Njihni Deep State: Thellësia duhet fshehur. Ku? Në sipërfaqe

May 1, 2018 08:45

Njihni Deep State: Thellësia duhet fshehur. Ku? Në sipërfaqe

E pamundur ta kuptosh Francën pa eksploruar më parë burokracinë e saj. Praktikat dhe kontradiktat e saj shërbejnë si kufij. Nga ana tjetër, ai që ka shpikur termin «burokraci», është ekonomisti francez Vincent de Gournay, që në mesin e ‘700 bashkon me diagnozën e një sëmundjeje, të quajtur «buromani», njohjen e një forme të re qeverisjeje, pikërisht «burokratike». Tradita burokratike është vendimtare për të kuptuar Emmanuel Macron, i cili më 2004 hyn në Deep State e ekonomisë franceze, Inspection générale des finances, pasi ka përfunduar studimet e tij në fabrikën e klasës drejtuese, École nationale d’administration(Ena). Por legjenda e Emmanuel Macron ndërthuret me jetën e tij përpara aparateve. Në mënyrë të veçantë me studimet filozofike që midis viteve 1999 dhe 2001 e çojnë në rolin e asistenit të filozofit të moshuar Paul Ricoeur, për redaktimin e “Kujtesa, historia, harresa”. Një formim i tillë, të nesërmen e zgjedhjes si President, ka gjeneruar një literaturë të veçantë haxhiografike, i të cilës libri “Macron, un président philosophe” është shprehja më argëtuese.

Një vëmendje e ngjashme obsesive ndaj debatit të ideve është një tipar dallues i Francës, ku stafeta midis filozofisë dhe burokracisë ka një precedent autoritar. Në vitet ’30, përpara se të ndërmerrte një karrierë prej funksionari të lartë dhe të ketë një rol qendror në arkitekturën e tregëtisë ndërkombëtare të pasluftës, Alexandre Kojève i mban seminaret e tij mbi Fenomenologjinë e shpirtit të Hegel në École pratique des hautes études. Duke ju përmbajtur literaturës haxhiografike të kohëve të fundit, seminari i mbajtur në kokën e Macron është shumë më i qëndrueshëm. Si président philosophe, Macron përshkon dhe tejkalon Machiavelli, Descartes, Hegel, Schumpeter. Vetë Presidenti u përshtatet këtyre portreteve dhe rrëfehet duke ju përmendur citime, nga Colette «që e ka mësuar se çfarë është një fore», tek Giono, Gide e Cocteau «shokë të pazëvendësueshëm», e më pas Flaubert, Hugo, Balzac, shpirti i enciklopedistëve, Diderot, Balibar, Deleuze, Bourdieu, Camus, Chateaubriand, Char dhe kështu në pafundësi, pasi «politika është mistike (…), është magji». Magjia e Shtetit (magie d’État): kështu Pierre Bourdieu pëlqen ta zgjerojë përkufizimin klasik të Max Weber, duke parë tek shteti mbajtësin e monopolist të dhunës simbolike legjitime. Dhe magjia burokratike mund të ushqehet me një mendim të madh gjeopolitik, si në rastin e babait të institucioneve ku Macron është formuar: Michel Debré.

Në një episode të “Radioscopie” të 1979, Jacques Chancel diskuton polemikat kundër Ena-s. Goditja ndaj ENA-s është një sport kombëtar i Republikës së Pestë dhe i paraprin ngjitjes së joenarkëve në presidencë (Mitterrand dhe Sarkozy). Nis më 1967 me botimin e “L’Énarchie ou les Mandarins de la société bourgeoise” yë pseudonimit kolektiv Jacques Mandrin, që fsheh midis të tjerash Jean-Pierre Chevènement, vetë ky enark dhe më pas eksponent historik i sovranistëve francezë. Në debatin e «Radioscopie», Ena përgjigjet nëpërmjet demiurgut të saj, i paraqitur kështu nga Chancel: «Keni qenë Ministër i Brendshëm, Kryeministër, Ministër i Financave, Ministër i Jashtëm, Ministër i Mbrojtjes Kombëtare, keni formuar Qendrën Kombëtare e Studimeve Gjyqësore, keni Shkollën Politeknike për femrat dhe sidomos keni…». «Kam bërë kushtetutën», saktëson Michel Debré. «E vërtetë, harrova, jo keq», dorëzohet Chancel, përpara se të kujtojë rolin vendimtar e të ftuarit për t’i dhënë jetë «brezit të ri të njerëzve», enarkëve. I lindur më 1912, Michel Debré – yll gjithnjë e më i ndritshëm i dinastisë politike Debré – hyn në Këshillin e Shtetit si dëgjues. Ndërsa Kojève mban leksionet e tij për Hegel, Debré i ngjit legjislacionit një «tendencë të papërmbajtshme për t’u marrë me gjithçka» hegeliane. Çdo gjë i intereson. Në vitin 1936 shkruan një komedi, “Le Dictateur improvise”. Aty ekspozon idenë e një «qeverie shkencore», një formë të re regjimi politik, «të fortë, por të drejtë, qeveri patriotësh, por jo nacionalistësh, qeveri e bekuar nga një entuziazëm i madh, por edhe me shpirt kritik. Me pak fjalë, një qeveri e ndershme, e megjithatë inteligjente». Jo rastësisht bëhet fjalë për një komedi: Debré luan me limitet e traditës teknokratike. Vokacioni i tij si njeri i shtetit dëshiron që të kundërshtojë apatinë e Republikës së Tretë. Është në aftësinë e pushtetit për të zgjatur që kërkon garancinë e lirisë.

