SOT TAKIMI / A do ta njohë Serbia Kosovën? Çfarë do të sjellin bisedimet Prishtinë – Beograd

September 4, 2020 11:14

SOT TAKIMI / A do ta njohë Serbia Kosovën? Çfarë do të sjellin bisedimet Prishtinë – Beograd

Nga Bedri Islami

 

Sot, 4 shtator 2020, nën kujdesin e administratës amerikane, në Washington, pas një ndërperje të gjatë dhe heshtje edhe më të gjatë, do të takohen përfaqësuesit e shtetit të Kosovës me drejtuesit e lartë të shtetit serb. Një takim i pritur prej kohësh, i afruar dhe larguar njëkohësisht, i përfolur më shumë se çdo takim tjetër në harkun e 20 viteve, i mbuluar me një enigmë që shumë shpejt do të zbardhet, i mirëdashur dhe i mallkuar në të njëjtën kohë.

Qeveria e Kosovës do të ketë në ekipin e saj përfaqësues thuaj nga të gjitha grupimet politike parlamentare, ku është e dukshme mungesa e Lëvizjes VV, si forcë e parë politike në zgjedhjet e fundit, e cila ka qenë dhe vazhdon të mbetet forca kundërshtuese e takimit, si një dukuri e pazakontë në politikën shqiptare të Kosovës, ku gjithnjë prania e Shteteve të Bashkuara ka qenë e mirëdashur, e shumëpritur dhe jo rrallë herë vendimet e saj kanë qenë përcaktuese. Diskursi politik i Lëvizjes VV, që shpesh herë fryhet dhe rritet nga analistë sherrxhinj të Tiranës, jo gjithnjë ka qenë produktiv, por qëndrimi i saj i tashëm, jo thjeshtë rebelues, por më tepër kërcënues dhe përjashtues, me tone të larta mohuese dhe ngritje të një stuhie në gotë ndaj qëndrimit amerikan për çështjen e Kosovës, më shumë mund të ndikojë në rriten e saj, se sa në proçeset që po zhvillohen.

Takimi i sotëm, i ndërprerë disa javë më parë nga akuzat e ngritura ndaj Presidentit Thaçi, të cilat jo larg do të jenë ose jo të miratuara, pra do të ketë apo jo një proçes ndaj tij, ka disa veçori, të cilat mund të kenë ndikim në ecurinë e gjërave, mund të jenë të dobishme në shumësinë e tyre, të ketë një qaje të re, si hap i tretë dhe përfundimtar në përcaktimin e qartë të së ardhmes së shtetit të ri të Europës. Nëse hapi i parë, liria e Kosovës,  ka ndodhur nën qeverisjen e Zotit Klinton, gjë e padëgjuar më herët, ku rolin e saj e kishte edhe diaspora shqiptare në Amerikë; nëse hapin e dytë e mori përsipër administrata e drejtuar nga presidenti Bush junior, pavarësia e Kosovës, tani mund të hidhen hapat e parë për njohjen reciproke mes dy shteteve të veçantë, të cilët kanë përdallime të ndjeshme, të cilat mund të shkoqiten vetëm nga ndarja e menjëhershme, pa droje nga mendësia serbe për Kosovën si tokë serbe.

Veçoria e parë është se në takim nuk do të jetë njeriu që në të shumtën e rasteve u ka prirë këtyre bisedimeve dhe ka qenë, si të thuash, njeriu më i favorizuar nga politika amerikane, Hashim Thaçi. Në dy dekadat e fundit ai ka qenë njeriu i domosdoshëm i takimeve dhe i bisedimeve të vështira, të zgjatura, përherë nën një presion të ndjeshëm, për të bërë lëshimet më të dhimbshme dhe për të përcaktuar stauset e së ardhmes.

Thaçi, megjithëse asnjëherë nuk e artikuloi lëvizjen e kufijve apo shkëmbimin e teritoreve, jo rastësisht u bë shenjestra e politikës, duke e bërë fakt të kryer një ide që më shumë ishte trajtuar nga njerëz të botës së akademisë, dikur të afërt me Thaçin e tash të afërt me Lëvizjen VV, apo me këshilltarë të jashtëm të tij, të cilët, në këtë rast, kërkonin me ngut të ishin violinë e parë, duke përafruar atë fjalën e urtë se “më shumë peshon bishti, se sqepari”.

Tani Thaçi nuk do të jetë pjesë e bisedimeve për shkaqe që dihen. Edhe sikur të ftohej me ngulm, ai nuk duhej të shkonte dhe këtë e bëri të qartë që në ditën kur mësoi se ndaj tij shte dorëzuar ngutshëm dhe me gjetje politike një aktakuzë.

