Sot vendoset mandati i Kapllanajt: PS, akuza Prokurorisë dhe kreut të KQZ

November 3, 2017 10:32

Sot vendoset mandati i Kapllanajt: PS, akuza Prokurorisë dhe kreut të KQZ

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot për mandatin e kryetarit të bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, i cili preket nga ligji për dekriminalizimin.

Mandati i kryetari të Bashkisë së Mallakastrë, Agron Kapllanaj ka përplasur Partinë Socialiste me Prokurorinë dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në një njoftim për mediat të PS thuhet se Prokuroria dhe kryetari i KQZ, Klemend Zguri kanë shkelur ligjin.

Deklarata e PS

KQZ ditën e sotme do të marrë në shqyrtim Vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatet e verifikimit të Agron Faslli Kapllanaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITETIT TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE” , të njohur si ligji “për dekriminalizimin”.

Konstatojmë se në kundërshtim flagrant me ligjin, Prokuroria, ndonëse në vendimin e saj e pranon se subjekti deklarues Agron Kapllanaj përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2, gërma c) të ligjit 138/2015 … pasi … me vendim të datës 07.04.2003, cili ka marrë formë të prerë në datë 17.02.2004, z.Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”…”, si përfundim vendos të mbyllë të dy sytë për këtë kryebashkiak përfaqësues të Partisë Demokratike, duke i falur atij qëndrimin në detyrë, me arsyetimin se “ndalimi 10-vjeçar i parashikuar nga ligji për dekriminalizimin në lidhje me këtë masë dënimi ka përfunduar tashmë prej 1 viti” (në 16.02.2016). Ndërsa vepron kështu, Prokuroria harron, apo bën sikur harron se, për shkak të natyrës dhe qëllimit të posaçëm të ligjit për dekriminalizimin, ligjvënësi vendosi që t’i japë atij fuqi prapavepruese, ndaj edhe koha prej nga kur duhet të fillojë përllogaritja nuk është dita kur Prokuroria përfundon verifikimin e saj, por koha kur subjekti që verifikohet ka marrë mandatin, pra këtu e dy vite më parë, në qershor 2015. Rrjedhimisht, mandati i Kapllanaj tashmë dukshëm rezulton të jetë në kushtet e pavlefshmërisë absolute, pasi është subjekt i ndërshkueshëm prej ligjit “për dekriminalizimin”.

Si të mos mjaftonte “zemërmirësia” e paligjshme, sepse ligji nuk i ka dhënë tagër Prokurorisë të bëjë intepretimin apo të falë ndonjë subjekt dhe si të mos mjaftojë as standardi i dyfishtë i Prokurorisë, kësaj i shtohet edhe shpërdorimi i detyrës nga ana e Kryetarit të KQZ (përfaqësues i opozitës), i cili ndonëse e ka patur në zyrën e tij këtë informacion që në datën 16.10.2017, me urdhër të Lulzim Bashës vendosi të mos respektojë detyrimin ligjor për ta përcjellë atë në mbledhje publike të institucionit brenda 10 ditëve, sikundër e detyron neni 10 i ligjit nr.138/2015 “për dekriminalizimin”.

U desh iniciativa e dy anëtarëve të KQZ, të cilët kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes së KQZ përmes një procedure të pazakontë, që më në fund çështja të shqyrtohet sot në KQZ.

Le të shpresojmë që sot, të shtatë anëtarët e KQZ, do të jenë lartësinë që iu imponon detyra dhe ligji, për të vendosur përfundimin e mandatit të këtij subjekti, i cili përtej çdo konsiderate njerëzore, nuk meriton më të qëndrojë në detyrën e lartë të Kryebashkiakut të Mallakastrës.

Partia Demokratike, e cila gjoja përbetohet si “luftëtare” e dekriminalizimit të politikës, përmes këtij veprimi të njeriut të përzgjedhur prej saj në krye të KQZ, humbi një tjetër rast për të treguar se është e angazhuar seriozisht dhe pa dallime politike në këtë betejë.

Ne, dhe jam i sigurt se edhe partnerët e Shqipërisë, do ta ndjekim me vëmendje vendim-marrjen e sotme të KQZ për vijimin e zbatimit me përpikmëri të ligjit të “dekriminalizimit”.

I bëjmë thirrje anëtarëve të këtij institucioni të bëjnë detyrën dhe të respektojnë ligjin. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të mos ushtrojnë presion mbi anëtarët e KQZ, sepse ky është ndikim i paligjshëm. Vendim-marrja e KQZ duhet t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Bashkinë Mallakastër.

November 3, 2017 10:32
Komento

1 Koment

  1. Likemunika November 3, 15:27

    Dhe njehere si njehere.Partia Destruktive bashke me Lersheline ne aleance,si vella e moter,apo si burre e grua te divorcuar,por qe i merr malli shume per njeri tjetrin,se jane te nje brumi,nje moster,njera pale me e keqe se tjetra.Dhe lidhja e tyre eshte e ngjizur me korrupsion,mbrojtje e mbulim te pislleqeve te njeri-tjetrit,afera te nendheshme politike dhe jo dhe me perfitime te dyaneshme.Prandaj jane bere bashke prape,si dikur,kur Salushi organizonte mbrojtjen e like sheikut per videon e 7% te milionave te eurove dhe likja nga ana e tij,heshtte per pislleqet dhe krimet e Salushit ,paralelisht bente dhe zhvillonte i qete bizneset e tij dhe akuzonte demonstruesit e varfer shqiptare me etiketimin”kokepalare”.Kulishi i qenit,te cilin Edi Rama,i cili ka pjesen e vet ne kete lemsh politik,vendosi dhe e beri president dhe te kujt? Timin dhe te shume e shume socialisteve jo e jo.Sepse ne jetojme dhe e nxjerrim buken e gojes me ndershmeri dhe jetojme me djersen e ballit.Kurse sheiku ka vile te madhe ne lalez,shtepi te shkelqyer ne Tirone,etj etj.Pra,megjithese s’ka punuar as dhe nje dite te vetme,pasi erdhi me xhepat e cpuar ne qytetin e studenteve,u ndodh ne vendin e duhur ne kohen e duhur dhe iu fut politikes,duke u bere protagtonist i saj dhe duke bere me marifete te ndryshme pasuri marramendese per vete dhe per Muni-ken e degjeneruar te tij.Muni-ka,per te zaptuar postin e kryeleshes se Shpk-se se leshelise,”eshte divorcuar” nga like sheiku dhe formalisht nuk eshte “zonja e pare”.Flene ne te njejtin krevat,rakordojne levizjet e tyre ne fushen e shahut si burre e grua tere naten dhe diten “divporcohen” e jane te ndare,ajo kryetare e shoqates se te korruptuarve te leshelise,ai president i PD-se,Lershelise dhe ca partive te tjera si dhe te nje pjese te PS-se.,se shumica e socialisteve nuk duan ti degjojne emrin ketij te degjeneruatri qe quhet “president”.Dhe ne kete4 menyre,duke perdhosur kushtetuten e vendin hapas e ne mes te dites,me tolerimin e Edi Rames e te socialisteve(te cilet s’kane se c’ti bejne Edi Rames…)tallim bythen e perpiqen te bejne per budalla popullin shqiptar.I ngrene dhe lapidar likja me shoke azemit,nje rrugac e kriminel ordiner…Pastaj,per te kaluar pak kohen e per tu tallur me komisionin qendror te zgjedhjeve dhe me perpjekjet per te filluar e zbatuar reformen ne drejtesi,duke i vene sterkembeshat e njohur te tyre,shkojne ne komisionin qendror te zgjedhjeve dhe mbrojne hajdutet e tyre,megjithese ata kane vendim denimi gjyqesor per vjedhje!!!Si keta te Like-Muni-kes ashtu dhe ata te lulushke-Salihut.Kurse per Sajmirin ,i cili u uli qepenat e biznesit te tyre te droges ne lazaratistan,ulerijne si debila qe jane dhe donin e duan qe brenda 24 oreve ta fusnin e ta fusin ne burg si te nderkrryer qe jane,pavaresisht se deri tani as nuk ka ndonje dokument si ketu ashtu dhe ne Itali!Doni me per ta,apo mjafton me kaq?Munika,nemna ndonjecike cocaine,qe te mos na iki truri me keto dallaveret tuaja politiko-tregetare po deshe.Bye Bye!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*