September 6, 20:34

      Cfare t’i shtosh me shume ketij komenti mjaft te spikatur se sa proverbin: Si sot si dje, ha mut dhe kerce.

      Fitoreee Islam, fitoreee

      Reply to this comment
  8. Ethem September 6, 10:22

    Z.VIKTOR.Ndjej kenaqesi te veçant kur lexoj shkrimet e TUA,pasi ato jane reale per kedo e per çdo gje dhe nuk mbajne ere POLITIKE,e cila na nxiu jeten 30 vjet.
    -Une kam 30 vjet qe ndjek situaten mjerane ne kete vend dhe gati 50 vjet qe votoi nje subjekt.Dhe nuk kam gabuare per ate qe kam votuare.
    -Dhe ne 2013 kam votuare Edi Ramen jo se eshte 198 cm i gjate,porse ai si KRYEBASHKIAK i Tiranes dha shembullin se si duhet te punohet e administrohet metropoli Shqipetar.Dhe nuk u zhgenjeva per punet ne vazhdim.Dhe jam i knaqur per çka po ben ne qytetin ku banoi-FIER dhe ne tere Shqiperine.Qofte dhe me “FASADAT” siç hedh rromuze opozita mjerane.
    1-Edhe zgjidhja e halleve te qytareve me portalin KRYEMINISYROR eshte nje menyre zgjidhjeje.Por kjo forme(siç e ka deklaruare vet ai) behet per te edukuare administraten qe te beje punen e vete,pasi ka 30 vjete qe eshte nginjur duke pire kafe ne oren e punes e duke marr rryshfet.Disa opinionist e kritikojne kete medode dhe kerkojne qe KM ti shkarkoi shkaktaret burrokrate.une di qe ai ka shkarkuare me qindra njerz rushfetzhij.Por nuk mund ti shkarkoi te gjithe batakçijt e PD+LSI ne nje vite.Se ka 30 vite qe administrata eshte nderruare sipas HUQEVE KRYEMINISTRORE BERISHISTE.Dhe ne kemi besim se KM Rama do beje nje administrate efiçente,duke vene me mire ne pune digasteret,bile duhet te shkarkoi edhe ndonje Minister burrokrat.
    2-Çeshtja BABALE eshte skandali i skandaleve te LUL-SALIUT qe per turpim e tyre kerkonin te merrnin pushtetin me shpifjet e nje drogaxhiu e horri i paprecedent.Por e keqa qendron se me Babalen u implikuan shume njerz:Saliu,Luli,Prekurori Tropojan Hajdarmataj,Gaz Bardhi,Alibeu,Saliani,A.Kuliçi,e shume te there.E mbi te gjitha Babale u pagua nga PD per te migruare jashte shtetit.Dhe per turpin e tyre drejtesia po hesht sikur eshte kapur nje adoleshent duke vjedhur molle ne kopeshtin PD.
    3-Rasti Babale per Xhafen,dosja 339,184,Dritan Zagani i Vlores per Tahirin,Xhinsela e F.Krujes per te poshteruare Taulant Ballen,etj,jane sajesa te rrezikeshme per te rrezuare shtetin dhe justifikim te katraures qe shkaktoi opozita e rruges ne 7 muaj
    Lufte me flakadane per gjak-derfhje ne Shqiperi.Dhe SHBA na shpetoi edhe kete here nga katastrofa.
    4-z.Viktor: Kam shume besim tek ju(ndonse nuk u njoh fare) qe te trajtoni problemin e SPAK+BKH..nese ato do arrestojne “peshqit e medhenje”.
    -Une nuk e kam nje besim te tille.Pse:
    A-SPAK E BKH jane institucoone hetimi e jo gjykimi.Ato dosjet do i dergojne ne gjykate.
    B-Po a do ket trup-gjykuese ne kete vend qe te firmosin arrestimin e S.Berishes,I.Metes dhe L.Bashes ..e KO te cilet jane kapobanda me e rrezikeshme ne Shqiperi,ne Ballkan & Europe…!? Dhe kjo eshte çeshtja.Nese nuk arrestohen keta tipa,vendi do jete statukuo edhe per 30 vjete te tjrra.FLM

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 6, 12:50

      o gjeneral
      përse ke harruar mbiemrin a i vrarë??
      Ethem??
      vëre dhe intelektual a nastradin,kuptohesh që je gjenerali i mbrojtjes të tradhëtisë rilindjote!!
      “3-Rasti Babale per Xhafen,dosja 339,184,Dritan Zagani i Vlores per Tahirin,Xhinsela e F.Krujes per te poshteruare Taulant Ballen”
      o gjenral madhor,para se të indinjohesh për goditjen që duan ti bëjnë tallland pallës duhet të thuash çfarë do ai bastard,ai dement në krye të PS!!
      sepse ai është një koqe gomari në krahasim me potencialin që ka PS në radhët e saj!!
      por nuk është e mundur që ta kundërhstosh o gjeneral madhor!!ai është i të njëjtit nivel me ty!dhe dy debila merren vesh shumë mirë me njëri tjetrin!!

      Reply to this comment
  9. anticensurë25642654 September 6, 10:27

    “Çfarë është kjo administratë që paguan me paratë tona punonjës që iu shkelin qytetarëve të drejtat?”
    asgjë më tepër se një mashë në duart e UNIT që drejton shtetin!!
    në radhë të parë administrata shtetrore është “ndërmarja” më e pasigurtë në shqipëri!!”ndërmarja” me rregulla dhe ligje të shkruara dhe të stërshkruara,por që shkelen e stërshkelen prej saj,prej kokës së administratës!!
    flasim për rastin e “zgjidhjes së problemit”nga KM?fare e thjeshtë!një abuzim i klasit të parë!një shkelje e kompetencave të vëndit të punës!kompetenca që vetë KM i ka miratuar!!koha aq e shpejtë e zgjidhjes nuk lë vënd për kontroll të ligjishmërisë së veprimit!si të atij administrativ ashtu dhe të atij të KM!!
    mund të hedhim hipotezën.
    punonjsit e administratës kanë të drejtë dhe qytetari jo,kjo në bazë të rregullores dhe ligjeve që ata kanë në tavolinat e tyre!përse këto rregulla duhet të thyhen nga KM??
    për të dhënë shëmbull real për këtë hipotezë po ju kujtoj prishjen e tribunës,anës së jashtëme,të satdiumit Qemal Stafa,monoment kulture i mbrojtur nga shteti!!drejtoresha e asaj kohe nuk pranoi të firmoste!shkaku “ishte monoment kulture!ndërhyn KM,pushohet drejtoresha që zbatonte ligjet,vendopset një tjetër dhe “monomenti i kulturës” jo vetëm që shkon për lesh,por dhe i zhduket emri!!
    atëherë në këtë rast kemi diktatin e UNIT!!
    pra në administratën shqiptare nëse nuk zbaton dëshirën e UNIT,je në mes të rrugës!pra në atë që do të duhej të ishte vëndi i punës më i sigurtë,gjen të kundërtën!por vetëm në rastet kur ti do të veprosh në bazë të ligjeve!!
    problemi i dytë,nëse administrata,zyrtarët kanë faj,mos zbatimi i ligjit për mungesën e punës së pa kryer për pagën e marrë!!pra ata nuk punojnë,marrin rrogë dhe tërë kohën na rraskapitet kryeministri ynë, që e paçim në jetë të jetëve dhe mos i lëntë asnjë ditë jetë fterr beterrit,net halesë,tapë topit për të shtuar të tijat,duhet të bëjë dhe punët e tytre??përveç fejsbukut,zhgarravinave,basketbollit,e aktrimit në estradë e filma,duhet të merret dhe me leshterikët e shtyllat elektrike??
    popull maskara,e vdiqëm të shkretin,nuk i mbetet kohë as të hajë i shkreti!nuk ecën dot nga dhjami që ka vënë nga mungesa e të ushqyerit!!