Veçoria e dytë: Ekipin negociator do e drejtojë shefi i qeverisë Hoti. Një njeri i qetë, nga ata që duken pa gjak në politikë, më shumë financier se sa njeri i politikës, përfaqësues i një brezi të ri në rradhët e LDK-së, strukturë poltiike e ardhur nga Lidhja Komuniste e Kosovës, por e vetëshpallur furishëm si një forcë e së djathtës. Hoti i takon një brezi të ri në këtë politikë, që nuk ka pasur ofiqe apo role në politikën kuasrovike apo politike të administratës së Millosheviqit në Kosovë, si shefi i tij Mustafa, por që, nga ana tjetër, duket se nuk ka përvojën e takimeve të tilla. Kjo, megjithëse duket si një mangësi, mund të jetë shumë pozitive, pasi nuk ka në qëndrimin e tij asnjë mbulesë nga takimet e mëparshme, nuk ka asnjë mbresë nga bisedimet e vështira dhe është në rolin komod pasi aty është i thirrur jo vetëm si shefi i qeverisë së Kosovs, por edhe si njeriu që aktualisht mbështetin amerikanët.

Në stafin e tij do të jenë zëvendëskryeministra e ministra, të cilët përfaqësojnë forca të ndryshme politike e që shumë prej tyre më tepër se sa të ngarkohen emocionalisht dhe të kenë mendimin e tyre për çka do të shtrohet në tavolinë, janë për të ruajtur njëri tjetrin.

Negociatori në hije, Skënder Hyseni, njeriu që mori rol aktiv në rrëzimin e qeverisë Kurti, duke qenë pjesë e një loje më të madhe se sa mund të barte vetë ai, do të jetë njeriu që di më shumë, që ka parë e dëgjuar që nga fillimi gjithçka që mund të hidhet në tryezë, që ka krijuar lidhje me zotin Grenell, por që, si negociator është jo i besueshëm.

Veçoria e tretë, kjo që po fillon të shpaloset sot është një ngjarje krejtësisht amerikane. Nuk ka asnjë ngjyrë europiane. Më shumë të duket si një duel mes dy forcave vendosëse, se sa një thirrje vetmitare. Amerikanët, administrata Trump, kërkon me çdo kusht një ngjarje të re politike, një ecuri të mëtejshme, qoftë edhe për të dëshmuar se, edhe më tej ato janë violinë e parë në gjithë këtë ecuri. Kjo administratë nuk ia lejon vetes të jetë violinë e dytë, ata e duan një zgjidhje me çdo kusht, dhe, ne nuk arrijnë deri në nëntor në zgjidhjen përfundimtare, dhe nuk do ia arrijnë, atëherë duhet të përshfaqin se kanë nisur të zhvillojnë një lojë të madhe.

Kjo nuk do të thotë se ndryshimi i mundshëm i administratës do e lërë lojën në mesin e rrugës. Përcaktimet gjeopolitike amerikane nuk ndryshojnë me rënien e një kabineti dhe ardhjen e një tjetre. Administrata e Klintonit ishte e demokratëve, ndërsa ajo e presidentit Bush junior ishte e republikanëve, por kjo nuk ndryshoi thelbin e zhvillimit logjik të ngjarjeve, nga liria – tek pavarësia e Kosovës.

Koha e shkurtër që kanë republikanët e Trump duhet llogaritur mirë nga qeveria e Kosovës, që të mos bien as nën nënshtrimin e çastit dhe as të mos kenë entuziasmin e tepruar. Nëse administratës Trump i duhet një zgjidhje radikale, njohja reciproke mes dy shteteve fqinj, atëherë është e mirëseardhur, pa ndryshuar kufijtë dhe pa i bërë serbët pakicë në një shtet në vete.

Europanët, me siguri, kërkojnë hisen e tyre në këtë zhvillim, ata nuk mund të pajtohen që meritën e një zgjidhje, si e duan ata, të jetë e një administrate që deri tani nuk ka asnjë meritë të ndjeshme në çështjen e Kosovës. Për to, Brukselin dhe Strasburgun, Kosova është një çështje europiane dhe si e tillë duhet zgjidhur.

Veçoria e katërt: ndryshe nga herë të tjera ku është ditur që më parë agjenda e bisedimeve, kësaj here ajo dihet nga shumë pak vetë, ndoshta nga tre a katër njerëz pranë qeverive përkatëse, por edhe kësaj here jo në të gjithë hapësirën që synohet.

