Sot sprova e vështirë: Shqipëria, pro apo kundër Trump?

December 21, 2017 15:33

Sot sprova e vështirë: Shqipëria, pro apo kundër Trump?

 

Shqipëria gjendet sot përpara një sprove të vështirë në OKB, në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është mbledhur për një seancë të jashtëzakonshme, ku do të hidhet në votë rezoluta kritike ndaj vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, si dhe zhvendosjes së Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Vetë presidenti Trump tha se shtete që do të votonin kundër Amerikës do t’iu ndërpritej asistenca financiare.

Shqipëria është pikërisht njëra prej vendeve që e përfiton këtë lloj mbështetjeje nga Shtetet e Bashkuara.

“Le të votojnë kundër nesh po deshën, nuk na bëhet vonë. Do të kursejmë më shumë, sepse nuk do të ndodhë më si përpara, që të votohet kundër nesh, e ne prapë të japim miliona e miliona dollarë. Nuk do të përfitojnë më prej Amerikës, kjo është e sigurtë”, deklaroi presidenti Trump.

Më herët, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley paralajmëroi se do të mbahet shënim mënyra sesi do të votojnë të gjitha shtetet.

Pozita e Shqipërisë përballë Shteteve të Bashkuara, në këtë rast bëhet edhe më e sikletshme, prej faktit se bashkëshorti i ambasadores është me origjinë shqiptare, e këtë fakt e pohoi vetë ambasadorja Haley gjatë një pritjeje të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, ku ambasadorja premtoi se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen fuqishëm për njohje të tjera të Pavarësisë së Kosovës.

December 21, 2017 15:33
Komento

6 Komente

  1. mirel December 21, 16:29

    O zot, na hapet barkun me keto tituj te bujshem
    kush po pjerdh per voten e Shqiperise
    Kush po ju merr doren legenave qe nuk mbajne dot shtetin e tyre dhe rrine si lavira greke e serbe.
    domosdo qe voten do ja japin Amerikes, nuk diskutohet, por pse bejne sikur kane gje ne dore keto bajgat tona tradhetare.
    Kur ja kane me hile Shqiperise jane duke u shqetesuar shume per Palestinen..

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku December 21, 18:14

      O mirel, gjithe jeten truloqe mbete mor i zi, nuk heq dot dore nga terminologjia e dhjere enveriste. Qe ta dish ti o rrote, ne Asamblene e Pergjitheshme te OKB kur votohet per nje rezolute, vota e Shqiperise eshte e njevlefshme me ate te SHBA, Rusise, Kines etj. Bajgat i hengsh se ty gjithe bota qe diten qe vdiq Komandanti jot legjendar, por i dhjere dhe i qire, gjithe Bota te duket Bajge.

      Reply to this comment
  2. shushica December 21, 16:58

    Shqiperia duhet te abstenoje.Nuk eshte thjest ceshtja e ndihmave ,pasi ato amerikane nuk perbejne ndogje shume te madhe .Problemi eshte se SHBA ishin faktori vendimtar i clirimit te Kosoves ,dhe jane po keshtu faktor vendimtar edhe per njohjen e Kosoves .Nga ana tjeter Izraeli akoma nuk e ka njohur Kosoven ,pra ne nuk mund te jemi dakord me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet vetem i Izraelit ,kur ata nuk njohin Kosoven .Nderkohe qe izraelitet e dine qe shqiptaret ,te te gjitha ngjyrave i mbrojten ebrejte nga persekutimi nazizt .Por edhe kunder BE nuk mund te dalim ,kur ne aspirojme te futemi ne BE.Pak e koklavitur ,por ndonjehere abstenimi te lehteson zgjidhjen ,kur akpjo eshte e komplekse.

    Reply to this comment
  3. intelektuali December 21, 17:49

    NUK ESHTE HERA E PARE

    Edhe kur Kongresi i SHBA miratoi planin MARSHALL te ndihmes ekonomike per Evropen pas Luftes se Dyte Boterore, kushti kryesor ishte:

    SHTETET PERTUESE TE NDIHMES EKNOMIKE DUHET TE NDALONIN ME LIGJ PARTITE KOMUNISTE QE KISHIN MBIRE SI “KEPURDHAT PAS SHIUT”

    Shtetet e fundit evropiane qe pranuan kushtet e SHBA ishin Franca dhe Italia, por ku ishte Shqypnia ne renditje?

    E FUNDIT NE RENDITJE SI BRIMA E FUNDIT E KAVALLES

    sepse:

    Ate kohe Enver Hoxha ja kishte nderur BYTHEN Stalinit dhe muzhikeve te Moskes duke implementuar MURTAJEN bolshevike

    CFARE DO TE BEJE EDI RAMA?

    Do t’ja ndere BYTHEN enveriste Putinit dhe nuk do ta njohe Jeruzalemin si kryeqytet kapital te Israelit apo kete here do te luaje servilin dhe do t’i thote YES! Trumpit sic veproi do kohe me pare me LHL- te e Asadit duke i kerkuer ndjese per ofezat qe hodhi nge CNN ne drejtim te Presidentit amerikan me urdher nga Sorosi

    Reply to this comment
  4. I. Z. Eli December 21, 17:58

    Meqe ambasada e re amerikane do jete ne token e kontrolluar nga Izraeli dhe ate toke Izraeli nuk do e leshoje kurre, atehere per cfare behet kaq zhurme?! Izraeli ben c’te doje ne token ku ushtron sovranitet: e ben kryeqytet apo kryefshat, eshte pune e tij. Ja merr dot ate toke?! Hani marmalate atehere e mbylleni gojen – u thuhet atyre qe bejne zhurrme kot se c’bo ben vaki.

    Vota pro Amerikes duhet te jete, sigurisht!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*