    “praktikën e Partneriteteve Publik Privat (PPP)”.
    kjo me të vërtetë është një shpikje shqiptare!!jo sigla PPP,por mënyra e funksionimit!!
    në botë kemi një shtet dhe një privat,për të përmbajtur shkronjat shtetin po e bëjmë Publik,pra Publiku ka nevojë,Privati ka para!!kështu që Privati i ofron Publikut paratë e tijpër të zgjidhur problemin!!gjendet rruga e duhur dhe bëhet kontrata!!Publiku ka shërbimin,Privati nuk lë të kalben paratë e tij dhe ka fitimin e tij!!
    në shqipëri kemi Publikun që ka nevojë për një shërbim,gjëndet një Privat që nuk ka as brekë në bythë,i jepet një siguri nga i njëjti Publik që e ka shpikur për të marrë para në bankë,i jepet pa konkurencë shërbimi që i nevojitet Publikut,i rritet 3 a 10 fish çmimi real i shërbimit dhe në fund quhet PRTNERITET!!
    pra përfaqsuesit e Publikut në bashkpunim me një person nga Publiku,bëjnë PARTNERITET për të rrjepur deri në kockë Publikun??

    si duken bathët o viktor titulli tënd nuk funksionon!!
    nuk qëndron aspak “SOT SI DJE….”!
    JOOOOO,duhet ndryshuar në “SOT më keq Se DJE….”,dhe kjo që nga ’90ta e këtej!!në vënd që të NXËMË ne po LËMË!!

    Reply to this comment
  10. Vasili September 6, 12:20

    Ka kohe qe rama eshte ekspozuar fare qarte dhe funksionon ne karrigen e kryeministrit si nje dordolec teper i shemtuar,qe flet ca gjera percart,dialogon me ndonje alabak,shpenzon parat e buxhetit,per projekte Donkishoteske,ndonse poshte tek kembet e tij kryeqytetasit furnizohen me uje te pishem te pakontrolluar dhe me bote(nje lloj gomari modern) si ne mesjete.
    Dhe ajo qe ndjejne te tere dhe vazhdon,eshte qe kete derdimen e ka bere synet lart dhe poshte jo vetem baba erdogani por dhe saliu,me banden e vet.
    Ato konet e ps,duhet te gjejne menyren dhe ´´guximin´´ per ta zevendesuar ate,ndryshe rrenimi i ps,ne kete moment,do marre me vete dhe cfare ka mbetur nga kjo karakatine orientale qe vazhdon te quhet Shqiperi.

    Reply to this comment
  11. HOMORA September 6, 15:52

    na ishte njeher,
    Ujku,Dhelpra,Hijena dhe çakalli.
    gjithesecili kishte dale per gjueti ne territorin e vet.
    Ujku neper lendina ku kishte desh,dele sorkadhe por edhe drere.
    Dhelpera neper zona kallamishtjie ku na kishte thelleza dhe fazane,por edhe afer arave te fshatit ku sigurisht na kishte pula dhe lepuj.
    Hijena me gajret ja futi mbare e per mbare savanes ku kishte,bizon,gnu,gazela dhe zebra etj…
    çakalli qe na eshte qen i eger po hezitonte,te shkonte nga po shkonte ujku,apo te gjemonte gjurmet e dhelpres apo hijenes gjates rruges tju bente edhe shoqeri.
    Ne hezitim e siper,vendosi te shkonte nga ja mbathi ujku sepse jane pothuajse te nje familie karnivoresh.
    Sapo morri rugen andej nga po shkonte ujku,pa qe ujku ngriti nje kembe per te shurruar.
    E kuptoi çakalli qe me kete xhest ujku po shenonte kufurin e territorit te tij.
    Dhe po te shkelte kete territor dhembeve te ujkut si shpetonte dot por edhe askush si bente dot derman,ndaj pa e çpa çakalli i “mjere”,ide ndryshoi menjeher dhe mori nje vendim te ri,duke menduar se do ishte me i vlefshem se i pari.
    Ndaj vendosi te ndiqte dhelpren,a ka gje me te kendeshme se sa te shijosh mish shpendesh,apo s’eshte dhe mish i bardhe,mish qe ste jep as kolesterol por edhe as goditjie infrakti,apo probleme te tjera te zorres se tretjies se ushqipeve,keto efekte sekondare qe shkakatohen nga abuzimi tepert me mishi te kuq.
    Shpresonte çakalli zhytyr ne hulumtimet e ngazellimit.
    E tere ngazellim ja futi nga po shkonte dhelpera,as pa bere çapin e pare,dhelpera ne fillim fryn bishtin duke e ngritur perpjete e me pas porsi ujku shenoi territoron e vet,pra linja e verdhe zduhej te shkelej prej çakallit,si jo dhembet e dhelpres zbenin me dallim,mish i bardhe apo mish i kuq,mish pule apo mish çakalli.
    Eh bela,peshperiti neper dhemb çakalli,e i zene ngushte pa qe i ngeli vetem nje variant ai qe te merrte rrugen nga po shkonte hijena.
    E shpresa so do mbushte barkun siç duhej ja largoi friken se mos hijena si dy te paret do bente ne menyre identike po te njejten gje,vjezimin e territorit te saj me feromonet e shurres.
    Ngazeillimi i tij mori nje hov por edhe nje guxim natyral,dhe me qendrim mosperfilles dhe miqesor pas hapave te hijenes u vu,edhe pse nje ze i brendeshem i thoshte;
    Mbaj syte kater dhe rri ne gatishmeri qe ti shpetosh rrezikut te papritur,biles edhe ndruajtia tij delikate e keshillonte neqoftese ne nje moment te papritshem reagimi hijenes paraqiste rrezikun me te vogel,skishte me kohe per hezitim apo per medyshjie,me te katra nga kembet syte.
    Por per mrekulli dhe per çudi e tij,asnje lloj reagimi apo reaksioni te natyres agresive apo shenim teritori nga ana e hijenes.
    Ska mundesi qe ma kaq xhentilese po me lejon ne territorin e saj,por perkundrazi po paraqitet shume miqesore dhe e mirekptueshme,po fliste me vehvete çakalli.Sa me shume po argumentonte me heshtjen pranimin e paqes dhe jo te kercenimit,aq me shume ankthi nisi ti zgjohej me nje shpejtesi te rrufeshme medyshjiet ndaj…
    Hijena e jargavuar leshoi nje hungerime therrese kur pa qe çakalli nga kish prapanicen kish kthyer kembet e sa te hapesh e mbyllesh syte u gjet 500 metra larg hijens,qe fakkeqesisht eshte karnivor me nje morfollogjie anatomike te veçante,gje qe e pengon te vrapoje po aq shpejte sa çakalli,biles as ujkut sja kalonte e per dhelpren as qe behej fjale,kunadhjia ta lexonte dinakerine qe ne tru.
    kur e pa çakalli vehten jashte çdo rreziku,e fryme zene filloi ta qortonte vehten;
    Po ti mor çakall gomar,nuk e di ti qe hijena quhet pastruesjia e savanes,sepse bluan me gjithe koscka çafre do lloj kerme qe i del perpara qe,nga zhgaba deri tek elefanti apo xhirafa,biles edhe luanin apo luaneshen e ngordhur e ben therrime therrime pa ju dridhur syri apo qerpiku.
    E jo me ty nje çakall i uritur por me mish te fresket,te ka si gosti.
    Me keto qortime;
    çakalli barke bosh e sy qare,i lebetitur dhe i frikesuar pertej palces,nisi te bridhte pa shpres e pa ngazellim çakalli e stomakun qe i kerkellinte ne drejtime te pa percaktuara aq sa kembet filluan ti merrishin nga endjia e gjate dhe pa fund:
    Pak meshire per mua te mjerin.
    Pak lemoshe per mua te ndjerin.
    Pak keqeardhie per mu qe nga uria vdekjies dhe shuarjies po i afrohem…
    Belbezonte qe dikush ta degjonte e ne ndihme ti vinte,ah non zeri tij i mekur dhe fryme thare as veshet e tij se degjonin me,konstatim qe driherimat ja shtuan çakallit ndaj nebelbezime shurdhe nisi vevhvetes ti qahej
    Sepse skam strategjine e ujkut,skam as dinakerine e dhelperes,skam as edhe hingellimen çjerrese te hijenes,e cila e leshon po aq here me verbesi hakerruese,kur ndjen aromen e mishit te kafshve te ngordhura e vendin ja kane zene zhgabat e shemtuara.
    Meshire moj meme natyre per mua çakallin e zhytur ne menxyre.
    por as ujku,as dhelpra biles as mema natyre zdonin tja dinin me per fatin e zi qe kish rene mbi çakallin e mjere,ndaj pakez e nga pakez ne deshperim agonia po i afrohej aq sa spati kohe dy pikat e lotit ti leshonte,per ti dhene paqesisht uraten kesaj bote barbare.
    -Ujku na quhej:
    Ilas Ahsireb.
    -Dhelpra na quhej:
    Rili Atem.
    -Hijena na quhej:
    Ide Amar.
    -E me se fundi çakalli na quhej:
    Pupulli Shqipatar i pjerdhur,i perdhunuar,i denigruar i degjeneruar edhe pertej hijeve te varrit.
    Te na rroje demokracia se koqet na i trodhi Partia.

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit September 6, 17:00

    I nderuar Viktor! Le te llafosemi per faktet e shkurtra qe sjell. Rasti in e ankeses se qytetares per Oshe. KY eshte ent sherbimi, qe ble energjine nga Kesh dhe ua shet klienteve. Eshte ent(operator) monopol, se po te liberalizohet tregu I sherbimit si jashte, keta te luten ti nenshkruash kontrate, jo tu lutesh ti. Njesoj si ndodh me operatoret e telefonise. Para 20 vjetesh mezi te lidhnin nr telefoni me bakshish dhe miq, sot kjo praktike te ben per te qeshur. Krijimi i portalit te ankesave qe ka hapur kete ministri, perpos vlerave pozitive, ne princip bie ne kundershtim me vete moton kryeministrore te te berit shtet. Qe do te thote se kryeministri nuk beson vete ai tek “shteti” qe po drejton, prandaj duhen adresuar ankesat tek ai dora vete. Kjo praktike nuk ngjan fare me letrat nga populli qe I drejtonin Enverit, qe per nga serioziteti ishin vite larg nga qyfyret e fejsbukut. Ja pse! Se tek Enveri dikush ankohej pasi nuk kishte gjetur zgjidhje ne nivel lokal. Personi firmoste me emer dhe mbiemer, kurse Enveri caktonte sekretarin te ndiqte ceshtjen sipas hallkave te kompetencave. Ndersa portali i kryeministrit i ngjan mejhanes publike, ku cdokush, hallexhi apo halabak, me emer apo me pseudonim, ka liri njesoj te englendiset me kryeministrinn dora vete. Per PPP, sic e thame, praktika eshte korruptive vetvetiu gjersa dikush ben nje plan me leket e veta por me pronen(ose mallin) e tjetrit. Dhe ne fund, pas 30 vjetesh shteti eshte I detyruar t’ia bleje, ose ti fale pronen(mallin) publik. Ja nje rast qe po sjell une. Eshte nje taverne diku buze nje lumi. Pronari, pak a shume si Mihali i Pa-normave morri leje shfrytezimi nga ato 99 vjecaret. U zgjerua nja dy-tre hektare, vuri nga lojera, shtoi tavolina, tani ka vend per mitingje sa sheshi Skendwrbej. Shkoj vjet atje dhe pronari me bosllek, si per te kompensuar gatimet alla Mihali, na thote qe tanime po e legalizon, dmth po e merr ne pronesi te tere bregun e lumit. I them me shaka se ia paska kaluar ppp-ve. Nuk e di nese mburrej apo vertete mund ta privatizoje, por kjo eshte Shqiperia, vendi i cudive. Vendi i dreka-darkave, praktika e Mejhanerise. Fiks si KY rast jane PPP-te, po u doli mire pas 30 vjetesh I futin nje privatizim, se merre me mend, shteti pas 30 vjetesh do jete per ibret. Per Nardndoken nuk kam pergjigje, kot ke harxhuar tastieren. Budallin kur s’è ngacmon e nxit me shume te shfaqe budallin. Ndersa per koncensionin e automjeteve, dalim prape tek perdorimi per 99 vjet. Zakonisht ai qe e merr i pari ka probabilitetin me te larte ta rimarre koncensionin, sepse tanime eshte ne loje. Nuk del kollaj nga loja, sidomos kur ia meson hilete procedures. Ceshtja mund te zgjidhet me konkurrente, dmth te lejohen 3 operatore dhe jo nje.