Debré «futet në traditën e madhe e legistëve francezë, të cilët – përkrah sovranëve – kanë bërë Francën, nga Abati Sugerio tek Michel de L’Hôspital, nga Sully tek Jean Bodin. Këta legistë që i kanë dhënë formë kombit dhe shpirtërave të tij me forcë reformash, durimi, këmbënguljeje, ambicieje intelektuale dhe diskrecioni personal». Nga Resiztenca e këtej, legisti i ‘900 vendoset përkrah sovranit që mishëron shpirtin francez. Rilexojmë fillimin e golianeve “Mémoires d’Espoir”: «La France vient du fond des âges. Elle vit. Les siècles l’appellent». Gjenerali de Gaulle rimarkon kohën e gjatë e institucioneve. Franca jeton me fuqinë, me racionalitetin, me efikasitetin e shtetit. Vetëm shteti mund t’i përgjigjet thirrjes së historisë. Vetëm shteti është padron «i trashëgimisë së djeshme, i interesave të sotme, i shpresave të nesërme». Koha e shtetit duhet mbrojtur atëhere nga një autoritet presidencial, «gjykatës i epërm i interesit kombëtar». Dhe duhet mbrojtur me krijimin e institucioneve: nga Centre national d’études judiciaires, e lindur më 1958 (nga 1970 Shkolla Kombëtare e Magjistraturës) tek Centre national d’études spatiales, e lindur më 1960. Por shkolla par excelkance me të cilën është i lidhur emri i Debré është pikërisht Ena, e lindur nga urdhëresa e 9 tetorit 1945 e qeverisë së përkohshme, me miratimin e plotë të liderit komunist Maurice Thorez. Qysh atëhere, Ena ka formuar 6500 francezë, drejtuesit e shtetit dhe të sektorit privat.

Administrata në Francë ka një konsistencë fizike, historike, gjuhësore që i përgjigjet nevojës për grandeur. Trupat e mëdhenj të shtetit, les grands corps, bëjnë që pushteti të ketë një prani të prekshme, në gjendje që t’i japë formë realitetit, nëpërmjet administrimit, inspektimit dhe kontrollit (Conseil d’état, Inspection générale des finances, Cour des comptes), nëpërmjet kompetencave teknike dhe inxhinieristike (Corps des Ingénieurs des Ponts et Chaussées, origjina e të cilit u takon komisarëve colbertianë, Corps des Mines), nëpërmjet pranisë territorialo – prefekturore dhe përhapjes diplomatike. Shkollat shërbejnë për të ndarë pushtetin në hapësirë dhe ta bëjnë që të mbijetojë në kohë: në aspektin «intelektual» (École normale superieure,École polytechnique), në aspektin ekonomik (École des hautes études commercialesdhe shkollave të tjera menaxheriale) dhe në shkencën e shtetit të Ena-s. Ndarja e rrugëtimeve bën të mundur suksesionin e një aristokracie të meritës, me rrisqet e mbylljes që shënojnë çdo meritokraci. Trupat janë vektorë të shtetit, zyrtar dhe gjysmëzyrtar, në raportet me politikën, me biznesin miks, me biznesin privat. Duke filluar nga statute i trupave, në Republikën e Pestë del në mënyrë konstante «problemi» i funksionit publik, sipas 3 tendencash që godasin forcën dhe legjitimitetin e trupave: decentralizimi, integraimi europian dhe pantoufage. Zanafilla e këtij termi të fundit është pantoufe(pandofla), që tregon në ‘800 studentët e École polytechniqueqë paguajnë pagën lidhur me arsimimin e tyre për të hequr dorë nga karriera publike. Për pasojë, do të flitet për pantoufagepër të treguar zgjedhjen e sektorit privat – të përkohshëm apo definitive – për atë që është formuar në shkollat publike, por vendos të «abdikojë» në shërbimin publik.

Në vizionin e Debré, midis trupave dhe kokës politike ekziston një raport i ngjashëm me atë të midis mendimit dhe intuitive tek Kant. Pa vendim politik, trupat janë bosh. Pa praninë e trupave, politika është e verbër. Dhe koha e shënon këtë raport. Për Debré, «kreu i shtetit disponon tagrin, jashtëzakonisht të çmuar, që ta ndryshojë sipas qejfit të tij ritmin, tempon e jetës politike». Tagër i të cilit vetë Debré është viktimë, në raportin e tij personal me gjeneralin. Në kalimin e 1962, kryeministri i Republikës së Pestë i krijuar nga gjenia e tij legjislative «shpërblehet me një shkarkim të mirë e të bukur». Zëvendësohet nga Pompidou, kështu që nuk mund të luaje letrat e suksesionit. Në 1981 tenton një fushatë për presidencën, por është i izoluar. Megjithatë, ritmi i institucioneve e siguron hakmarrjen e tij: projekti gjeopolitik i Debré i mbijeton fateve të tij personale. Shkrimet e tij mbesin thelbësore jo vetëm për të kuptuar Francën, por për të kuptuar «sovranizmin», term tashmë i bërë poroz dhe me domethënie ambige. Nëse me «sovranizëm» nënkuptojmë vizionin gjeopolitik dhe politik që e konsideron shtetin actor themlor të sistemit ndërkombëtar dhe që sheh me dyshim integrimin europian, Debré me sigur është sovranist. Fuqia e shtetit për të është leva për realizimin e ëndrrës së Rezistencës: «Një Francë e lirë, një Francë e fortë, një Francë e lumtur», kundër 3 kërcënimeve: varfërimit ekonomik, denatalitetit dhe një Europe ku Parisi rrezikon nënshtrimin ndaj interesave të huaja.

Tek Debré, demografa ka një vend të veçantë, si kusht special i fuqisë dhe i mbijetesës së Francës. Më 5 gusht 1986 shkruan një artikull në “Le Figaro” të titulluar «Démographie, famille, natalité», ku deklaron se prioriteti absolut i shtetit është një politikë e shënuar nga lindshmëria, baza e domosdoshme e çdo veprimi tjetër. Duhen mobilizuar të gjitha energjitë e brendshme lidhur me faktorin dmeografik për t’ju përgjigjur 3 kërcënimeve: kërcënimit ekonomik, me reduktimin e tregut të brendshëm, kërcënimit social, me disekuilibrin e sistemit të pensioneve dhe kërcënimit kombëtar, i lidhur me «perspektivën e disekuilibrit demografik në Mesdhe»: duhet të jesh «i verbër të mos e shohësh rrezikun e pushtimit» dhe të «fundit të lirive tona», teksa «asimilimi i të huajve bëhet i vështirë dhe disa mendje të devijuara llomotisin për një “Francë multikulturore”». Projekti i forcimit të shtetit francez të Debré lind në kundërshtim të pastër me integrimin europian. Teksti zbulues është “Ces princes qui nous gouvernent” (1957), që dëshiron të përgatisë terrenin e Kushtetutës së 1958, si projekt gjeopolitik: «Është mungesa e shtetit ajo që u ka mundësuar dhe u mundëson akoma influencave të huaja, si ajo amerikane, që të ushtrojnë një veprim ndaj politikës tonë të brendshme. (…) Në të njëjtën mënyrë, është mungesa e shtetit ajo që çon tek dobësia e flamurit tonë në botë, në favor të flamurit amerikan».

Debré shpërthen kundër «juristëve të caktuar» që e konsiderojnë shtetin kombëtar si të tejkaluar dhe që avancojnë «nevojën për t’ia transferuar një autoriteti të ndryshëm nga ai i shtetit kombëtar detyrën e zgjidhjes së problemeve kryesore të popujve: sigurinë, begatinë, liritë». Alkimia e integrimit është e pamundur, pasi kufiri kombëtar nuk është i kalueshëm: «Për të pasur një politikë të vetme, duhet pasur një qeveri të vetme dhe vetëm një komunitet që e ndjen thellësisht solidaritetin e vet, domethënë një komb, mund të pranojë një qeveri të vetme, një politikë të vetme, një ekonomi të vetme, një ushtri të vetme. Integrimi europian supozon që Europa të jetë një komb dhe ata që e duan këtë integrim tregojnë se heqin dorë nga Franca». Dhe, duke rimarrë plebishitin e çdo dite për ta sqaruar akoma konceptin e tij të kombit, Debré shpërthen: «Kombi nuk shpiket, nuk fabrikohet! Të rilexojmë Renan!». Janë faqe me forcë të madhe, të ribotuara besnikërisht në “La Revue Administrative”, që në komentin editorial lavdëron «diagnozën konçize dhe të plotë të sëmundjes kombëtare» dhe që «nderohet të kontribuojë, për sa i takon, përhapjes së pozicionimeve që i konsi deron me të vërtetën dhe me shpëtimin kombëtar». Është manifesti gjeopolitik i Deep State francez: kombi shpreh një bashkësi ndjenjash dhe pasionesh, që u mundëson anëtarëve të tij të pranojnë pabarazitë në pushtet, në dije dhe në pasuri. Europa nuk mund t’i përgjigjet kësaj kërkese: anëtarët e saj nuk arrijnë t’i pranojnë disekuilibrat e brendshëm, nuk arrijnë të gjejnë një ekuilibër në diferencat e tyre, që në fakt fitojnë konfliktet. Dhe francezët duhet të jenë mjaft të kujdesshëm ndaj doktrinës së mbinacionalitetit (supranationalité), pasi shkon kundër interesave që më shumë se 60 vite më parë i janë shumë të qarta: «Sistemi ushtarak i parashikuar në emër të Europës ishte një organizatë e drejtuar ndaj kufijve të lindjes, ndërsa nevojat aktuale të Francës janë në jug. Synimet politike të kësaj Europe janë të drejtuar nga Rusia, ndërsa aktualisht interesat tona thelbësore janë në Mesdhe dhe në Afrikë».

Fjalët e Debré mbi njerëz që «rrëfejnë se heqin dorë nga Franca» emetojnë një aromë të caktuar konjaku. Forcimi i shtetit francez ka një armik: Jean Monnet. Mizoria ndaj njeriut që de Gaulle e quante me përbuzje L’Inspirateur, shoqëruar me mirënjohjen që u rezervohet armiqve të mëdhenj, është një konstante e librave dhe e fjalimeve të Debré, i cili thotë: «Jam urryer shumë nga ai njeri dhe unë vetë e kam urryer shumë sa të mund ta gjykojë në mënyrë të paanshme». Takimi i parë i thelluar midis të dy kundërshtarëve ndodhi në 1946, kur shkojnë në Shtetet e Bashkuara në një mission ku marrin pjesë edhe Léon Blum e Pierre Mendès France. Në kujtimet e tij, Debré e përshkruan kështu metodën Monnet: «U ekspozon miqve të tij në Uashington, funksionarë të lartë e senatorë, planin francez të modernizimit të cilit i ka përgjegjësinë. I fton që të marrin pjesë në suksesin e planit, me financimet e tyre. Fjalimet dhe sjellja e Jean Monnet janë ambige. Ndoshta është mbështetësi i aftë i pozicioneve franceze me amerikanët? Apo ndoshta është interpretuesi i pozicioneve amerikane me francezët? Ky ambiguitet do ta shënojë gjatë gjithë jetës së tij».

Debré nuk i intereson nëse Monnet «është» apo «bën»: ajo që ka rëndësi është ta luftosh në emër të interesave franceze. De Gaulle ia beson Debré negociatat për ta mbytur CED-in, detyrë që e kryen me vendosmëri. Në kujtimet e tij, Monnet mezi i kushton pak rreshta. Për krijuesin e ENA-s, ashtu si për Chevènement, gabimi i Monnet është i pafalshëm: iluzioni për të abroguar historinë. «Tek Jean Monnet, kultura dhe sidomos kultura historike duket inekzistente. Këtë dobësi, do ta shndërrojë në forcë. Duke i ngatërruar kombet me nacionalizmin, i refuzon të tërë në mënyrë të ashpër, duke filluar nga i tiji, me përjashtim të kombit – continent amerikan, që e gjykon si vetmin të përshtatshëm me kohën». Tradita e Ena-s e do që çdo vit nxënësit të zgjedhin emrin e promovimit të tyre. Është përzgjedhur gjithçka, nga France-Afrique (1955 – 1957) tek Averroè (1998 – 2000). Asnjëherë Michel Debré, që ia del në kohë të shikojë grupin e tij të njerëzve të zgjedhë emrin Jean Monnet (1988 – 1990). Ndërsa enarkët e nesërm studiojnë nën emrin e armikut, legisti Debré zgjidhet në një institucion që e paraprin, në Académie Française e themeluar në 1635 nga Richelieu. Në diskutimin e tij të pranimit përsërit se nuk ekzistojnë as integrim atlantik, as konstruskion europian ka mbijetesën e kombeve. Duke parashikuar akuzën e shpifur se përdor një fjalor më të afërt me Richelieu sesa me de Gaulle, bie dakord për afërsinë e këtyre dy ndërtuesve të mëdhenj të Francës.

Në luftën për shpirtin e Deep State francez, Jacques Delors është figura vendimtare e 35 viteve të fundit. influence e Presidentit të Komisionit Europian (1985 – 1995) përbën nja apparat të ri. Delors nuk është enark. Pas diplomimit, punon në Bankën e Francës dhe militon në sindikatë. Megjithatë, rekrutohet në vitin 1963 nga Drejtori i Studimeve Pierre Bauchet për të dhënë mësim në Ena. Përkufizojmë si «delorsiane» klasën drejtuese të lidhur me hapjen e tregjeve ndërkombëtare dhe me integrimin europian, e afërt sidomos me Partinë Socialiste, por me një identitet transversal. Delorsianët organizohen në shkolla dhe në trupa shtetërorë, në qendra studimore, në akademi, në sektor privat, në institucione kombëtare, europiane dhe ndërkombëtare. Akti i lindjes i delorsizmit është tournanti 1983: zbatimi i pamundur i programit ekonomik socialist. Me prapaktheun e Mitterrand dhe Delors tek Financat, detyrimi i tregjeve hyn në politikën franceze dhe influencon edhe mendimin e thellë e burokracisë së saj. Megjithatë, besimi delorsian tek tregjet nuk duhet ekzagjeruar. Gjithsesi, bëhet fjalë për njerëz të lindur e të rritur në Francë. T’i quash «neoliberistë» është e cungët: hapja ndaj flukseve të kapitalit dhe integrimi europian nuk shënojnë anrogimin e shtetit francez, por adaptimin e tij ambig. Ndërsa historia është në rrugën e anrogimit, nevojitet gjithnjë e më shumë të administrohet realiteti, të mratohen direktiva, të bëhen negociata, të fitohen drejtori të përgjithshme.

Kjo është buka me të cilën ushqehen delorsianët. Me lëvizjen e dyfishtë e pushtetit burokratik të Komisionit Delors dhe të proliferimit të qendrave kërkimore përreth Ena-s, arrijnë që të formojnë një diplomacy paralele për ta «zgjeruar influencën franceze përtej kufijve të Francës». Globalizimi dhe integrimi europian e rrisin influencën e burokracisë ekonomike dhe dyert e rrotullueshme midis shtetit dhe sektorit privat. Pikërisht pse lidhja shtet – ekonomik duhet rimenduar, delorsizmi e zgjeron fushën e lojës. Është gjeopolitika e burokracisë: administrate e lartë franceze përhapet në mënyrë vendimtare në Komisionin Europian, në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Organizatën Botërore të Tregëtisë. Dialogon me haute financee me bankat franceze, që u ofrojnë mundësi aparateve. Siç ndodh në vende të tjera, burokracitë e ministrive ekonomike dhe të bankave të zhvillimit janë në qendët të sistemit të pushtetit të 30 viteve të fundit. Është partia e Bercy, seli e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, pse jo edhe Inspektimi i fortë ku formohet Macron. Por aparatet, pavarësisht nga përkatësitë politike, kontraktojnë në emër të Francës dhe deri janë të gatshëm që të shprehen me një anglishte të pakritikueshme, si ajo që flet Pascal Lamy.

Nga Camdessus tek Lagarde, në 40 vitet e fundit francezët kanë mbuluar postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar për 33 vjet. Vendi që tradicionalisht i takon një europiane, është një aferë ngushtësisht franceze. Në 2011 suksesioni i Dominique Strauss-Kahn, «traumatik» (për të përdorur një eufemizëm) është i lidhur me arsye të politikës së brendshme, nuk e ka penguar Parisin që të vendosë figurën e radhës franceze në krye të Fondit. Kjo influencë financiare nuk ka shok në Europën kontinentale. Kryesimi i Danièle Nouy në mbikëqyrjen e BQE-së i ka qenë shenja dalluese gjatë krizës. Caktimi Parisit në dhjetorin e 2017 i Autoritetit Bankar Europian (që është tashmë selia e Autoritetit Europian për Instrumentat Financiarë, ESMA), i ka qenë një konfirmim i mëtejshëm. Ekziston edhe hipoteza – anipse e dobët – e ngjitjes së Guvernatorit aktual të Bankës së Francës, François Villeroy de Galhau, në fronin e BQE-së pas Mario Draghi, pavarësisht se presidenca e saj ka qenë e zënë deri më 2011 me Trichet. Gjeopolitikës së burokracisë europiane dhe ndërkombëtare i bashkohet një hapje ndaj flukseve të kapitalit e nënkuptuar si lëndina e grandeurpër institucionet financiare franceze. Antoine Bernheim, «kumbari i kapitalizmit francez», ka mundur të rrisë bijtë e tij Arnault e Bolloré, duke ua mbështetur rritjen dimensionale dhe duke mbikëqyrur italianët. Primati europian i mbrojtjes franceze reziston. Në «dyert rrotulluese» midis publikes dhe privates ekziston një consensus transversal i establishment. Kritikëve të përzierjes midis Ena-s dhe botës së biznesit, vetë Michel Debré u përgjigjet me krenati se bëhet fjalë për një shenjë të suksesit të tij dhe të një «vlere për atdheun».

Nuk është ky vendi për të hartuar listën e delorsianëve. Emra dhe mbiemra vlejnë më pak se vizioni që shprehin. Mjafton të kujtosh personalitetin që ka xhiruar praktikisht të gjithë Deep State ekonomiko – financiar: Jean-Pierre Jouyet. Pasi ka studiuar në Ena me Francois Hollande, midis 1988 dhe 1991 është Shef Kabineti i Roger Fauroux në qeveritë Rocard. Në vitet ’90 është Zëvendësshef Kabineti i Delors në Komisioni Europian, për të zëvendësuar më pas në 1994 Pascal Lamy si Shef Kabineti. Jouyet bëhet më vonë Zëvendësshef Kabineti i Lionel Jospin Kryeministër, Drejtor i Thesarit, President i Barclays France, Shef i Inspektimit të Përgjithshëm të Financave, Sekretar Shteti për Çështjet Europiane, President i Autoritetit të Tregjeve Financiare, Drejtor i Përgjithshëm i Caisse des dépôts et consignations. Së fundi, nga 2012 ribashkohet me Hollande si Sekretar i Përgjithshëm i Elizeut. Në 2017 Macron e emëron ambassador në Mbretërinë e Bashkuar. Jouyet është shpirti i grupit Les Gracques (Grakët), një tërësi funksionarësh të lartë dhe drejtuesish biznesi liberalsocialistë që aktiviziohet duke filluar nga presidencialet e 2007 për të promovuar një konvergjencë midis socialistëve dhe centristëve. Me dështimin e projektit, Jouyet mbështet Sarkozy, që e emëron tek Çështjet Europiane. Shumë prej anëtarëve të lartë të Grakëve, përtej vetë Emmanuel Macron, kanë pasur një rrugëtim midis publikes dhe privates, franceze apo të vendeve të tjera europiane. Me perspektiva demografike më të mira se ato gjermane dhe italiane, delorsianët garantojnë fuqinë financiare të Francës, por nuk arrijnë që të ndërhyjnë as tek dobësia e të bërit biznes, as nuk kanë instrumentat për të përballuar çështjet e identitetit. Forca transversale e kësaj «qendre» të burokracisë ekonomiko – financiare franceze nuk mund ta shtrydhë sovranizmin, i cili kërkon gjithmonë një përfaqësim.

Referendumi i 2005 konfirmon ekzistencën e një bërthame sovraniste, edhe ajo transversal, që prodhon eksponentë të dorës së parë (mjafton të citohen Séguin e Chevènement). Dhe opozita ndaj mishërimeve të ndryshme të delorsizmit i mbijeton vetëshkatërrimit socialiste, nga e djathta e nga e majta, sa në rivendikimin e grandeurtë tradhëtuar, aq edhe në luftën ndaj «nënshtrimit» të shprehur tani nga Mélenchon. Delors nuk ka kandiduar kurrë për Presidencën e Republikës, pasi «pëlqen politikën, por jo sufrazhin universal». Delorsizmi realizohet në teknokracinë e pastër. Dhe është tejkaluar nga inspektori i Financave, Macron. Këtij të fundit, një Pompidou i ri, nuk i shërben një de Gaulle për t’u shkëputur nga banka e biznesit në të cilën ka vendosur pantoflën. Nga njëra anë është zgjedhur nga sistemi i Grakëve, nga ana tjetër demonstron nuhatjen e tij për t’u kapur pas personaliteteve të ndryshme, gjithmonë shumë më të mëdhenj në moshë se ai. Në filozofi, me Paul Ricoeur; në politikë, me Michel Rocard; në biznes, me Henry Hermand, sipërmarrës i shpërndarjes së madhe dhee dëshmitar i martesës midis Macron dhe Brigitte Trogneux. Rocard dhe Hermand ndërrojnë jetë të dy në 2016, brenda pak muajsh. Në këto takime është shenja dalluese e Macron. Marshimi i tij nuk lind nga shkatërrimi i së kaluarës, por nga dëshira për të miëshruar shpresat e kujt i ka paraprirë. Në intimitetin e tij me kë ka 40, 50 vite më shumë se ai mbështet inteligjencën e shtetit, makinën ndërbrezore par excellance. Përmbledhtazi, makronia është teknokracia delorsiane – Partia e Grakëve dhe e Bercy – që fiton një sfidë politike, pasi ka eksperimentuar sektorin privat.

Vetë rrugëtimi i Macron është simptomë e rënies së epokës të pantoufage. Nëse në dekadën 1978 – 1988 mosha mesatare e pantoufagee Inspektimit të Përgjithshëm të Financave është 44 vjeç, me 23% më pak të 35 vjeçarëve dhe 15 vite vjetërsi mesatare në trup, në dekadën 1998 – 2008 mosha mesatare zbret në 38 vjeç, 45% e burokratëve në largim nga shteti janë më pak se 35 vjeç, me një vjetërsi mesatarev prej 6 vitesh. Këto rrugëtime gjithnjë e më të parakohshme përcaktojnë një «aleancë të drejtpërdrejtë midis personelit politik dhe bizneseve të mëdha private», përveçse me entitete të tjera hibride. Të kihen parasysh këtu dyert e rrotullueshme me Caisse des dépôts et consignations(Cdc), që ka parë t’i rritet pushteti me krizën financiare dhe nuk e ka mohuar kurrë «patriotizmin ekonomik». Në këtë mënyrë, në Francë publikja dhe privatja kanë të njëjtën vlerë në peshore dhe të zezë në parabolën e maces së Ten Hsiao Pinit. Në mënyrë konstante, Franca kërkon një reformë të madhe të funksionit publik. Ngjitja e Macron ndërthuret me Komisioni Attali në 2007 dhe 10 vite më pas, në Macron, Kryeministri Philippe lançon programin Action Publique 2022. Përshtypja është se diskutimet lidhur me reformat janë të ndryshëm. Shumë më i rëndësishëm është kalimi anësor i kryer nga burokrati Macron respektivisht dogmës delorsiane: rikuperimit të sovranitetit.

Në retorikën eurokratike çdo diskutim lidhur me sovranitetin është i dyshimtë, i katandisur në «sovranitetin e pranuar» në Bruksel, hapësira ku, në terma teknikë, vendet që kanë peshë ndajnë midis tyre sovranitetin e të tjerëve. Macron e kupton naivitetin e leksikut europian lidhur me sovranitetin. Në diskutimin e 10 janarit 2017 në Berlin, të mbajtur në anglisht, e thotë me qartësi: «Gabimi i madh i dekadës së fundit ka qenë braktisja e fjalës sovranitet. Sovraniteti është mënyra e mbrojtjes së injerëzve dhe interesave tua, është mënyra e promovimit të këtyre interesave në pjesën tjetër të botës. Gabimi ynë themelor ka qenë lënia e kësaj fjalë atyre që promovojnë një qasje nacionaliste». Objektivi i një «sovraniteti europian» duhet të kalojë nga rregullat e mbrojtjes. Jo vetëm në terma socialë, por edhe në një optikë gjeopolitike: «Të mbrohesh», edhe në Europë, është gjithmonë një gjest i drejtuar dikujt. Mbrohesh nga fuqitë e huaja, si në rastin e masave që synojnë kufizimin e investimeve teknologjike kineze ose për të goditur gjigandët dixhitalë e Shteteve të Bashkuara, por mbrohesh edhe nga vendet e tjera europiane.

Me gjeopolitikën e mbrojtjes, Macron dallohet nga delorismi dhe e çon në «një ide të caktuar të Francës», në të cilën nuk ka mbrojtje pa shtet. Lakmuesi i kësaj qasjeje është italian: afera Fincantieri – Stx gjatë sfidës televizive me Marine Le Pen. Përpara pyetjeve lidhur me Fincantieri, të dy flasin gjuhën e interesave franceze. Marine Le Pen bëhet konfuze, ndërsa Macron tregon zotërim të përkryer të instrumentave më të cilat Franca mund të ndërhyjë për ta bërë kontratën em italianët më të ashpër respektivisht marrëveshjes së nënshkruar nga Francois Hollande. Nuk është vetëm kompetenca detare e Alexis Kohler, Sekretarit të Përgjithshëm të tij në Elize. Është aftësia për ta kthyer në mënyrë plastike strukturën e «shtetit strategjik» francez dhe të instrumentave të tij. Në kthesën historike ku lëviz Macron, profili i delorsianëve të rinj u korrespondon dy sfidave kryesore. E para është të zgjerohet burokracia, duke dalë nga horizonti i vjetër ekonomik e financiar. Partia e Bercy nuk mjafton. Duhet integruar nga kompetenca mbi teknologjinë dhe mbi mbrojtjen. Në një fuqi bërthamore, ushtarakët nuk do të zëvendësohen kurrë nga bankierët. Macron do të duhet të menaxhojë me maturi frontin e sigurisë dhe nuk nuk është e thënë që do t’ia dalë. Konfliktet midis aparatit ushtarak dhe makronisë mund ta dobësojnë pozicionin francez. Paqartësia e dytë vjen nga burokracia gjermane. Në kontraktimin europian të aparateve, Gjermania ka një influencë gjithnjë e më të spikatur, që i korrespondon aftësisë saj për të krijuar koalicione të gjera, art ku Macron nuk shkëlqen, as në ambicien e tij të grandeurpër zgjedhjet europiane e 2019. Franca do të duhet të tregohet në gjendje të frenojë influencën administrative gjermane. Dhe rregullat financiare ka mundësi që do të jenë terren përplasjeje në një krizë të re.

Nuk ekziston Franca pa këtë «ide të caktuar të shtetit», të cilit aparati i tij i përcakton ritmin. Siç e kemi treguar, ky vizion strategjik përshtatet. Evolucionit të kapitalizmit francez i korrespondon një sistem më i guximshëm pantoufage, i nevojshëm për pushtetin e brendshëm financiar. Në këtëë, lumi i Debré dhe përroi i Delors bashkohen. Macron është një produkt i kësaj forme hibride të shtetit francez. Një formë që mbetet e brishtë. Parimet e Bercy që qeverisin Francën nuk dinë të përballojnë tensionet sociale. Nuk kanë përgjigje reale mbi çështjet e indeitetit. Decentralizimet e ndryshme nuk funksionojnë. Ndërkohë, elementë të caktuar të kapitalizmit francez lëvizin pa pengesë, si financier Vincent Bolloré, që është mësuar të njohë besnikërinë e pakushtëzuar të bankierit Ennio Doris ndaj Silvio Berlusconi dhe tani është i zënë me breshëritë e artilerisë amerikane.

Në anatominë e pushtetit francez, marrëveshjeve nën tryezë dhe rrugëtimeve të padukshme u shoqërohet megjithatë një debat ideshë i hapur, i pasur dhe nganjëherë barok. Në Francë nuk hiqet kurrë. Funksionarët publikë botojnë kujtimet dhe përshtypjet e tyre. Gazetarët kryejnë investigime, që pavarësisht se me tepri sensacionalistike, janë udhëtime nëpër institucione në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ekonomistët e makronisë e kritikojnë presidentin – Jupiter të tyre lidhur me emigracionin. Shija e pushtetit e tejkalon ngurrimin e tij, në dinastitë e vjetra e të reja. Në librin mbi pushtetin politik të shkruar me djalin Jean-Louis, Michel Debré është i lumtur që formulon pyetjen dhe jep përgjigjen: «Kush komandon në Francë? Funksionarët e lartë». Deep State francez, në triumfet dhe në humbjet e tij, e ilustron kështu thënien e Hugo von Hofmannsthal: «Thellësia duhet fshehur. Ku? Në sipërfaqe».

*Alessandro Aresu është këshilltar shkencor i revistës “Limes”. Titulli është i Ditës. Përkthimi, nga bota.al

May 1, 2018 08:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*