“Shoqëria e frikës”. Analiza e psikiatrit të njohur për botën e sotme

May 18, 2018 21:43

“Shoqëria e frikës”. Analiza e psikiatrit të njohur për botën e sotme

 

Psikiatri i njohur Vittorino Andreoli: “Destruktiviteti, frustrimi dhe pasiguria janë karakteristikat e kohës tonë. Jemi shoqëria e frikës dhe dominon kultura e armikut”

Jetojmë në një shoqëri të dominuar nga frustrimet. Ndjesia mbizotëruese është ajo e ndodhjes në një mjedis ku ndjehesh i përjashtuar, ndjehesh i pasigurt, ke frikë. Akumulohet kështu frustrimi, që më pas shndërrohet në zemërim. Dhe e dini se ku të çon zemërimi? Të çon tek dëshira për të shqyer gjithçka. Koha jonë nuk është e dhunshme, është destruktive”.

Vittorino Andreoli, psikiatër i njohur dhe shkrimtar prodhimtar, reflekton kështu mbi bashkëkohësinë dhe mbi njeriun në këtë intervistë të botuar nga Huffington Post, përkthyer nga bota.al. E bën në romanin e tij të fundit, i paraqitur në Sallonin e Librit në Torino, “Il silenzio delle pietre” (shtëpia botuese Rizzoli, fq.328).

“Nuk besoj në ndarjen kategorike midis romaneve dhe eseve”, specifikon ai. Jo rastësisht, libri është një narrativë e gjatë e vendosur në vitin 2028: kohët nuk janë më të njëjtat, njeriu nuk është më i lirë të zgjedhë, por ka vetëm opsionin e bekuar të mërgimit.

“Protagonisti im, vazhdon Andreoli, arratiset nga gjithçka. Arratiset na zhurmat, nga internet, nga bota virtuale që e frikëson dhe i ha kohën, duke e penguar që të mendojë. Arratiset në një vend ku njeriu nuk është akoma. Zgjedh një gji të mrekullueshëm, në natyrë, për të shpëtuar nga kjo shoqëria e jonë e të frustruarve”.

Keni folur për dhunë dhe për destruktivitet. Çfarë ndryshimi ka?

Dhuna është e finalizuar që t’u shkaktojë dëm të tjerëve. Njeriu është xheloz, pasi është dikush që i ka marrë objektin e dashurisë, dhe hakmerret dhunshëm për këtë: e vret. Por, me realizimin e këtij qëllimi, dhuna bie.

Po destruktiviteti?

Destruktiviteti është në fakt tendenca për t’u bërë dëm jo vetëm të tjerëve, por edhe vetëvetes. Vriten bashkëshorte, fëmijë dhe pastaj vritet vetja. Është një apokalips i vogël dhe është shumë i shpeshtë në familjet e sotme.

Po jetojmë një kohë destruktive edhe për politikën?

Ekziston dëshira për të bërë luftë, për të maskuar situate personale, për të bërë armë, për të ushqyer arsenalet bërthamore. Ka atmosferë lufte dhe lufta është destruktivitet. E theksoj: destruktiviteti është karakteristika themelore e kohës tonë.

Cilat janë të tjerat?

Frustrimi dhe pasiguria. Jemi shoqëria e frikës. Dominon kultura e armikut.

Çfarë sjell kjo gjë?

Kjo vret shpresën e besimin dhe promovon të qëndruarin vetëm.

Po pastaj?

Shiko, ka ekzistuar periudha e arsyes, e iluministëve e ideologjive të mëdha, kurse tani…

Tani?

Tani kemi periudhën e budallallëkut.

Pse thoni kështu?

Sepse qeveris iracionaliteti! Dominon absurdja. Nuk ka sens të etikës. Më keq se kështu… Dhe, si pasojë e budallallëkut, kemi regresin në njeriun pulsional.

Kujtoja se i përkisnim homo sapiens sapiens.

Jo! Në këtë moment historik në të cilin dominon absurdja, ne jemi homo stupidus stupidus stupidus.

Për çfarë motivi?

Të gjithë mendojnë për veten. Askush nuk mendon se jemi një. Dhe ky është budallallëku. Në qoftë se sot njeriu nuk është stupidus, nuk mund të jetojë në këtë shoqëri.

Si shpëtohet nga kjo situatë?

Duke bërë si protagonisti i romanit tim, që shkon në një botë shumë të bukur ku nuk ekzistojnë komentatorë. Ku nuk ekziston njeriu, gjeneza është ndalur në ditën e pestë, pasi Ati Ynë është shumë inteligjent dhe në një pjesë të botës nuk e ka bërë njeriun.

Ku përqendrohet budallallëku sot?

Tek pushteti. Pushteti sot është prej përkufizimi budalla. Unë e përdor pushtetin si fjalë: mundem, pra bëj. Dhe bëj sepse mundem. Pushteti është aspekti më i qartë i budallallëkut.

Ju konsideroheni një njeri me pushtet?

Jo. Kam shkruar për Askushët, ata me A të madhe, pasi në këtë shoqëri ka që nuk janë budallenj dhe këta janë Askushët. Unë jam Askush, pasi nuk kam asnjë lloj peshe.

Ama ju peshoni…

Duke qenë Askush, nuk duhet të pranoj kompromise. Askush është ai që është, por është sikur të mos ishte. E dua këtë shoqëri, atë të përbërë nga persona shumë të bukur që nuk kanë asnjë lloj peshe.

Nuk keni asnjë lloj peshe, ama është dikush, komiku Gene Gnocchi, që ju imiton në televizion…

E kam parë kohë më parë. E konsideroj humorizmin dhe ironinë si mbrojtëse. I ndihmon njerëzit që të mbijetojnë. Unë i dua të çmendurit, e konsideroj çmendurinë të mrekullueshme, njerëzore dhe ai që kam kërkuar gjithmonë është njeriu difektoz. E kam kërkuar gjithmonë me një armë: ironinë. Edhe pse nuk e kam takuar ndonjëherë, e konsideroj Gene Gnocchi shumë të zotin.

Vite më parë, bashkë me Andrea Purgatori i bëtë një diagnozë tashmë historike vendit tonë. A mund ta përditësojmë këtë diagnozë?

Italia vetëm është përkeqësuar, pasi nuk është kuruar kurrë.

Po italianët?

Jemi bërë mazokistë të lumtur: jetojmë në një rrezik konstant dhe të rëndë ekonomik e social, por jemi të aftë që të dëfrehemi.

Po pastaj?

Jemi të frustruar. Të mbushur plot zemërim. Charles Darwin fliste për instinkt, por ne po bëjmë regres në epokën e pulsionalitetit. Shikoni përreth.

E bëj çdo ditë…

Ja: tashmë nuk ka etikë, por ekzistojnë komitetet e etikës. Dominon un-i dhe jo ne-ja. Unë dua këtë dhe pikë. E dua, e dua, e dua.

Në këtë kontekst, besoni se është domethënëse rritja e dhunës ndaj grave?

Nga pikëpamja antropologjike, gruaja ka qenë gjithmonë preja e burrit. Solomoni, që ishte urtësia e popullit, thoshte: “Më e tmerrshme se vdekja është gruaja. Vetëm burri i frikësuar i Zotit mund t’i shpëtojë, ndërsa mëkatari është i mundur, i mbaruar”.

Çfarë ka ndodhur më pas?

Pastaj ka ardhur Krishti, që gratë i ka respektuar. Ka qenë kultura ajo që me luftë i ka dhënë vlerë gruas, feminilitetit, rezistencës së saj. Por nëqoftëse biem tek mashkulli pulsional, atëhere gruaja kthehet e bëhet preja.

Ditë më pare, në Cannes, 83 aktore kanë parakaluar në heshtje, në shenjë proteste ndaj industrisë kinematografike dhe diskriminimit gjinor. Çfarë mendoni për atë lëvizje globale që është #MeToo dhe për pasojat e pashmangshme që do të ketë mbi të tashmen?

Gruaja ka nevojë akoma për një lëvizje të fortë. Kujtoj akoma se mora pjesë në marshimin historik të grave nga Central Park deri në Broadway. Ama sot gruaja nuk duhet të bëjë gabimin e feminizmit të viteve ‘70.

Cilin?

Të përjashtojë burrin. Duke qenë se e ka bërë në të kaluarën, nuk ka shans që të rritet. Lëvizjen, siç thoshte ajo gruaja e madhe që ishte Ida Magli, duhet ta bëjmë bashkë. Përndryshe burri do të mbesë kulturalisht i shkëputur. Do të mbesë një njeri i vogël.

Ju si ndjeheni?

Unë jam një i trishtuar i gëzuar.

Ma shpjegoni dot më mirë?

Sot flitet vetëm për lumturi, por lumturia është diçka individuale. Është një ndjesi positive, e pëlqyeshme, që i përket un-it. Kurse gëzimi i përket një gjendjeje që ka të bëjë me ne: Un-i bashkë me tjetrin. Transmetohet dhe përftohet, por ka të bëjë gjithmonë me një grup. Sot vetëm budallenjtë mund të jenë të lumtur.

Për çfarë motivi?

I përkasim një shoqërie mjaft komplekse, sepse nuk merret në konsideratë gjendja e të tjerëve. Si ia bën një njeri të jetë i lumtur nëse çdo ditë sheh të tjerë që vuajnë?

Nuk e di…

Unë nuk vlerësoj shumë persona, por ai burri nga Nazareth, ai Njeriu me n të madhe, ai mësonte gëzimin. Kurse sot gjithçka është ndryshe.

Në çfarë kuptimi?

Sot nuk ekzistojnë më padronët e tokës, të imobiliareve, por ata të njerëzimit. I tregon shumë mirë Avram Noam Chomsky.

Kush janë këta padronë?

Ekonomia varet nga rreth 20 – 25 persona. Pjesa më e madhe e Askushëve mezi e shtyn, ndërsa disa nuk dinë të jetojnë sepse kanë shumë.

Për shembull?

Mark Zuckerberg! Herën tjetër shikoje mirë: ka humbur 100 miliard dollarë në një ditë. Dhe çfarë ka thënë? “Nuk është asgjë për mua”. Ja, kështu bëhem i trishtuar dhe pak i zemëruar. Dhe është gjë e mirë.

Për çfarë motivi?

Sepse deri kur do të vazhdoj të indinjohem, do të vazhdoj të shkruaj.

l.h/ dita

May 18, 2018 21:43
Komento

13 Komente

  1. Artemisa May 18, 21:51

    Mese e vertete.
    Sot te lumtur ne Shqiperi jane vetem Rilindasit.

    Reply to this comment
    • Lexuesi May 18, 23:42

      Kjo eshte shenje e mire Artemisa, sepse Rilindasit jane shumica, ndersa berishistet qe jane pakica. Mbasi u pasuruan, nuk dine qe te jetojne dhe jane te palumtur, ashtu sikurse e spjegon profesori. Kjo interviste eshte me vlere edhe per shqiptaret dhe tregon se ne cfare “demokracie” jetojme.

      Reply to this comment
  2. vasili May 18, 22:14

    Ju faleminderit Dita,qe prezantoni shkrime kaq kualitativ,te prekshem dhe filosofik.

    Reply to this comment
  3. Fenomeni i ksaj shoqerie quhet ndryshe edhe Burn Out ! May 18, 23:29

    Semundja e qujatur bullizmi ose ndryshe Burn Out ka perfshire gjithe shoqerite e ksaj Bote .
    Politika .Media. Interneti.Fb.
    Jane burimet kryesore te ktij Fenomeni .
    Nganjiher te krijohet pershtypja se na kane fut ne nji kurth qe veshtire se dalim dot prej tij . Jetojme ne nji bote e kalbluar kudo e kontrolluar kudo ,ne cdo hape tonin .Pra kjo ben te jemi te manipulushem nga pergjusit etj.
    Problemet e se ardhmes jane per hir te se vertetes ,te programuara e mekanizmat jane ne funxioni te plote . E pamundur ti shpetoshe ksaj makinerie qe dikton jeten . Bota behet gjithmon e me shume e dhuneshme .

    Ne flasim per Demokraci por ndertojme Diktatura.
    Flasim per Kulture ,shoqeri te civilizuar ,nderkohe qe Politikanet kann dicka kunder ksaj sjellje te qyteruar .
    Deputetet ose pseudoPolitikanet qe krijojn edhe bandat poltike ne vendin tone ,(qe dikush i quan padrejtesishte Parti Politike )perdorin e nxisin dhunen ne shoqeri .Nji politike , qe prodhon vetem dhune ,mashtrime ,sjell fatkeqsi per qytetarin shqiptare duke i shkaterruar jeten atij . 30 -vjet marrezi , genjeshtra ,krime.
    Media gjithmon ne funxion te bandave politike ,si nji fabrike corientimi e shoqerise eshte nji nder shkaktaret kryesore te Fenomenit Burn Out ne Shqiperi .
    Media nuk di se ku eshte e per cfar eshte ketu ,cili eshte funxioni i vertet i sal morali dhe efektet e temave qe ajo bomabrdon dhunshem opinionin ,si mbrijn ato ne trurin e shqiptarit dhe cilat jane pasojat ,efektet qe le ke ata .
    Flitet aq shume ,per nji Bote qe per shqoerine Shqiptare eshte e pjeserishte e njohur ose pothuaj s’exziston fare ,ne omagjinaten e shqiptareve duke goditur ne erresire trurin e dhunshem ,duke bere qe njeriu ,shqiptari te bjeri ne skicofreni .
    Asnji cudi te gjithe konfrontohemi cdo dite me qendrimet nga me idiote e te pakendeshme te shoqerise shqiptare kudo .Ne rruge .Parlament .X -Institucione : Shkolla .Televizione !!!

    Asnji nga kjo mase e pakontrolluar e dhuneshme Mediatike , nuk ben ndodnji mendim pas , gjithe ksaj marrezie 30-vjecare ,
    se cfar behet me kte shoqeri !

    Cfar po ndodh me trurin e shqiptarit ?
    Perkundrasi ,
    intensifikohet bombardimi , perforcohe mbushja e asaj pjese boshe te kafkes se shqiptarit me lajmet nga me negativet ,dhune ,vrasje ,Terror,perdhunime,Horror ,
    pra i fryhet daulleve te radikalizimit te shoqerise , i presohen ne koke traumat e se kaluares dhe te tashmes ,
    ato te kohes se Komunizmit nen Diktature
    dhe ato pasuan e vazhdojne te pasojne
    ne Koleren Demokratike !

    Sponzorizuesit e vetem ne vend
    binomi i rrezikshem i Shqiperise Politike – Medie !!!

    Pyetjet jane padyshim te shumta ne kte situate
    te cmendur qe kercenon shume e gjithcka ne ate vend
    njerezish te papergjegjshem e jovetem :

    A ka shpetim Shqiperia nga ky Kancer Politike -Media qe kercenon rrezikshem ate ,duke vepruar si nii oprganizate terroriste ,qe mbajne / ushqejne njeri-tjetrin ne kto 30 -vjet qeneri sistem !

    Cfar duhet te bej ajo shoqeri shqiptare ,qe te dali nga ky Kamp Perqendrimi i shkaterrimit ne mase te Shqiptareve ,nga kjo Gracke ku e ka Futur Politika -Media ?!

    Eshte skandaloze , qe kjo Medie ,qe mban peshen me te madhe te ksaj maskarade ,terrori psikologjike qe ushtron kundrejt ktij populli per kaq dekada me radhe ,
    Tv- e Maskarenjeve qe dolen nga plehrat e shoqerise dhe ndertuan Kazanet TV-et , qe kane sot si Prona,

    te vazhdojne akoma sot ,me te njejten pafytyresi e agresivitet e bejne sikur gjithcka te ishte ne rregull ne shoqerine Shqiptare dhe mos te ndeshi asnjiher te vetme …ne stuhi kontra ,qe ti sherbeje si nji Lexion reflektimi .
    Kjo eshte per te dhene ulerimen ne kup te qiellit .
    Jane me shqiptaret Brenda atij formati Njerezor ?
    Un sinqerishte ,sado k´keq te ndihem ne kto mendime ,mendoj se jo .Gjithcka ne ate vend eshte jashte kontrolli .

    E vetmja gje ne ate vend ,( endra ime ndoshta kjo )
    eshte ,krijimi i ne ate shoqeri i nji Avandgarde , e cila duhet te kerkoje ,gjej e shfrytezoje hapesirat ne ate shoqeri e nepermjet shembujsh pozitive ,te zhvillimit e konceptimi te drejte te funxionimit si nji shoqeri ,
    t’ja arrije e ndryshoje qendrimet e sjelljet ne shoqerin shqiptare ,te ndertojne nji kulture e cila do Conte ne zgjidhjen e shume mosmarreveshjeve e cila do ishte edhe vet celsi i nji jete normale ,te kulturuar te asaj qe ne te gjithe kerkojme te jetojme sot .

    (kto jane tematika per nji shoqeri e cila deshiron te ndryshoje jeten qe nuk kane humbur akoma gjithcka njerezore ne ate bote dhe besojne ne idealizmin )

    Reply to this comment
    • Burn out= shuarja e flakes, e motivimit May 19, 12:14

      Nuk di nga e ke gjetur por ‘burn out’ s’ka te perbashket hic fare me “bullizmin”.

      Reply to this comment
      • tipike e shmangjes nga tema me justifiku budallepsjen e trurit ! Per temen ne fjale kishe ndonji Fjali zoterote ! May 19, 13:00

        ha vertet ?

        Nuk e di se cfar te thite ty ajo qe shkrun mbi Burn Out

        qe me shume se nji spjegim i fenimenit eshte nji Definicion Filzofik por qe nuk spjegon asgje .

        Pra ju, lexoni diku nji Definicion mbasi beni nji kerkin ne Google dhe beni ktu ate qe jeni te afte te beni ,
        pa then asgje per temen e hedhur per diskutim !

        Nuk arrij ta kuptoj kte art komunikimi sinqerishte .
        Also. Nqs ti kerkon te dish dicka me shume rreth
        Fenomenit Burn Out un mundet ta bej me kenaqsi ,edhe pse ktu nuk eshte kjo tema , edhe pse kjo menyre e devijimit te temave ne diskutim ,
        qe eshte tipike nder shqiptare , s’me ka pelqyer kurr .

        Burn Out eshte ne pegjithsi nji bllokim i pergjithshem i tririt dhe trupit e cila vjen nga stresi – Depresioni qe pesin truri njerezor ,pra nji lodhje e pergjitheshme mendore e trupuóre e jovetem motivacioni Pra , nqs do analizojme gjendjen aktuale te shoqerise shqiptare , dallojme qarte kte fenomen ,nji njeri -qytetare shqiptare te lodhur nga gjithcka ,te semure menderishte e fizikishte , qe ka humbur cdo orientim e deshire per jeten ,dorezuar perfunsdimishte dhunes sitematike te budallepsjes qe presohet ne kafkat shqiptare ,nga Binomi Politike-Medie Pra te gjitha jane te lidhura me njera tjetren e shkaktojne ate reaxion zinxhire ne trurin e njeriut .

        Un mendoj se budallepsja e trurit te shqiptarit ,stresi e depresioni con ne Burn Out e bllokim total te funxionimit tru-trup .
        Shpresoj te kem sqaruan ndopak edhe pse kjo nuk eshte tema jone

        Reply to this comment
        • njerzit duhet te tregojne se cfar kan brenda asaj Levozhge Arre May 19, 13:43

          tipit i duhet kohe per tu pregatit ,me dhene nji pergjigje !

          keshtu nuk diskutohet ,por shmanget tema ,anashkalohet ,degjenrohet .tipike ne shoqerne arrnaute .

          neser mesiguri do ket gjetur dicka diku ne X – hapsire

          dhe do ta s’jell si pergjigje ktu .

          hiq dor se sqaruari (…….)

          Nji njeri qe di te diskutoje e debatoje X teme pergjigjet
          ne pak minuta si duhen ore e dite shetitje ne “bullizem”

          tema te Tilla vetem acarojne idiotet do thoshja une .

          Lerini ne llumin e vet te zhgryen si gjithe jetes.

          Reply to this comment
  4. Ja pra tema e duhur per shoqerine shqiptare ,tema inteligjente .ku jane shqiptaret qe pretndojne qytetarine ???!!! May 19, 10:03

    Nji shoqeri qytetare ,
    ka shume per te thene ne nji teme te tille qe provokon pikerishte ate tru inteligjent qytetari ,
    te zgjohet nga ajo amulli ku e kann Futur marrezia e ktyre 30-vjeteve .
    Ku jane pra qytetaret ?
    Ku jane ajo pjese inteligjente qe i ka ngelur atij
    skeleti shquptar ?
    Asnji nuk eshte i afte te konfrontohet me tematika inteligjente qytetare ?
    Atehere kemi te bejme me nji Bote te vdekur qytetaresh ku gjithcka e udheheq injoranca dhe idiotet inteligjente qe mbushin mediet shqiptare
    qe derdellisin e mbushin faqet e medieve sharlatane dhe audiot e tv-se cdo dite ,
    qe jane te afte vetem te ushqejne nji gjendje te tille ku
    e kane shtyre ate shoqeri ,me injorancen qe i karakterizon ne cdo hapje goje .

    Hajt pra ,perse kaq te pasigurt perball asaj qe duam dhe admirojme ?
    qe kjo teme na e plas surratit si ajo mase uji ,t’na permendi nga ajo agoni ku kemi rene si shoqeri ?

    Ndihen mire shqiptarret ne ate pozicionin e idiotit ?

    E pabesushme …te jesh krenar me qen idiot ne kte Bote !
    Dhe gerthisni tani ne turm ;
    Cfar po Bern Rama ))))
    ai e ka fajin .
    Ai eshte i paafte e bla bla bla ,

    duke mos i bere njiher pyetje vehtes ,
    se;
    Cfar ben qytetari shqiptare per kte Bote Shqiptare te zhytur ne llumin e jetes ?
    Nji pasivitet i trishtushem i nje bote te zhytuu ne absurditet e turpeshme deri ne peshtirosje .

    Njerezia ka humbur cdo ngjyre ne ate jete dominuar nga indiferenca me ate cfar ndodh rreth njeriut ne ate vend , pajtuar me ate qenie te kot , parazite mbi kte Toke .
    FAKE NJEREZ !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. kjo teme eshte sjell ndoshta aksidentalishte ktu ! May 19, 10:30

    kjo nuk eshte nji Teme per boten muslumane

    eshte jasht orbites se nji shoqerie te tille .

    nji teme e tille ,perben nji injorim per sektin e idioteteve te Islamit

    tregohuni pak te meshirshem per boten idiote

    e mos i provokoni me kto tema

    duke i prishur rehatin ku jane shtrire

    Reply to this comment
  6. Bureto May 19, 11:25

    Shoqëria njerëzore, ajo që së paku prej 15.000 është e dokumentuar, ka kaluar shumë forma organizimi, me ulje-ngritje ku ka patur dhe oaze paqeje e begatie, por edhe tragjedi nga më të pabesueshmet. Të gjitha këto produkt i saj. Por të paktën qysh nga 7-8 shekuj para erës tonë, e deri më sot, problemet e shoqërisë janë pak a shumë po ato, siç edhe i kanë dokumentuar historianët dhe filozofët e kohës ku dhe kur kanë jetuar. Kanë kaluar organizime shoqërore si komuniteti primitiv, skllavopranaria, feudalizmi, kapitalizmi, komunizmi (për një periudhë relativisht të shkurtër) dhe kapitalizmi në stadin më të lartë të zhvillimit si ky i sotmi, ku shoqëria nëpërmhet demokracisë së ashtuquajtur perëndimore, rreket të arrijë më të mirën. Sesa e si do të arrihet kjo askush nuk ka mundur dot ts parashikojë, ashtu siç ajo që ka kaluar, nuk ishte e parashikuar se do të ndodhte apo ashtu si do ndodhte edhe nga mendimtarët më të mëdhenj që ka nxjerrë ndonjëherë njerëzimi. Edhe ata i kanë parë shqetësimet dhe rreziqet që i kanoseshin shoqërive të tyre dhe janë munduar të ndriçojnë rrugën e saj, por ato që kanë rezultuar kanë qenë në shumicën e parashikimeve të tyre shumë larg pritshmërive të shoqërisë. Pra zhvillimet ciklike të shoqërisë/shoqërive janë ose ndodhin si gjithçka tjetër që natyra ka krijuar. Evolucioni dhe dialektika e saj janë shumë pak ose aspak në dorën e njeriut. Edhe sot kemi mbërritur këtu ku jemi, se ky ka qenë destinacioni, ku e ka sjellë ‘treni’ i Natyrës. Njerëzimi dhe njerëzit më të ditur të saj me të drejtë kanë ndriçuar dhe do të ndriçojnë rrugën drejt të ardhmes dhe të zbusin sado pak në pamundësi shërimi të plitë, të sëmundjeve të kohës. Ky është aktualisht synimi ku duhet të arrihet, sepse në 100 vjet, përshembull, ndërrohen/alternohen tre gjenerata dhe ajo ç’ka është më e mundëshmja mbetet të synohet çfarë do të duhej të bëhej/arrihej mimalisht për këtë periudhë. E keqja dhe e mira s’kanë fund, thuhet. Por raportin midis tyre askush nuk e ka zbuluar, pra të gjejë atë që zakonisht njihet si Prerja ose raporti i Artë. Meqë kjo është e pamundur, nga fenomenet që sot shoqëria po përjeton, falë politikës dhe medias, po krijohet ideja se predominon e keqja. Personalisht nuk mendoj kështu, përkundrazi kam bindjen se e mira prevalon, përndryshe njerëzimi nuk do të kishte arritur në këtë stad zhvillimi dhe në rastin më të keq do të ishte zhdukur, siç nga mitologjia njohim, por dhe mësojmë, historinë e Sodomës e Gomoirrës. Po pse politika dhe media, pa përjashtuar edhe atë pjesë të shoqërisë që i mbështet, notojnë në këto ujëra? Sepse sëmundjet më të mëdha të njerëzimit dhe për fat të keq të pashërueshme, kanë qenë, janë dge do të jenë, Pushteti dhe Paraja. Prej këtij ‘nepsi’ , sidomos kur ai ka qenë apo është është i shfrenuar, dhe për më tepër i synuar përmes abuzimit dhe krimit, Shoqërisë i janë shkaktuar tragjedi të kobshme. Historia, thellë prej saj, dhe deri në kohët moderne, na vjen plot me shembuj të tillë. Sepse janë lejuar, ose s’e nuk ka qenë e mundur, që në rastin më të mirë të evitoheshin. Duke vijuar arsyetimin, shqetësimi i shoqërisë, edhe i asaj shqiptare, që në aparencë duket sikur është fundi i botës, më duket se është jo realist. Sëmundjet e shoqërisë janë objektive, por ato mund dhe duhet të zbuten. Kjo arrihet, nga organizimi që vetë shoqëritë zgjedhin dhe nga njerëzit që u besojnë t’i drejtojnë. Nëse kjo nuk ndodh në një kohë apo në një vend të caktuar, nuk do të thotë se modelet janë të gabuara, pavarësisht se njeriu, siç thashë, ka evoluar, por ama siç kanë atgumentuar psikoanalistët Frojd, Jung apo të tjerë, në thelb korteksi i tij ka mbetur po ai, qysh prej primitivitetit, sepse edhe ai është një specie e natyrës si çdo specie tjetër, veçse në stadin më të lartë të zhvillimit evolutiv, më fantastik. Atëhere, a nuk duhej të ishte, të paktën, për shoqërinë shqiptare, më mirë që mos t’i mëshohej nga mëngjesi në darkë, nga politika dhe media (segmente të tyre) amplifikimit të së keqes, kur do duhej të ndodhte e kundërta? Pse të bombardohet truri i njeriut kaq rëndshëm me të keqen, kur jeta e përditshme na afron më shumë të mirën, të thjeshtën, të pastërtën? Nëse bëjmë këtë, a nuk është kjo një kurë për të fashitur sado pak dhimbjet e saj, që gjithsesi janë të pashmangshme? A mund të ketë shoqëri ideale? Në ëndërra po, por ja që jeta reale nuk ka qenë dhe s’mund të jetë një ëndërr. Le ta bëjmë atë më të mirë, duke qenë në rradhë të parë kontributorë vetë si individë, dhe pa dyshim pastaj si shoqëri. Shembuj për t’u marrë në këtë kontinentin tonë ka plot, që ia kanë arritur asaj. Le t’i ndjekim këto! Që jemi shoqëri e prapambetur, për njëmijë e një arsye, kjo s’ka diskutim, por le të dalim prej saj me punë të ndershme, arsimim e kulturë, dhe mbi të gjitha nëpërmjet një shtet ligjor të së DREJTËS. Pikërisht, mungesa e kësaj të fundit, është sot plaga më e madhe që dhemb më shumë dhe vendosja e saj do të jetë ilaçi më i mirë dhe më dobiprurës, ajo që do të futë në hulli, edhe këtë politikë e media të dalë nga binarët dhe që po e sëmur më keq s’e ç’është shoqërinë tonë.

    Reply to this comment
  7. Gil May 19, 14:37

    Nuk eshte se teorikisht jane fenomen i panjohur.Ne lenden Njohuri e materializmit socialist keto aspekte prekeshin ne konfrontimin qe behej me shoqerine borgjeze kapitaliste.Po ajo qe eshte e reja te ne se po i prekim edhe praktikisht ne jeten tone ne te gjitha sferat.

    Reply to this comment
  8. perse se len temen moderatoret te diskutojne shqiptaret qe duan nornamlitetit e jetes? May 19, 16:07

    perse i lagoni tema te Tilla ?

    perse i tremben nastradinat qe po shkojne gjithmone e me thelle ne gropen e idiotesise ,

    temave te botes se civilizuar dhe e mbushin faqet e medias me idiotlliqet e politikes ?

    Kjo teme duhet te ishte ne qender te cdo medie te shkruar e diskutohej nga shqiptaret ,
    per t’ju shmangur idiotesise qe media hedh ne trut e lexusit opinionit !

    ku dreqin jeni duke shkuar ?

    eshte kjo arratisje nga bota e civilizuar nji art mbrotjeje e injorances qe ju ka mberthyer cdo qelize ?
    ‘ paskeni marre fund perfundimishte

    jeni shndruan ne xombi turp o te pafytyre se ku keni arritur

    Reply to this comment
  9. "kthimi i prones ish pronareve", krim kunder njerezimit... May 19, 18:53

    bulizem dhe injorance me “dashje” . te kthesh ne jete sistemin mesjetar te bejlereve te sulltaneve te anadollit, sistemin me gjakatare, pas hordhise mongole, eshte sikur t’a kthesh rrotullimin e planetit, ne ane e kundert .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*