Southgate: Krenar për lojtarët e mi, mund të shkonim më larg

July 12, 2018 09:40

Southgate: Krenar për lojtarët e mi, mund të shkonim më larg

 

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, nuk e ka fshehur krenarinë për grupin e lojtarëve që ai drejtoi në këtë Botëror ku e eliminua një natë më parë nga Kroacia.

Megjithatë, Southgate tha pas ndeshjes se kombëtarja e Anglisë duhet të shkonte në finale të këtij Botërori.

Tani për tani, të gjithë po e ndiejmë dhimbjen e humbjes.

A kemi pritur të jemi në këtë fazë?

Nuk besoj se dikush nga ne e ka pritur këtë. Mirëpo, kur arrin deri në këtë pikë dhe ke luajtur ashtu si kemi luajtur ne, dhe ashtu si luajtëm mirë në pjesën e parë, është dashur që t’i shfrytëzojmë këto raste që të vijnë në jetë.

Mirëpo, ajo që do të them është se jam jashtëzakonisht krenar me këtë grup lojtarësh, të cilët kanë përparuar shumë.

 Mendoj se reagimi i tifozëve ndaj tyre, krahasuar me dy vite më parë, ua tregon këtë, se për herë të parë përvojat me Anglinë mund të jenë pozitive, vendi është shumë krenar me ta dhe me mënyrën si kanë luajtur, dhe me kalimin e kohës do t’i vlerësojmë shumë momente pozitive”, është shprehur trajneri i Anglisë.

a.s/dita

July 12, 2018 09:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*