    Reply to this comment
  13. mirel September 6, 18:33

    Cna the nje sihariq te mire more Viki!! Qenka terhequr dhe prokurori i Babales? Ku e ha buken ai? Nuk e ha te Arta Marku?
    Jo per ndonje, po tani paskam shprese te marr ca “leke borxh” te Agron Xhafa.
    Dolli i pafajshem.i gjithe rrjeti i “Borxhit”

    Reply to this comment
  14. 21 janari 2011 gur kilometrik ne histori September 6, 19:43

    ne vend te hyrjes
    .
    si fillim ju garantoj se jam nje anti-Edi Ramist i spikatur dhe nese do te ma linin ne doren time denimi i tij do ishte K.A.P.I.T.A.L ( nuk eshte vendi per argumentim i ketij problemi)
    **
    Por nese duam te heqim perversin Edi Rama dhe me operacjonin “Biberosa” duan te sjellin ne pushtet KANIBALIN BERISHE kjo eshte vrasja perfundimtare e kombit shqiptar

    Ju lutem krahesoni shembullin e Viktorit per Ramen me kete burrin kanibal te shtetit Arvizuse
    &&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&

    ……………………..

    kanibali yne berishe ( MERO BAZE TETOR 2012)
    U S A L I M O N S T R A I VIQIDOLIT

    Salehu i Viqidolit eshte kanibal -monster,por jo fajtor.

    Eshte turp per presidentet amerikane
    2 Bushat,,
    2 Obamat
    2 Clintonet
    ..& .Trampin

    qe ky perbindesh eshte jashte dyerve te burgut duke na i bere enver hoxhen perendine e shqiptareve..

    Eshte turp dhe per nja 50 kryetare shtetesh te Europes qe nga Toni Bleri e deri te Merkel qe me ambasadoret e tyre po tallen koqet me ate popull..

    Vetm nqs se lexojme kete artikull te MBazes qe kur u dogjen grevistat e urise kanibali berishe arriti ne ORGAZEM..por dhe Bota perendimore e tregoi ndyresine e saj pa perjashtim jo vetem per diegjen e te perndjekurve por dhe per 21 janarin qe si duket do festohet me shampanje …

    Duke kerkuar falje per botim pa leje nga autori mendoj se do na i fali kur behet fjale per kanibalin berishe ..burrin e shtetit te fakirit arvizu dhe “mikun e donald luse” qe me palo reformen e tij ne vend te balenave do kapi sardelet ..pse jo dhe koqet e Rames

    ________________________________

    Kanibali ynë
    .
    Nga Mero Baze, 13 Tetor 2012
    .
    Greva e urisë tashmë po administrohet me forcë nga Sali Berisha. Dy gardhe të forta policësh kanë rrethuar tendën ku mbahet greva e urisë dhe kanë kufizuar çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë, qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese.

    Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u kanë hequr liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh, ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë.

    Situata është tërësisht absurde. Policët kanë marrë kontrollin mbi administrimin e grevës, se ku duhet të bëhet ajo, kë duhet të takojnë grevistët, a duhet të pinë ujë apo cigare, a duhet të shkojnë në tualet apo të vdesin aty në shtrat. Të vetmit që janë lejuar në 24 orët e fundit të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.

    Në këtë heqje të dhunshme të lirisë së tyre për të protestuar, ata po tentojnë të japin sinjalin e alarmit duke shpallur atë që quhet greva e vdekjes, duke refuzuar ilaçet, ujin dhe serumet. Edhe ky vendim nuk i ka tërhequr policët nga vendimi për të administruar grevën.