Ka pasur e vazhdon të ketë në Kosovë një mendësi sikur në 4 shtator, në Ëashington, do të jetë dita kur shteti i Kosovës dhe ai i Serbisë do të njihen reciprokisht e pastaj, duke harruar mëritë, do të shkojnë në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, për foton e rastit.

Në përgjithësi gjërat madhore nuk zgjidhen nën tam–tamet e hapura të takimeve prag zgjedhjesh presidenciale. Edhe nëse Shtetet e Bashkuara do të synonin për këtë, rruga drejt realizimit është e gjatë dhe kalon nëpër paranojën serbe për Kosovën si djep i saj.

Njerëzit racionalë në politikën serbe, apo qoftë edhe radikalë si Vuçiç, e dinë mirë filli se me Kosovën janë ndarë përfundimisht, ndaj tani kanë gjetur rrugën e depërtimit përmes krijimit të Asosacionit të komunave me shumicë serbe, çka as nuk duhet t jetë më tryezën e bisedimeve, me krijimin e ngulmimeve të reja për serbët që duan t jetojnë në Kosovë, që më shumë se të rikthyer janë të gjetur për të qenë aty, me tensionet politike dhe ndasitë e reja, me krijimin e një hapësire të lirë vetëm për serbët, si ndodh në Mitrovicën e Veriut etj.

Agjenda e bisedimeve nuk do të thotë të bëhen lëshime. Ato që janë bërë deri tani e kanë kaluar cakun e mirësjelljes politike.

Veçoria e pestë: nga organizatorët dhe negociatorët e deritashëm, më shumë se gjithçka tjetër, po ngulmohet sjellja në tryezën e bisedimeve të faktorëve ekonomikë dhe financiarë, duke dashur të shmangen temat e nxehta ku palët kanë përdallime të mëdha, sidomos çështja e të zhdukurëve, varret masive, gjenocidin e ushtruar në Kosovë, ndërsa pala serbe do të ngulë këmbë për trajtimin e pakicës serbe, manastiret dhe kishat, pronat etj.

Pra, në orët e para nuk do të luhet me letrat e politikës, por do të depërtojë ujët e ekonomisë si zbutje e tensioneve që janë të pranishëm.

Mund të jetë një ditë e mirë 4 shtatori dhe një ditë e mrekullueshme e nesërmja, 5 shtatori.

Më shumë se nga organizatorët kjo varet nga përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, të cilët duhet të kapin një shans, i cili, për të riardhur, ndoshta do i duhet të presë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë.

______

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

 

September 4, 2020 11:14
Komento

7 Komente

  1. Gzim Kulufi September 4, 15:31

    Ky takim duket se nuk do te sjelle shume, por do te sjelle te pakten qendrimet e palve. Sa me te qarta qendrimet e te dyja palve, aq me kollaj bisedohet mbi ‘to, cfare mund te pranohet dhe cfare jo. Nacionalizmi serb eshte akoma i forte, por permjet bisedimeve mund te konsumohet ca. Dhe shpresojme qe brenda disa viteve te arrihet nje marrveshje e perbashket, qofte edhe me ri-rregullim kufinjsh, apo shkembime territoresh, apo sido te quhen. Ne te kundert ceshtja mbetet pezull dhe kjo nuk i sherben asnje pale.

    Reply to this comment
  2. A.W. September 4, 18:22

    Ne pergjigje te pyetjes-titull te Bedri Islamit ne krye

    Nenshkruhet marrveshja ekonomike mes Serbise e Kosoves dhe…nuk perfshihet fare njohja e Kosoves!

    Kjo eshte e verteta e fresket e atij takimit te famshem qe meriton ate shprehjen “U mbars mali e polli nje mi”. Ky eshte realiteti, ngjyrimi i tij me nota optimiste akoma me “miqte e Kosoves ne Perendim” eshte sa qesharak aq dhe bajat dhe vlen vetem per ata qe fluturojne me pras ne prapanice

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic September 5, 00:59

    Nje gjakatar si serbet te pergdhelen keshtu nga dy superfuqite me duket teper e pa drejte.!
    shiptaret vazhdojn te denohen pse luftuan per liri.Ndersa serbi pergdhelja ndaj tyre.!

    Reply to this comment
    • bosii September 5, 07:49

      Shqiptaret jane Servila dhe Frikacake, Shqiptaret jane idota dhe nuk jane Nacionaliste dhe prandaj tallet Bota me ne

      Reply to this comment
  4. mirel September 5, 17:11

    Po jepni komentet o Bedri Baze. Ca behet ketu, u bene te gjithe sherbetoret e Ramutit dhe te Meros.
    Popull legen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim