Zgjedhjet në Universitete, me 170 vëzhgues dhe polici

April 20, 2016 09:42

Zgjedhjet në Universitete, me 170 vëzhgues dhe polici

Studentët dhe akademikët në të gjithë vendin, do t’i drejtohen sot qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të universiteteve.

Nëpërmjet votës do të zgjidhen 14 rektorë në nivel kombëtar, 55 dekanë dhe 155 drejtues departamentesh.

Në Universitetin e Tiranës vullneti i akademikëve dhe studentëve që në këtë vit përfaqësojnë 10% të peshës së votës, do të shprehet në 33 qendra votim, vendosur në fakultetet përkatëse.

Sa i përket procesit të votimit dhe numërimit, monitorimi do të bëhet nga nga 170 vëzhgues mes të cilëve persona të zgjedhur nga kandidatë dhe Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA.

Komisioni, ka kërkuar bashkëpunimin e policisë së Tiranës për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e votimit.

Drejtuesit e Universiteteve zgjidhen një herë në 4 vjet. Ligji i ri arsimit të lartë, i kufizon rektorët dhe dekanët deri në dy mandate dhe përcakton kritere të reja mbi vetëfinancimin e Universiteteve një çështje që duket se e ka bërë edhe më të fortë garën aktuale.

April 20, 2016 09:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*