    Në këto kushte, përveç protestës politike, dikush duhet të ndërmarrë hapa ligjorë kundër tyre. Në rastin konkret, Avokati i Popullit duhet të ishte përballë policëve, jo për të negociuar kërkesat e grevistëve, por për të ndalur administrimin e dhunshëm të grevës prej Sali Berishës.

    Marrja e kontrollit mbi grevën nga policia, dhe biles nga disa segmente fanatike dhe të dhunshëm të policisë, që funksionojnë si xhandarmëri politike e Sali Berishës, është një shkelje flagrante e skajshme e lirisë së tyre për të protestuar. Ky kontroll deformon tërësisht qëllimin e grevës dhe zhduk nga prioriteti kërkesat e grevistëve duke konsumuar kohë dhe energji me të drejtën për të protestuar.

    Është kjo arsyeja që Avokati i Popullit duhet të bëhet në këtë rast mbartësi i iniciativës për të paditur Policinë e Shtetit, e cila po përdhunon grevistët duke marrë me dhunë administrimin e të drejtës së tyre për të bërë grevë.

    Një tjetër gjë urgjente është që ndaj atyre segmenteve të policisë, që po demonstrojnë sjellje të dhunshme, duhet dhe një vëmendje më konkrete. Dikush nga shoqëria civile duhet të regjistrojë gjithë emrat dhe numrat e policëve që bëjnë rolin e xhandarit të zellshëm të Sali Berishës dhe t’i bëjmë publike. Kjo është një mënyrë që ata të mos thonë nesër pse më flakët nga radhët e Policisë së Shtetit dhe pse po më çoni para drejtësisë.

    E pashë një prej tyre dy ditë më parë që kërcënonte një reportere të gazetës Shekulli vetëm pse i bëri një fotografi. Është një tip recidiv në dhunën politike, nga kontingjentet e gardistëve të dikurshëm të Sali Berishës, që rrihnin gazetarë dhe politikanë në vitin 1996- 1997.

    Dhe përpjekja e tij për të ushtruar presion mbi grevistët apo të afërmit e tyre dhe gazetarët, vazhdonte më tej dhe ndaj disa kolegëve të tij, që përpiqeshin të tregoheshin korrekt dhe të bënin vetëm detyrën e tyre si sigurues të mjediseve të grevës.

    Fjala vjen, nëse grevistët kërkojnë që dikush nga gazetarët të shkojë t’i takojë, apo dikush nga të afërmit të hyjë brenda, polici është i detyruar jo vetëm t’i lejojë, por t’i sigurojë që gjithçka të bëhet shpejt dhe pa asnjë problem. Përkundrazi, në këto mjedise kush polic guxon të bëjë këtë gjest, zëvendësohet menjëherë për t’i dëshmuar se është nën vëzhgimin e një gestapoje, që i raporton çdo gjest të tyre Sali Berishës.

    Ndaj evidentimi i këtyre policëve përmes mbajtjes shënim të numrave dhe mbiemrave të tyre, është një akt, i cili duhet të shërbejë për tu kujtuar atyre se shteti shqiptar do të jetë më jetëgjatë se pushteti i halabakëve të Sali Berishës.

    Është ky mjedis i dhunshëm ndaj grevistëve dhe përdhunim i institucionit të grevës së urisë që ka detyruar gjithë reporterët e shtypit që ndjekin këtë grevë, të vendosin të dalin në një protestë të dielën në orën 12:00, para kryeministrisë. E kanë bërë këtë reporterë të thjeshtë, ata që fyhen dhe përplasen përditë me fodullë nga Tropoja, që flasin në emër të Sali Berishës dhe dhunojnë gazetarë e grevistë, që shtyjnë e përplasin në tokë familjarë të grevistëve dhe që ndalin çdo kontakt të tyre me qytetarët që shkojnë aty në mbështetje të tyre.

    Ata po dalin të protestojnë jo vetëm për shkeljen e të drejtës së informimit për ta, por si dëshmitarë të një terrori psikologjik, politik dhe policor, që pushteti po ushtron mbi grevën dhe grevistët. Është një iniciativë gazetarësh, jo pronarësh apo sindikalistësh. Është diçka që ka lindur nga revolta që ndjen çdo dëshmitar, që prek atë skenë të dhunshme krimi të shtetit mbi disa burra të fortë, por të pafuqi, që janë shtrirë përtokë nga përpjekja e pushtetit për t’i vrarë në heshtje.

    Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare.

    Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Berisha. Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve modern të historisë sonë..

    turp per ameriken dhe europen qe po tallin trapin me shqiptaret me salimonstern e tyre
    %%%%%
    Nese gazeta Dita po barazon krimet e berishes me kundravajtjet e Rames sipas doktrines TE ANTIAMBASADORIT Arvizu qe ne 21 janar 2011 barazoi Vrasesin me Viktimen ngelet te themi R.I.P ..DITA

    Reply to this comment
  15. mirel September 6, 23:26

    O Viki, i thuaj shefit ta beje gjyqin e fondit Besa me dyer te hapura.

    Reply to this comment
  16. MH September 6, 23:53

    Sot si dje.
    Po mos te jete dhe neser si sot.

    Reply to this comment
    • Shoku Helmut September 7, 07:56

      Llogjike. Me fshikullima pordhash e nesërmja s’ka shans të përmirësohet. Këto 30 vite gropa septike sa ka ardhur dhe është mbushur tumllas. Ajo po qelb ambjentin. Zër hundën me dorë deri në zgjedhjet e ardhshme.

      Reply to this comment
  17. ALBn DEGA September 8, 02:35

    SI GJITHNJE FANTASTIK REALIST I PAKUNDERSHTUESHEM NE CDO FJALE QE SHKRUAN NJE MENDJENDRITUR SI VIKTOR MALAJ !

    From: Alban Dega
    Date: May 11, 2018 at 9:03:51 AM EDT

    Ne vend te nje pergezimi

    MENDJE FLORI
    PENDE AR !

    E ke qare
    Ore e ke qare
    Mendja flori
    Penda ar …
    Nder shqiponja
    Je i pare
    Mendja drite
    Penda flori
    Shtylla e tyre
    Shqiptari !
    Shpirti i tyre
    Demokraci !
    Zemra e tyre
    Eshte liri !
    Me drite flori
    te pjell ty penda!
    O Viktor mendje ari !
    Sa maskarenjve
    U pshurr mendja
    Ty te pjell me shume
    Hajdari !
    Shih cfare pjerdh
    Intelegomari
    Me shume tru
    Ty te ka Hanxhari!
    Te lexoj
    Fort ma ka enda
    Sikur eshte
    Sulzberger
    brenda !
    Krejt Kazani
    S’ te vjen
    tek fenda
    Drite …flori
    Ty te pjell
    Mendja !

    Raj ( Rye ) Nju Jork, me 11 maj 2018

    Reply to this comment
  18. ALBAN DEGA September 8, 04:26

    SI GJITHNJE FANTASTIK REALIST I PAKUNDERSHTUESHEM NE CDO FJALE QE SHKRUAN NJE MENDJENDRITUR SI VIKTOR MALAJ !

    Ne vend te nje pergezimi

    MENDJE FLORI
    PENDE AR !

    E ke qare
    Ore e ke qare
    Mendja flori
    Penda ar …
    Nder shqiponja
    Je i pare
    Mendja drite
    Penda flori
    Shtylla e tyre
    Shqiptari !
    Shpirti i tyre
    Demokraci !
    Zemra e tyre
    Eshte liri !
    Me drite flori
    te pjell ty penda!
    O Viktor mendje ari !
    Sa maskarenjve
    U pshurr mendja
    Ty te pjell me shume
    Hajdari !
    Shih cfare pjerdh
    Intelegomari
    Me shume tru
    Ty te ka Hanxhari!
    Te lexoj
    Fort ma ka enda
    Sikur eshte
    Sulzberger
    brenda !
    Krejt Kazani
    S’ te vjen
    tek fenda
    Drite …flori
    Ty te pjell
    Mendja !

    Raj ( Rye ) Nju Jork, me 11 maj 2018

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim