Sot “Tirana pa makina”, ja rrugët që do të bllokohen

June 1, 2019 10:01

Sot “Tirana pa makina”, ja rrugët që do të bllokohen

Nisma “Dita pa Makina” rikthehet më 1 qershor nga Bashkia e Tiranës.

Sot do të ketë festime për Ditën e Fëmijëve dhe Bashkia e Tiranës,

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit.

Rrugët që do të bllokohen:

Sipas planit, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ora 08:00 deri në orën 17:00, si dhe në Sheshin “Nënë Tereza” nga data 1 qershor 2019 ora 00:00 deri në datën 2 qershor 2019 ora 00:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Ndërsa mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:

Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.

Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Ëilson” , ura e Drejtorisë së Policisë.

Linja “Kristali”do të devijohet te sheshi “Ëilson” dhe St. Trenit.

Linja “Kinostudio-Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë” si dhe përballë kishës Ortodokse.

Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.

Linja “Megatek” dhe “Institut” devijohet te “Kafe Flora”

Linja “Qyteti Studenti”/’Jordan Misja” “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te rruga “Ismail Qemali”, “Gjon Pali II”, Blv, “Bajram Curri”, rrugës “Elbasanit”.

Linja” Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”.

Linja “Materniteti Ri”do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”dhe kishës Ortodokse.

Linja “Sharra” do të devijohet te St. Trenit si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.

Mbas orës 17:00 të datës 1 Qershor linjat ‘Tirana e Re” dhe “Kopshti Zoologjik”do të kthehen te BIV.”Dëshmorët e Kombit” dhe do të stacionohen te hotel “Rogner”.

e.t./dita

June 1, 2019 10:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim